Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Zbardhet vendimi, Konkurrenca mori kompetencat e AKEP, madje edhe “bëri gjykatësin” ndaj rregullatorit 

15:59 - Korrik 28, 2026

Fermerët marrin 5.9 milionë euro kompensim, 77% e aplikimeve nga Fieri dhe Berati

15:22 - Korrik 28, 2026

DIVA 2025, rreth 40 mijë individë kanë përfituar rimbursim deri tani

14:29 - Korrik 28, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Ibrahimaj: Do të aplikojmë instrumenta financiarë për zhvillimit ekonomik të bashkive

10:39 - Janar 18, 2026 Ekonomi
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj,  në takimin ku të pranishëm ishin Kryeministri Edi Rama, ministri i Pushtetit Vendor, Ervin Demo, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja dhe kryetarët e bashkive në vend, theksoi se bashkitë duhet ta shohin veten me “sy sipërmarrësi” duke rritur bashkëpunimin me institucionet e tjera dhe me biznesin.

Në fjalën e saj, Ibrahimaj tha se taksat dhe tarifat janë një element. Paketa e Maleve është një mundësi e jashtëzakonshme për të nxitur zhvillimin e investimeve në bashkitë që mbuloni. Një tjetër formë se si mund të krijohen të ardhurat janë sha.a-të. Kemi folur për sh.a-të e përbashkëta mes bashkive dhe sektorit privat. Kemi folur për mundësinë që disa prej jush të krijonit ndërmarrje për të menaxhuar tregjet apo pika grumbullimi”, tha ajo.

Ministrja Ibrahimaj shtoi se 10 bashki janë financuar nga AZHBR për të ngritur tregjet, që edhe kjo është një formë që gjeneron të ardhura duke i dhënë akses të gjithë prodhimit bujqësor apo blegtoral që ndodhet në sipërfaqet që bashkitë mbulojnë.

Sipas Ministres Ibrahimaj, një tjetër formë është një bashkëpunim trepalësh,Bashki-QTTB-biznes si mundesi për të rritur potencialin bujqësor.

Një aspekt thelbësor që Ministrja Ibrahimaj theksoi në fjalën e saj ishte dhe përfshirja e Bankës Shqiptare të Zhvillimit në plotësimin e  nevojave për financime.

“Ne po operacionalizojmë Bankën Kombëtare të Zhvillimit, e cila qëllimin kryesor ka pasur financimin e zhvillimit në pushtetin lokal, ku financimi është më i ulët. Duke pasur një plan të qartë në pesë bashki pilot, do të bëjmë që brenda këtij viti të financojmë këto projekte pilote”, tha Ibrahimaj.

Ibrahimaj theksoi se ka një instrument financues që është në dipozicion të biznesit, por edhe shoqërvie ku pjesëmarrës është edhe shteti, dhe kjo është Banka e Shqipërisë që sipas ministres së Ekonomisë dhe Inovacionit, ka vendosur në dispozicion një fond prej 250 milionë eurosh me qëllim financimin e biznesit me kosto të ulët.

“Qeveria ka venë në dispozicion një garanci sovrane e cila mbulon pjesën më të madhe të riskut që të mos vendoset një kolateral i madh. Duhet të përqendrohemi të gjenerimi i të ardhurave pasi jo çdo gjë varet nga Buxheti i Shtetit. E rëndësishme është që të gjejmë instrumenta se si këtë rritje ekonomike ta mbajmë me po të njëjtat ritme”, pohoi Ibrahimaj.

 

Ekofin Media
Ekofin Media
biznesi delina ibrahimaj Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore ndihma sipërmarrjet
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

DIVA 2025, rreth 40 mijë individë kanë përfituar rimbursim deri tani

14:29 - Korrik 28, 2026

50 milionë euro nga rivlerësimi i pasurive, Malaj: Vetëm në 6 muaj rezultati sa i vitit 2022

12:14 - Korrik 28, 2026

Njihuni me 106 startup-et fituese të Grant 26

10:12 - Korrik 28, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Zbardhet vendimi, Konkurrenca mori kompetencat e AKEP, madje edhe “bëri gjykatësin” ndaj rregullatorit 

gazetar_215:59 - Korrik 28, 20260

Publikimi i plotë i vendimit nr. 1307 të Komisionit të Konkurrencës, vetëm një ditë pas…

Fermerët marrin 5.9 milionë euro kompensim, 77% e aplikimeve nga Fieri dhe Berati

15:22 - Korrik 28, 2026

DIVA 2025, rreth 40 mijë individë kanë përfituar rimbursim deri tani

14:29 - Korrik 28, 2026

50 milionë euro nga rivlerësimi i pasurive, Malaj: Vetëm në 6 muaj rezultati sa i vitit 2022

12:14 - Korrik 28, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

15:59 - Korrik 28, 2026

Zbardhet vendimi, Konkurrenca mori kompetencat e AKEP, madje edhe “bëri gjykatësin” ndaj rregullatorit 

15:22 - Korrik 28, 2026

Fermerët marrin 5.9 milionë euro kompensim, 77% e aplikimeve nga Fieri dhe Berati

14:29 - Korrik 28, 2026

DIVA 2025, rreth 40 mijë individë kanë përfituar rimbursim deri tani

Zbardhet vendimi, Konkurrenca mori kompetencat e AKEP, madje edhe “bëri gjykatësin” ndaj rregullatorit 

15:59 - Korrik 28, 2026

Fermerët marrin 5.9 milionë euro kompensim, 77% e aplikimeve nga Fieri dhe Berati

15:22 - Korrik 28, 2026

DIVA 2025, rreth 40 mijë individë kanë përfituar rimbursim deri tani

14:29 - Korrik 28, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter