Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Nafta shtrenjtohet sërish, Bordi i Transparencës rrit çmimin me 4 lekë për litër

13:31 - Qershor 4, 2026

Mbrojtja e të dhënave personale në epokën e Inteligjencës Artificiale, Komisioneri organizon tryezë diskutimi me sektorin financiar

13:28 - Qershor 4, 2026

“Si Viaggia”: Shqipëria, destinacioni që bashkon detin dhe malin

13:00 - Qershor 4, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Agronomi drejt profesionit të rregulluar, çfarë ndryshon për fermerët, sigurinë ushqimore dhe tregun bujqësor

11:23 - Qershor 4, 2026 Ekonomi
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Pas mjekëve, farmacistëve, veterinerëve dhe profesionistëve të tjerë që ushtrojnë veprimtari me ndikim publik, qeveria synon të përfshijë edhe agronomët në listën e profesioneve të rregulluara në Shqipëri.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka nxjerrë për konsultim publik projektligjin që parashikon shtimin e profesionit të agronomit në ligjin “Për profesionet e rregulluara në Republikën e Shqipërisë”, duke hapur rrugën për licencimin, regjistrimin dhe mbikëqyrjen e ushtrimit të këtij profesioni.

Ndonëse ndryshimi ligjor përbëhet vetëm nga një shtesë në nenin që liston profesionet e rregulluara, efektet e tij mund të jenë të rëndësishme për sektorin bujqësor, i cili deri më sot ka funksionuar pa një kuadër të posaçëm për kontrollin dhe standardizimin e profesionit të agronomit.

Risia kryesore është se agronomi nuk do të konsiderohet më thjesht një profesion i lirë, por një profesion i rregulluar me detyrime ligjore, standarde profesionale dhe mekanizma mbikëqyrjeje.

Sipas relacionit shoqërues, ndryshimi krijon bazën ligjore për ngritjen e një strukture profesionale të specializuar, të quajtur “Urdhri i Agronomit”, e cila do të jetë përgjegjëse për regjistrimin, organizimin, kontrollin dhe vendosjen e standardeve të profesionit.

Në praktikë kjo do të thotë se agronomët mund të jenë subjekt i procedurave të licencimit, regjistrimit profesional, respektimit të kodeve etike dhe masave disiplinore, njësoj si profesionet e tjera të rregulluara.

Argumenti kryesor i Ministrisë së Bujqësisë është mungesa e një legjislacioni të posaçëm që rregullon ushtrimin e profesionit të agronomit në Shqipëri. Sipas dokumentit të konsultimit, kjo ka krijuar boshllëqe në garantimin e cilësisë së shërbimeve profesionale dhe në mbrojtjen e interesit publik në sektorin bujqësor.

Rëndësia e këtij profesioni është rritur ndjeshëm vitet e fundit për shkak të përdorimit të produkteve për mbrojtjen e bimëve, plehrave kimike, certifikimit të prodhimit, standardeve të eksportit dhe kërkesave të sigurisë ushqimore.

Aktualisht, këshillimi agronomik jepet nga specialistë me nivele të ndryshme kualifikimi dhe pa një mekanizëm të centralizuar kontrolli. Përfshirja në listën e profesioneve të rregulluara synon të vendosë standarde minimale për ushtrimin e profesionit dhe të rrisë përgjegjësinë profesionale.
Efektet për fermerët

Për fermerët, ndryshimi mund të sjellë më shumë garanci për cilësinë e këshillimit teknik që marrin.
Nëse sot një fermer merr një rekomandim për përdorimin e pesticideve, plehrave apo trajtimeve të kulturave bujqësore, shpesh është e vështirë të përcaktohet niveli i përgjegjësisë profesionale të personit që e jep atë këshillë.

Me rregullimin e profesionit, agronomët do të kenë detyrime më të qarta profesionale dhe etike, ndërsa fermerët do të kenë më shumë siguri mbi kualifikimin e ekspertëve me të cilët bashkëpunojnë.

Një nga efektet më të rëndësishme pritet të lidhet me sigurinë ushqimore.

Në një kohë kur Shqipëria po synon të rrisë eksportet bujqësore dhe të përafrohet me standardet europiane, kontrolli mbi profesionistët që këshillojnë fermerët merr rëndësi të veçantë.

Një sistem i rregulluar profesional mund të ndihmojë në përmirësimin e gjurmueshmërisë së proceseve të prodhimit, përdorimin korrekt të inputeve bujqësore dhe respektimin e standardeve që kërkohen nga tregjet e Bashkimit Europian.

Megjithëse projektligji krijon bazën ligjore, sfida e vërtetë do të jetë zbatimi i tij.

Ngritja e Urdhrit të Agronomit, përcaktimi i kritereve të licencimit, regjistrimi i profesionistëve dhe ndërtimi i sistemit të kontrollit do të kërkojnë akte të tjera nënligjore dhe një proces të gjatë institucional.

Megjithatë, për herë të parë Shqipëria po hedh hapin drejt njohjes së agronomit si një profesion me përgjegjësi të drejtpërdrejtë ndaj prodhimit bujqësor, sigurisë ushqimore dhe zhvillimit të qëndrueshëm të sektorit.

Nëse deri më sot agronomi ka qenë një profesion i rëndësishëm, por pa status të veçantë ligjor, projektligji i ri synon ta kthejë atë në një profesion të certifikuar, të monitoruar dhe me përgjegjësi të qarta përballë fermerëve dhe konsumatorëve. /ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
Agronomi fermerët profesionit rregullt
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Nafta shtrenjtohet sërish, Bordi i Transparencës rrit çmimin me 4 lekë për litër

13:31 - Qershor 4, 2026

Mbrojtja e të dhënave personale në epokën e Inteligjencës Artificiale, Komisioneri organizon tryezë diskutimi me sektorin financiar

13:28 - Qershor 4, 2026

Punimet për hekurudhën Tiranë-Durrës-Rinas, kufizime dhe bllokime të trafikut pranë Kthesës së Kamzës

12:35 - Qershor 4, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Nafta shtrenjtohet sërish, Bordi i Transparencës rrit çmimin me 4 lekë për litër

gazetar_113:31 - Qershor 4, 20260

Bordi i Transparencës ka vendosur këtë të enjte një tjetër rritje të çmimit të karburanteve…

Mbrojtja e të dhënave personale në epokën e Inteligjencës Artificiale, Komisioneri organizon tryezë diskutimi me sektorin financiar

13:28 - Qershor 4, 2026

Punimet për hekurudhën Tiranë-Durrës-Rinas, kufizime dhe bllokime të trafikut pranë Kthesës së Kamzës

12:35 - Qershor 4, 2026

Tatimet: Deri më 5 qershor afati i aplikimeve për marrëveshjen e Paqes Fiskale

12:06 - Qershor 4, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

13:31 - Qershor 4, 2026

Nafta shtrenjtohet sërish, Bordi i Transparencës rrit çmimin me 4 lekë për litër

13:28 - Qershor 4, 2026

Mbrojtja e të dhënave personale në epokën e Inteligjencës Artificiale, Komisioneri organizon tryezë diskutimi me sektorin financiar

12:35 - Qershor 4, 2026

Punimet për hekurudhën Tiranë-Durrës-Rinas, kufizime dhe bllokime të trafikut pranë Kthesës së Kamzës

Nafta shtrenjtohet sërish, Bordi i Transparencës rrit çmimin me 4 lekë për litër

13:31 - Qershor 4, 2026

Mbrojtja e të dhënave personale në epokën e Inteligjencës Artificiale, Komisioneri organizon tryezë diskutimi me sektorin financiar

13:28 - Qershor 4, 2026

“Si Viaggia”: Shqipëria, destinacioni që bashkon detin dhe malin

13:00 - Qershor 4, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter