Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Ligji i Faljes, Tatimpaguesit e përjashtuar mund të kërkojnë rishikim të vendimit

18:58 - Qershor 24, 2026

Wizz Air Expands Mediterranean connectivity with Two New Destinations: Palma de Mallorca and Alghero

16:46 - Qershor 24, 2026

Aeroporti i Rinasit rritet me 26% në maj, mbi 4.5 milionë pasagjerë në pesë muaj

16:40 - Qershor 24, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Aeroporti i Rinasit rritet me 26% në maj, mbi 4.5 milionë pasagjerë në pesë muaj

16:40 - Qershor 24, 2026 Aktualitet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës po vijon ritmet rekord të rritjes, duke konfirmuar pozicionin e tij si një nga aeroportet me zgjerimin më të shpejtë në Europë. Vetëm gjatë muajit maj 2026, përmes aeroportit të Rinasit udhëtuan 1.26 milionë pasagjerë, ose 26% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa numri i fluturimeve u rrit me 19%, duke arritur në 7,352 lëvizje ajrore.

Sipas të dhënave të publikuara nga TIA, në pesë muajt e parë të vitit janë transportuar gjithsej 4.55 milionë pasagjerë, një rritje prej 14% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2025. Ndërkohë, lëvizjet e avionëve kanë arritur në 26,752, ose 8% më shumë se një vit më parë, duke reflektuar zgjerimin e vazhdueshëm të ofertës së linjave ajrore dhe rritjen e kërkesës për udhëtime drejt dhe nga Shqipëria.

Londra mbetet destinacioni më i kërkuar nga pasagjerët që udhëtojnë nga Tirana. Gjatë muajit maj, mbi 118 mijë udhëtarë fluturuan drejt ose nga kryeqyteti britanik, duke shënuar një rritje prej 39% krahasuar me një vit më parë. Pas saj renditen Bergamo me rreth 61.6 mijë pasagjerë, Roma me 52.6 mijë, Brukseli me 49.2 mijë dhe Milano me 48.3 mijë pasagjerë.

Në listën e destinacioneve me rritjen më të fortë bien në sy Milano me 71%, Napoli me 279%, Torino me 159%, Stokholmi me 129%, Praga me 105% dhe Bukureshti me 96%, duke treguar se rrjeti i lidhjeve ajrore të Shqipërisë po zgjerohet jo vetëm në numër, por edhe në intensitetin e trafikut.

Muaji maj shënoi gjithashtu një tjetër rekord për aeroportin, i cili operoi me 104 destinacione direkte në 29 vende të botës, të shërbyera nga 26 kompani ajrore. Kjo është shifra më e lartë e regjistruar ndonjëherë për aeroportin e Tiranës dhe një tregues i qartë i transformimit të Shqipërisë në një nyje rajonale të transportit ajror.

Zhvillimet nuk ndalen vetëm te Europa. Pak ditë më parë u inaugurua edhe fluturimi i parë transoqeanik direkt mes Tiranës dhe Torontos, një moment historik për aviacionin shqiptar. Linja e re krijon lidhjen e parë direkte ajrore mes Shqipërisë dhe Amerikës së Veriut, duke lehtësuar lëvizjen e diasporës shqiptare në Kanada dhe duke hapur perspektiva të reja për turizmin dhe biznesin.

Paralelisht me zgjerimin e rrjetit të fluturimeve, vijojnë edhe investimet në infrastrukturën aeroportuale. Grupi Kastrati, që menaxhon aeroportin nga viti 2020, ka ndërmarrë gjatë viteve të fundit një program të gjerë investimesh për zgjerimin e terminaleve, përmirësimin e kapaciteteve operacionale dhe rritjen e standardeve të shërbimit. Këto investime po rezultojnë vendimtare për të përballuar fluksin gjithnjë e më të madh të pasagjerëve, i cili po e çon aeroportin drejt një tjetër viti rekord.

Me mbi 4.5 milionë pasagjerë në vetëm pesë muaj dhe me një rrjet që tashmë shtrihet në 104 destinacione, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës po konsolidohet si porta kryesore hyrëse e Ballkanit Perëndimor dhe një nga historitë më të suksesshme të zhvillimit të transportit ajror në rajon. /ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
aeroporti nderkombetar i Tiranes maj pasagjere rinas
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Ligji i Faljes, Tatimpaguesit e përjashtuar mund të kërkojnë rishikim të vendimit

18:58 - Qershor 24, 2026

Wizz Air nis fluturimet direkte nga Tirana me Majorkën dhe Sardenjën

16:35 - Qershor 24, 2026

Gjobat në peshkim, deri në 5 milionë lekë për anijet e huaja dhe 3 milionë lekë për dëmtimin e ekosistemeve ujore

15:33 - Qershor 24, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Ligji i Faljes, Tatimpaguesit e përjashtuar mund të kërkojnë rishikim të vendimit

gazetar_218:58 - Qershor 24, 20260

Tatimpaguesit që kanë marrë njoftim nga Administrata Tatimore se nuk plotësojnë kushtet për të përfituar…

Aeroporti i Rinasit rritet me 26% në maj, mbi 4.5 milionë pasagjerë në pesë muaj

16:40 - Qershor 24, 2026

Wizz Air nis fluturimet direkte nga Tirana me Majorkën dhe Sardenjën

16:35 - Qershor 24, 2026

Gjobat në peshkim, deri në 5 milionë lekë për anijet e huaja dhe 3 milionë lekë për dëmtimin e ekosistemeve ujore

15:33 - Qershor 24, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

18:58 - Qershor 24, 2026

Ligji i Faljes, Tatimpaguesit e përjashtuar mund të kërkojnë rishikim të vendimit

16:40 - Qershor 24, 2026

Aeroporti i Rinasit rritet me 26% në maj, mbi 4.5 milionë pasagjerë në pesë muaj

16:35 - Qershor 24, 2026

Wizz Air nis fluturimet direkte nga Tirana me Majorkën dhe Sardenjën

Ligji i Faljes, Tatimpaguesit e përjashtuar mund të kërkojnë rishikim të vendimit

18:58 - Qershor 24, 2026

Wizz Air Expands Mediterranean connectivity with Two New Destinations: Palma de Mallorca and Alghero

16:46 - Qershor 24, 2026

Aeroporti i Rinasit rritet me 26% në maj, mbi 4.5 milionë pasagjerë në pesë muaj

16:40 - Qershor 24, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter