Blerja e një shtëpie mbetet një nga vendimet financiare më të rëndësishme për familjet shqiptare. Në një mjedis ku normat e interesit dhe kushtet e tregut mund të ndryshojnë, siguria dhe parashikueshmëria janë kthyer në elementë kyç. Pikërisht në këtë kontekst, kreditë për banesa po orientohen gjithnjë e më shumë drejt produkteve me norma fikse. Kjo, pasi produkte të tilla u japin huamarrësve qetësi financiare dhe mundësi reale për planifikim afatgjatë.
Në këtë linjë, OTP Bank Albania ofron kredinë për shtëpi në monedhën LEK me normë fikse për 10 vitet e para, duke garantuar këste të pandryshueshme dhe stabilitet financiar në dekadën më të rëndësishme të shlyerjes së kredisë. Norma nominale e interesit prej 4.3% fikse për 10 vite, e bën këtë produkt një zgjidhje tërheqëse përata që kërkojnë siguri ndaj luhatjeve të tregut.
Kredia ofron financim deri në 30 milionë lekë, me një afat maksimal shlyerjeje deri në 20 vjet dhe me mundësi financimi deri në 85% të vlerës së pronës.
Me OTP Bank Albania, aplikimi për një kredi banese është menduar të jetë i thjeshtë, transparent dhe mbështetës për familjet. Procesi ndjek hapa të qartë dhe bazohet në dokumentacion standard, duke e bërë të lehtë për t’u kuptuar dhe të drejtëpërdrejtë për t’u plotësuar. Për t’u dhënë huamarrësve siguri, banka garanton që çdo kredi mbështetet si nga ana e garantimit të kredisë ashtu edhe në krijimin e lehtësirave praktike, si edhe garancitë mbi pronën dhe opsionet e sigurimit. Të gjithë këta elementë vijnë me të vetmin qëllim për të ofruar qetësi dhe stabilitet afatgjatë në mënyrë që familjet të përqendrohen tek planet e tyre për të ardhmen, duke përfituar nga një eksperiencë aplikimi e qetë dhe e besueshme.
Kredia për shtëpi shënoi rritje të fortë në vitin 2025 dhe viti 2026 pritet të jetë një vit edhe më dinamik në tregun imobiliar, për shkakt ë procesit të rivlerësimit.
Gjithashtu, sipas të dhënave nga sektori bankar rezulton se OTP Bank Albania e mbylli vitin 2025 në vend të dytë, për sa i përket kredisë për shtëpi, me 18% të tregut në këtë segment.
Për familjet që planifikojnë blerjen ose ndërtimin e një shtëpie dheqë duan të shmangin pasiguritë e luhatjeve të interesave, kredia për shtëpi në LEK me normë fikse për 10 vite nga OTP Bank Albania, shfaqet si një zgjidhje konkrete dhe e menduar për planifikim afatgjatë.

