Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Concord Group realizon investimin e parë madhor jashtë vendit, blen resortin në Korfuz

13:33 - Qershor 30, 2026

Plan kursimi 695 milionë euro, British American Tobacco do të shkurtojë 5,500 vende pune

12:46 - Qershor 30, 2026

Nis faza e dytë e aplikimeve për kreditë e buta në Tiranë, fituesit duhet të dorëzojnë dokumentacionin

11:43 - Qershor 30, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Mbi 2 milionë pasagjerë fluturuan nga Rinasi për 3-mujorin e parë, 23% më shumë sesa Aeroporti i Beogradit

15:44 - Prill 22, 2025 Kryesore
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, i kurorëzuar vitin e kaluar, si aeroporti me rritjen më të madhe në Europë, vazhdon të shënojë një rritje të qëndrueshme të numrit të pasagjerëve. Referuar shifrave të fundit të publikuara nga TIA, 2,083,050 pasagjerë përdorën Aeroportin e Rinasit për të fluturuar në 3 muajt e parë të vitit, ose 173,293 pasagjerë më shumë se vjet, apo rreth 8.4% rritje.

Nëse shikon vërdallë nëpër rajon, asnjë aeroport nuk i ka këto shifra dhe nuk e ka këtë rritje, sepse në përgjithësi, nga ekspertët e aviacionit, viti 2025, është parashikuar të jetë një vit jo i lehtë. Sipas vlerësimeve, 2024 ishte viti i rikthimit në nivelet e para pandemisë dhe tejkalimit të këtyre niveleve, ndërsa aktuali parashikohet si sfidues, për të ruajtur të paktën shifrat e vitit të kaluar dhe akoma më mirë, siç po ndodh me TIA, të ketë një rritje tjetër.

Aeroporti i Beogradit, edhe pse ka bërë gjithçka në muajt e fundit, nuk po ia del të konkurrojë Rinasi. Dikur, ai ishte mbreti i padiskutueshëm i Ballkanit, tani këtë titull e mban me krenari Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës. Ekofin.al iu referua shifrave zyrtare të “Nikola Teslas”, ku rezulton se për 3-mujorin e parë në këtë aeroport kanë fluturuar 1.6 milionë pasagjerë, ose 23% më pak pasagjerë sesa Rinas. Dhe të mendosh që diferencat e popullsisë janë të mëdha, pasi Serbia ka një popullsi prej 6.6 milionë banorësh, ndërsa Shqipëria 2.7 milionë banorë. Rritja vjetore e Nikola Teslës është thuajse e papërfillshme në 3-mujor, vetëm 0.4%.

Rinasi ka lënë gjithashtu mbrapa edhe të gjithë aeroportet e tjera rajonale, që nga ai i Prishtinës, Ohrit, Tivatit, Shkupit, e deri tek i Dubrovnikut, duke mbajtur edhe për ketë vit statusin e “polit ballkanik të fluturimeve”, e vërtetuar kjo edhe përmes shifrave, ku shumë shtetas nga Mali i Zi dhe Kosova udhëtojnë me makinë drejt Shqipërisë, për të fluturuar më tej nga Rinasi, kjo edhe për shkak të biletave të favorshme dhe fluturimeve low cost. /ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
aeroporti beogradi pasagjere rinas shifrat TIA
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Nis faza e dytë e aplikimeve për kreditë e buta në Tiranë, fituesit duhet të dorëzojnë dokumentacionin

11:43 - Qershor 30, 2026

Nga 1 korriku fermerët nisin aplikimet për kompensimin 10%, Tatimet publikojnë udhëzuesin

11:33 - Qershor 30, 2026

Tatimet hapin “dosjet” ndërkufitare, drafti në konsultim sjell rregulla të reja për bizneset

11:31 - Qershor 30, 2026
View 3 Comments

3 Comments

  1. Pingback: Mbi 2 milionë pasagjerë fluturuan nga Rinasi për 3-mujorin e parë, 23% më shumë sesa Aeroporti i Beogradit – Kapitali.al

  2. Pingback: Këshilli Ndërkombëtar i Aeroporteve: Rritja e TIA në 3-mujorin e parë, mbi dyfish më e lartë se mesatarja evropiane - Ekofin

  3. Pingback: Kryeministri: Aeroporti i Tiranës tejkaloi Beogradin, negociata me Qatar Airways dhe linja të tjera ajrore - Ekofin

Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Nis faza e dytë e aplikimeve për kreditë e buta në Tiranë, fituesit duhet të dorëzojnë dokumentacionin

gazetar_111:43 - Qershor 30, 20260

Bashkia e Tiranës ka nisur fazën e dytë të procesit për programin social “Subvencionimi i…

Nga 1 korriku fermerët nisin aplikimet për kompensimin 10%, Tatimet publikojnë udhëzuesin

11:33 - Qershor 30, 2026

Tatimet hapin “dosjet” ndërkufitare, drafti në konsultim sjell rregulla të reja për bizneset

11:31 - Qershor 30, 2026

4.5 milionë udhëtime në një vit, shqiptarët preferuan pushimet dhe udhëtimet jashtë vendit

11:14 - Qershor 30, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

11:43 - Qershor 30, 2026

Nis faza e dytë e aplikimeve për kreditë e buta në Tiranë, fituesit duhet të dorëzojnë dokumentacionin

11:33 - Qershor 30, 2026

Nga 1 korriku fermerët nisin aplikimet për kompensimin 10%, Tatimet publikojnë udhëzuesin

11:31 - Qershor 30, 2026

Tatimet hapin “dosjet” ndërkufitare, drafti në konsultim sjell rregulla të reja për bizneset

Concord Group realizon investimin e parë madhor jashtë vendit, blen resortin në Korfuz

13:33 - Qershor 30, 2026

Plan kursimi 695 milionë euro, British American Tobacco do të shkurtojë 5,500 vende pune

12:46 - Qershor 30, 2026

Nis faza e dytë e aplikimeve për kreditë e buta në Tiranë, fituesit duhet të dorëzojnë dokumentacionin

11:43 - Qershor 30, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter