Viti 2025 po vijon të ketë një tendencë rënëse sa i përket aksidenteve. Të dhënat e fundit të Institutit të Statistikave për qershorin janë për 107 aksidente rrugore, nga të cilët 140 persona janë të aksidentuar (të vrarë dhe të plagosur). Në qershor të vitit të kaluar, u shënuan 141 aksidente.
Sa i përket të dhënave për gjashtëmujorin e parë të vitit, numri i aksidenteve rrugore është ulur me 17,1 %, krahasuar kjo me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Mungesa e vëmendjes gjatë dhënies së makinës vijon të mbetet një nga arsyet kryesore të shkaktimit të aksidenteve me 92,5 % të rasteve. Numri më i lartë i aksidenteve, në këtë periudhë, është kryer nga grup-moshat 25-34 vjeç, duke zënë ë 27,1 % të numrit të aksidenteve gjithsej.
Në muajin Qershor 2025, numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur përgjatë ditës së Hënë me 19,6 %, ndërsa numri më i ulët i aksidenteve ka ndodhur përgjatë ditës së Martë, me 6,5 %.
Numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur përgjatë harkut kohor 19:00 – 24:00, duke zënë 22,4 % të numrit të aksidenteve rrugore gjithsej. /ekofin.al


