Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Shoqata Shqiptare e Bankave hap garën për Sekretar të Përgjithshëm, përfundon mandati i Spiro Brumbullit

14:54 - Korrik 23, 2026

Gjykata e Tiranës nis “pushimet e verës”, pezullon shortin që nga 24 korriku

13:40 - Korrik 23, 2026

QKB, rriten me 7.5% bizneset e reja në 6-mujorin e parë, shtohen sipërmarrjet me kapital të huaj

13:39 - Korrik 23, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Startup-et shqiptare drejt Europës: diaspora si partner strategjik për inovacionin “Albania future now”

10:59 - Maj 19, 2026 Të tjera
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Një delegacion shqiptar, nisi dje serinë e takimeve “Albanian Startups Diaspora Roadshow” – Aty ku kapitali takon inovacionin”, që do të zhvillohet në Zvicër dhe Gjermani, në datat 18- 22 Maj.

Startup-et shqiptare, nën ombrellën “Albania Future Now”, kanë dëshmuar në arena të rëndësishme globale, sukseset e para jo vetëm individuale të tyre por edhe të asaj që tashmë njihet si një ekosistem i tërë, që po e përfshin Shqipërinë, gjithnjë e më qartë, në hartën rajonale të inovacionit. Ky progres po vjen edhe falë ndërlidhjes së domosdoshme mes kapitalit njerëzor, me vizion e ide të guximshme dhe sistemeve, institucioneve, organizatave e programeve mbështetëse e promovuese për këtë kapital, si brenda ashtu dhe jashtë vendit.

Ky është dhe qëllimi i këtyre takimeve: promovimi i ekosistemit shqiptar të inovacionit dhe instrumenteve mbështetëse ndaj tij, në dy nga tregjet më potenciale të Europës, si Zvicra dhe Gjermania; sjelljen së bashku të startup-eve shqiptare me kapitalin e fuqizuar, përvojën dhe rrjetin e diasporës shqiptare në këto vende, të gatshëm për të ndikuar në zhvillimin e mëtejshëm të ekosistemit shqiptar; krijimin e lidhjeve direkte mes startup-eve dhe investitorëve të huaj; zhvillimin e dialogut të hapur për investime dhe partneritete të reja, si edhe krijimin e mundësive të reja të aksesit, mentorimit, operimit të startup-eve shqiptare në tregje ndërkombëtare si dhe forcimin e rolit të diasporës në zhvillimin e ekonomisë së inovacionit në Shqipëri.

Në këtë tur takimesh e prezantimesh, do të marrin pjesë 4 startup-e nga Shqipëria, “Qelq”, “Qherence”, “GreenLab” dhe “MedicALwallet”; ekspertë të ekosistemit si dhe përfaqësues të strukturave mbështetëse.

Startup-et pjesëmarrëse do të prezantojnë produktet dhe idetë e tyre, progresin dhe nevojat për investim e partneritete, ndërsa investitorët dhe profesionistët e diasporës do të kenë mundësi të angazhohen përmes diskutimeve, pyetjeve dhe identifikimit të mundësive konkrete për bashkëpunime, investime, mentorime e partneritete stragjike, në tregjet ku ata operojnë.

Në një kohë kur Shqipëria po dëshmonr një potencial të jashtëzakonshëm inovativ, që po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e investitorëve dhe partnerëve ndërkombëtarë ky roadshow reflekton një momentum pozitiv të zhvillimit të ekosistemit shqiptar të startup-eve dhe inovacionit, si edhe rëndësinë gjithnjë e më të madhe të diasporës në mbështetjen e sipërmarrjes dhe zhvillimit ekonomik të startup-eve, në Shqipëri.

Ekofin Media
Ekofin Media
diaspora evropë shqiptarë start-up
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

16:12 - Korrik 21, 2026

“Baks Bay”, projekti që synon të transformojë veriun e Shqipërisë në një destinacion të ri turistik ndërkombëtar

10:35 - Korrik 21, 2026

Karburantet shtrenjtohen sërish në Evropë, a do të preket edhe Shqipëria?

13:40 - Korrik 17, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Shoqata Shqiptare e Bankave hap garën për Sekretar të Përgjithshëm, përfundon mandati i Spiro Brumbullit

gazetar_114:54 - Korrik 23, 20260

Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB) ka hapur zyrtarisht procedurat për përzgjedhjen e Sekretarit të ri…

Gjykata e Tiranës nis “pushimet e verës”, pezullon shortin që nga 24 korriku

13:40 - Korrik 23, 2026

QKB, rriten me 7.5% bizneset e reja në 6-mujorin e parë, shtohen sipërmarrjet me kapital të huaj

13:39 - Korrik 23, 2026

Nafta 206 lekë/litri, kompanitë e transportit presin rimbursimin e parë dhe kërkojnë sërish

12:51 - Korrik 23, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

14:54 - Korrik 23, 2026

Shoqata Shqiptare e Bankave hap garën për Sekretar të Përgjithshëm, përfundon mandati i Spiro Brumbullit

13:40 - Korrik 23, 2026

Gjykata e Tiranës nis “pushimet e verës”, pezullon shortin që nga 24 korriku

13:39 - Korrik 23, 2026

QKB, rriten me 7.5% bizneset e reja në 6-mujorin e parë, shtohen sipërmarrjet me kapital të huaj

Shoqata Shqiptare e Bankave hap garën për Sekretar të Përgjithshëm, përfundon mandati i Spiro Brumbullit

14:54 - Korrik 23, 2026

Gjykata e Tiranës nis “pushimet e verës”, pezullon shortin që nga 24 korriku

13:40 - Korrik 23, 2026

QKB, rriten me 7.5% bizneset e reja në 6-mujorin e parë, shtohen sipërmarrjet me kapital të huaj

13:39 - Korrik 23, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter