Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Rama: Forcimi i Lekut, sukses i ekonomisë shqiptare

09:11 - Korrik 18, 2026

Kushte skandaloze në transportin publik në Tiranë

08:59 - Korrik 18, 2026

“Travel off Path”: Shqipëria drejt BE-së: Çfarë pritet të ndryshojë për turizmin dhe vizitorët e huaj

08:31 - Korrik 18, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Ekskluzive/ 5 emrat që pritet të votohen nga Kuvendi për anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë

12:01 - Shkurt 16, 2026 Kryesore
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Ekofin.al mëson tre emrat nga kandidatët e vetëofruar që do t’i përcillen seancën plenare, me shumë mundësi asaj të datës 19 shkurt, për t’u votuar si anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Ata janë, ish-kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, akademiku dhe profesori Selami Xhepa, si edhe pedagogia e Fakultetit Ekonomik, Matilda Shehu. Gjithashtu, së bashku me këta emrat seancës plenare për votim do t’i përcillen edhe dy propozimet e Këshillit të Ministrave, ish-Ministri i Financave, Ervin Mete dhe bankierja Jonida Prifti. Ndërkohë ende nuk dihet se cili do të jetë propozimi i tretë nga Këshilli i Ministrave.

Kush janë emrat që propozohen për t’u votuar si anëtarë

Matilda Shehu ka një karrierë mbi 20-vjeçare në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës dhe universitete të tjera private, si lektore dhe kërkuese. Gjithashtu, kandidatja ka ushtruar edhe detyrën e anëtares së Bordit Drejtues të Posta Shqiptare sh.a. dhe anëtares së Komitetit të Provimeve Profesionale të Kontabilitetit dhe Auditimit në Bordin e Mbikëqyrjes Publike.

Holta Zaçaj ka një përvojë të gjerë profesionale prej më shumë se 25 vitesh, të ndërtuar mbi angazhimin e saj si juriste, avokate dhe eksperte e të drejtave të njeriut. Ajo e ka nisur karrierën në vitet 1999–2001 në Qendrën “Paqe nëpërmjet Drejtësisë”, në projektin për dokumentimin e krimeve të luftës në Kosovë. Më pas ka vijuar si avokate, ku ka kontribuar në programe të ndihmës ligjore falas për të miturit, qytetarët dhe refugjatët. Krahas angazhimit në shoqërinë civile, ajo ka ushtruar profesionin e avokates në “Delegibus”, ndërsa nga viti 2018 ka praktikuar avokatinë edhe në Massachusetts, SHBA, pranë zyrave “Ligris and Associates” dhe “Zaçaj Law”.

Në periudhën 2009–2013 ka qenë lektore në Shkollën e Magistraturës në fushën e së drejtës familjare dhe të drejtave të fëmijëve, si edhe pedagoge e së drejtës bankare dhe financiare në universitete private (2009–2014). Kontributet e saj si eksperte ligjore shtrihen në projekte të UNICEF-it në Shqipëri, Kosovë dhe Gjeorgji, si dhe të Këshillit të Evropës, Bankës Botërore dhe FMN-së. Gjatë viteve 2013–2018 ka punuar si Drejtore e Departamentit të Shërbimeve Ligjore të Alpha Bank. Nga janari i vitit 2023 deri në nëntor të vitit 2025 ka ushtruar detyrën e anëtares dhe Kryetares së Gjykatës Kushtetuese.

Selami Xhepa ka punuar si akademik për më shumë se dy dekada në fusha të tilla si financat publike, politika monetare dhe bankingu qendror, ekonomia e integrimit evropian etj. Ai ka punuar si ekonomist i lartë në Bankën e Shqipërisë (1998–2002) në Departamentin e Kërkimit dhe më pas si menaxher kërkimi në Qendrën Shqiptare për Tregtinë Ndërkombëtare (2002–2005). Kandidati ka mbajtur gjithashtu disa detyra në institucione shtetërore: si Drejtor Ekzekutiv i Agjencisë së Promovimit të Investimeve të Huaja, Këshilltar i Kryeministrit për Çështjet Ekonomike, Deputet i Kuvendit të Shqipërisë etj. Ai është autor dhe bashkautor librash dhe është kontribuues në media për çështje të reformave dhe politikave ekonomike.

Ervin Mete, i shkëputur nga politika në vitin 2024, është vlerësuar pozitivisht nga institucionet ndërkombëtare. Gjatë periudhës kur drejtoi Ministrinë e Financave, vendi shënoi ulje të borxhit publik, forcim të disiplinës fiskale dhe ruajtje të stabilitetit makroekonomik, në një kohë kur ekonomitë europiane përballeshin me presione të forta inflacioniste dhe fiskale. Në të njëjtën periudhë, Shqipëria doli nga lista gri për pastrimin e parave, ndërsa u ndërmorën hapa konkretë për mbylljen e disa kontratave koncesionare, në funksion të uljes së rreziqeve fiskale dhe rritjes së transparencës në financat publike.

Më herët, Mete ka drejtuar Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare, institucion përgjegjës për mbikëqyrjen e tregjeve financiare jobankare. Në këtë rol, ai ka pasur përgjegjësi edhe për zhvillimin dhe mbikëqyrjen e tregjeve të kapitalit, ku bankat janë aktorë kyç. Gjatë drejtimit të tij, u shënuan një sërë zhvillimesh pozitive në përafrimin e legjislacionit me standardet e Bashkimit Europian, veçanërisht në fushën e fondeve të investimit, tregjet e kapitalit dhe fondet e pensioneve private, duke modernizuar më tej këto tregje.

Përvoja e tij institucionale përfshin gjithashtu bashkëpunimin e vazhdueshëm me Bankën e Shqipërisë, si në aspektin e koordinimit të politikave fiskale dhe monetare, ashtu edhe në ndërtimin e kuadrit rregullator për tregjet financiare.

Jonida Prifti është bankiere dhe rregullatore financiare me mbi 20 vite përvojë të konsoliduar në bankë qendrore dhe në financë zhvillimore ndërkombëtare. Që prej vitit 2016, është pjesë e Bankës së Zhvillimit të Këshillit të Europës (CEB) në Paris. Aktualisht shërben si Përfaqësuese për Shqipërinë, Lituaninë dhe Gjeorgjinë. Më herët, si Menaxhere e Rrezikut të Kredive.

Nga viti 2005 deri në vitin 2016, ajo ka qenë pjesë e Bankës së Shqipërisë, ku ka mbajtur pozicione kyçe në Mbikëqyrjen Bankare. Jonida Prifti është e diplomuar me Bachelor në Biznes Ndërkombëtar dhe mban një MBA në Menaxhim Biznesi nga Wright State University (SHBA). /ekofin.al

Artikull i Ekofin.al
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ekofin.al”, shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Ekofin Media
Ekofin Media
ervin mete holta zaçaj jonida prifti kandidatët Këshillin mbikëqyrës të bsh Matilda Shehu selami xhepa
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Kushte skandaloze në transportin publik në Tiranë

08:59 - Korrik 18, 2026

“Travel off Path”: Shqipëria drejt BE-së: Çfarë pritet të ndryshojë për turizmin dhe vizitorët e huaj

08:31 - Korrik 18, 2026

Tatimet hyjnë në lojë për kripto-asetet, drafti i ri parashikon raportim dhe shkëmbim informacioni

16:16 - Korrik 17, 2026
View 1 Comment

1 Comment

  1. Pingback: Emrat që pritet të votohen nga Kuvendi për anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë – faxweb

Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Kushte skandaloze në transportin publik në Tiranë

gazetar_108:59 - Korrik 18, 20260

Pa kondicioner, me temperatura të larta dhe shpesh me dyer të hapura gjatë lëvizjes, ky…

“Travel off Path”: Shqipëria drejt BE-së: Çfarë pritet të ndryshojë për turizmin dhe vizitorët e huaj

08:31 - Korrik 18, 2026

Tatimet hyjnë në lojë për kripto-asetet, drafti i ri parashikon raportim dhe shkëmbim informacioni

16:16 - Korrik 17, 2026

Karburantet shtrenjtohen sërish në Evropë, a do të preket edhe Shqipëria?

13:40 - Korrik 17, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

08:59 - Korrik 18, 2026

Kushte skandaloze në transportin publik në Tiranë

08:31 - Korrik 18, 2026

“Travel off Path”: Shqipëria drejt BE-së: Çfarë pritet të ndryshojë për turizmin dhe vizitorët e huaj

16:16 - Korrik 17, 2026

Tatimet hyjnë në lojë për kripto-asetet, drafti i ri parashikon raportim dhe shkëmbim informacioni

Rama: Forcimi i Lekut, sukses i ekonomisë shqiptare

09:11 - Korrik 18, 2026

Kushte skandaloze në transportin publik në Tiranë

08:59 - Korrik 18, 2026

“Travel off Path”: Shqipëria drejt BE-së: Çfarë pritet të ndryshojë për turizmin dhe vizitorët e huaj

08:31 - Korrik 18, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter