Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Ekonomia e eurozonës u tkurr me 0,2% në tremujorin e parë 2026, ndikuar nga rënia e Irlandës

23:31 - Qershor 5, 2026

Greqia bën gati ligjin, do taksojë të ardhurat nga kriptovalutat me 15%

18:24 - Qershor 5, 2026

Fondi BESA siguron 7 milionë euro financim nga BSTDB për kreditimin e bizneseve

15:38 - Qershor 5, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Të punësuarve me pagë bruto mbi 176 mijë lekë iu “ulet paga” deri me 950 lekë duke nisur nga janari

23:59 - Janar 1, 2026 Ekonomi
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Rritja e pagës minimale nga 40 mijë në 50 mijë lekë, e cila hyri në fuqi më 1 janar 2026, shoqërohet gjithashtu me një efekt të drejtpërdrejtë negativ për të gjithë të punësuarit me paga bruto mbi 176 mijë lekë në muaj. Ndryshe nga perceptimi i përgjithshëm se rritja e pagës minimale prek vetëm shtresat me të ardhura të ulëta, ndryshimi paralel i pagës maksimale për efekt kontributesh nga 176,416 lekë në 186,416 lekë do të përkthehet në një “ulje të pagës neto” për të gjithë ata që paguhen mbi këtë prag.

Konkretisht, nga janari 2026, çdo i punësuar me pagë bruto të paktën 186,416 lekë do të paguajë më shumë kontribute të sigurimeve shoqërore, pa përfituar asnjë rritje reale në pagën bruto. Aktualisht, për kufirin maksimal prej 176,416 lekësh, punonjësi paguan 9.5% sigurime shoqërore, ose rreth 16,760 lekë të mbajtura nga paga mujore. Me rritjen e tavanit të kontributeve, kjo shumë do të rritet në rreth 17,709 lekë në muaj, duke sjellë një kosto shtesë prej afro 950 lekësh çdo muaj për secilin të punësuar në këtë nivel dhe mbi të.

Në terma praktikë, kjo do të thotë se, edhe pse paga bruto mbetet e pandryshuar, paga neto do të ulet që nga janari, për shkak të kontributeve më të larta. Efekti është i njëjtë si për punonjësit ashtu edhe për punëdhënësit, të cilët do të paguajnë gjithashtu më shumë për pjesën e tyre të kontributeve, duke rritur koston totale të punës.

Sipas relacionit të projektbuxhetit dhe të dhënave të administratës tatimore, kjo politikë do të sjellë rreth 9 miliardë lekë të ardhura shtesë për arkën e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, ku 7.6 miliardë lekë pritet të vijnë nga sigurimet shoqërore dhe 1.4 miliardë lekë nga sigurimet shëndetësore. Për vitin 2026, të ardhurat totale nga kontributet janë programuar të arrijnë në 197 miliardë lekë, ose 11.4% më shumë se pritshmëritë për vitin 2025.

Megjithatë, për mijëra të punësuar me paga mbi 176 mijë lekë, ky ndryshim nuk përkthehet në përmirësim të të ardhurave, por në një ulje të drejtpërdrejtë të pagës neto. Në këtë këndvështrim, rritja e pagës minimale shndërrohet në një barrë shtesë fiskale për një segment të konsiderueshëm të forcës së punës, duke rritur koston e punës për bizneset dhe duke reduktuar të ardhurat mujore reale të punonjësve me paga mesatare dhe të larta, që nga muaji janar 2026. /ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
efektet kontribute paga të punësuar
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Salillari shpallet fitues për autostradën Milot–Balldren me gjatësi 17 km

15:34 - Qershor 5, 2026

Italianët e Lutech zgjerojnë praninë në Shqipëri, Ibrahimaj: Synojmë të kthehemi në qendër rajonale të inovacionit

15:31 - Qershor 5, 2026

Produktet e markave ndërkombëtare në Shqipëri kushtojnë 83% më shtrenjtë se në BE

14:47 - Qershor 5, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Salillari shpallet fitues për autostradën Milot–Balldren me gjatësi 17 km

gazetar_215:34 - Qershor 5, 20260

Është shpallur fituesi i garës për ndërtimin e aksit rrugor Milot–Balldren, duke çuar drejt fazës…

Produktet e markave ndërkombëtare në Shqipëri kushtojnë 83% më shtrenjtë se në BE

14:47 - Qershor 5, 2026

ACI Europe: TIA mes aeroporteve me performancën më të fortë në Europë në prill

13:10 - Qershor 5, 2026

Shtrëngohen filtrat për lejet mjedisore për industrinë, fund epokës së vetëdeklarimeve

13:09 - Qershor 5, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

15:34 - Qershor 5, 2026

Salillari shpallet fitues për autostradën Milot–Balldren me gjatësi 17 km

14:47 - Qershor 5, 2026

Produktet e markave ndërkombëtare në Shqipëri kushtojnë 83% më shtrenjtë se në BE

13:10 - Qershor 5, 2026

ACI Europe: TIA mes aeroporteve me performancën më të fortë në Europë në prill

Ekonomia e eurozonës u tkurr me 0,2% në tremujorin e parë 2026, ndikuar nga rënia e Irlandës

23:31 - Qershor 5, 2026

Greqia bën gati ligjin, do taksojë të ardhurat nga kriptovalutat me 15%

18:24 - Qershor 5, 2026

Fondi BESA siguron 7 milionë euro financim nga BSTDB për kreditimin e bizneseve

15:38 - Qershor 5, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter