Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Shoqata Shqiptare e Bankave hap garën për Sekretar të Përgjithshëm, përfundon mandati i Spiro Brumbullit

14:54 - Korrik 23, 2026

Gjykata e Tiranës nis “pushimet e verës”, pezullon shortin që nga 24 korriku

13:40 - Korrik 23, 2026

QKB, rriten me 7.5% bizneset e reja në 6-mujorin e parë, shtohen sipërmarrjet me kapital të huaj

13:39 - Korrik 23, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Starton Java Globale e Sipërmarrjes 2025, Ibrahimaj: Më shumë fonde për inovacionin dhe start-upet

15:21 - Nëntor 17, 2025 Biznes
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Këtë të hënë startoi një nga ngjarjet më të rëndësishme të komunitetit të biznesit dhe start up-eve në vend: Java Globale e Sipërmarrjes 2025, një platformë botërore që çdo vit mobilizon mbi 40,000 aktivitete në më shumë se 200 shtete, duke angazhuar rreth 10 milionë pjesëmarrës. Shqipëria, e cila vitet e fundit po afirmon rolin e saj në këtë skenë globale, këtë vit shtrin aktivitetet jo vetëm në Tiranë, por edhe në Durrës, Elbasan, Vlorë dhe Shkodër, me fokus të veçantë në inovacion, zhvillimin e start up-eve dhe inteligjencën artificiale.

Gjatë hapjes zyrtare, ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, theksoi se Java e Sipërmarrjes do të shërbejë si platformë për prezantimin e dy raporteve të rëndësishme për zhvillimin ekonomik të vendit. “Për herë të parë, gjatë kësaj jave do të prezantohet Raporti i Ekosistemit të Start Up-eve, i hartuar në bashkëpunim me Startap – një identitet i njohur ndërkombëtarisht – i cili mat nivelin e zhvillimit të ekosistemit tonë. Po ashtu, do të publikohet edhe Raporti i Trendeve të Vendeve të Punës në sektorin e Teknologjisë së Informacionit,” u shpreh Ibrahimaj.

Ajo shtoi se mbështetja për inovacionin do të fuqizohet edhe nëpërmjet paketës së re fiskale. “Nga viti i ardhshëm, të gjitha sponsorizimet dhe financimet për ekosistemin e start up-eve do të njihen si shpenzim i zbritshëm, deri në 5% të fitimit para tatimit, një instrument i rëndësishëm që synon të nxisë investimet në teknologji dhe inovacion.”

Programi i zgjeruar i Javës Globale të Sipërmarrjes

Për të dytin vit radhazi, Ekofin.al pasqyron gjerësisht programin e kësaj jave, e cila sjell dhjetëra aktivitete të dedikuara për sipërmarrësit, të rinjtë inovatorë, investitorët, akademinë dhe aktorët e ekosistemit digjital.

Në vijim të kësaj jave, janë planifikuar:
• Konferenca me folës kombëtarë dhe ndërkombëtarë, përfshirë ekspertë të inovacionit, themelues të start up-eve të suksesshme dhe drejtues të institucioneve mbështetëse.
• Masterclass dhe leksione nga liderë të biznesit, të cilët ndajnë praktikat më të mira në menaxhim, financim, rritje të bizneseve dhe përdorim të teknologjive të reja.
• Sesione trajnimi dhe mentorimi, që synojnë zhvillimin e aftësive digjitale, aftësive sipërmarrëse dhe përgatitjen për skenën e pitch-eve.
• Panele të dedikuara për gratë sipërmarrëse, me fokus në rrjetëzim, rritje dhe akses në financim.
• Vizita në biznese inovative, ku pjesëmarrësit njihen nga afër me modelet më të avancuara të zhvillimit të produkteve dhe shërbimeve.
• Lançime produktesh, ide të reja biznesi dhe raporte sektoriale, përfshirë raportin mbi potencialin e AI në ekonominë shqiptare dhe trendet e punësimit në sektorin ICT.

Aktivitetet kulmore të javës pritet të zhvillohen në mënyrë të kombinuar – fizikisht dhe online – duke iu dhënë mundësi pjesëmarrësve nga e gjithë Shqipëria të jenë pjesë e nismës.

Java Globale e Sipërmarrjes synon jo vetëm të evidentojë talentin dhe dinamikën e ekosistemit shqiptar, por edhe të shërbejë si urë lidhjeje mes sipërmarrësve të rinj, investitorëve dhe institucioneve mbështetëse, duke përforcuar rolin e Shqipërisë në hartën globale të inovacionit.

Ekofin Media
Ekofin Media
delina ibrahimaj java globale e sipërmarrjes ministrja shqipëria start-up
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Shoqata Shqiptare e Bankave hap garën për Sekretar të Përgjithshëm, përfundon mandati i Spiro Brumbullit

14:54 - Korrik 23, 2026

Gjykata e Tiranës nis “pushimet e verës”, pezullon shortin që nga 24 korriku

13:40 - Korrik 23, 2026

QKB, rriten me 7.5% bizneset e reja në 6-mujorin e parë, shtohen sipërmarrjet me kapital të huaj

13:39 - Korrik 23, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Shoqata Shqiptare e Bankave hap garën për Sekretar të Përgjithshëm, përfundon mandati i Spiro Brumbullit

gazetar_114:54 - Korrik 23, 20260

Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB) ka hapur zyrtarisht procedurat për përzgjedhjen e Sekretarit të ri…

Gjykata e Tiranës nis “pushimet e verës”, pezullon shortin që nga 24 korriku

13:40 - Korrik 23, 2026

QKB, rriten me 7.5% bizneset e reja në 6-mujorin e parë, shtohen sipërmarrjet me kapital të huaj

13:39 - Korrik 23, 2026

Nafta 206 lekë/litri, kompanitë e transportit presin rimbursimin e parë dhe kërkojnë sërish

12:51 - Korrik 23, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

14:54 - Korrik 23, 2026

Shoqata Shqiptare e Bankave hap garën për Sekretar të Përgjithshëm, përfundon mandati i Spiro Brumbullit

13:40 - Korrik 23, 2026

Gjykata e Tiranës nis “pushimet e verës”, pezullon shortin që nga 24 korriku

13:39 - Korrik 23, 2026

QKB, rriten me 7.5% bizneset e reja në 6-mujorin e parë, shtohen sipërmarrjet me kapital të huaj

Shoqata Shqiptare e Bankave hap garën për Sekretar të Përgjithshëm, përfundon mandati i Spiro Brumbullit

14:54 - Korrik 23, 2026

Gjykata e Tiranës nis “pushimet e verës”, pezullon shortin që nga 24 korriku

13:40 - Korrik 23, 2026

QKB, rriten me 7.5% bizneset e reja në 6-mujorin e parë, shtohen sipërmarrjet me kapital të huaj

13:39 - Korrik 23, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter