Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Agronomi drejt profesionit të rregulluar, çfarë ndryshon për fermerët, sigurinë ushqimore dhe tregun bujqësor

11:23 - Qershor 4, 2026

Kostot e ndërtimit vijojnë të rriten, ndikuar nga pagat dhe shpenzimet operative

11:20 - Qershor 4, 2026

“Centaurea”, projekti me emër luleje me 15 kulla që po betonizon kodrat me ullishte të Farkës

09:31 - Qershor 4, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Tatimet njoftojnë bizneset: Ja çfarë do të ndodhë me faturat elektronike të refuzuara

11:01 - Nëntor 19, 2024 Biznes
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Tatimet njoftojnë se kanë ndërmarrë një zhvillim të rëndësishëm në platformën self-care të fiskalizimit. Sipas tatimeve, ndryshimet do të bëhet efektive me deklarimin e librave të periudhës nëntor 2024 e në vazhdim. Bëhet fjalë për zhvillimin në sistem të shfaqjes së faturave elektronike të refuzuara nga ana e blerësit, në librin e blerjes.

Nëpërmjet këtij zhvillimi, për rastet e faturave të refuzuara, pas transferimit automatik të librave në e-Filing nga blerësi nuk do te jetë më i nevojshëm korrigjimi i librit të blerjes në formatin excel. Në portalin Self-Care shitësi do të njoftohet për çdo faturë elektronike të refuzuar nga blerësi, duke lehtësuar në këtë mënyrë kontrollin dhe verifikimin e faturave të refuzuara, me qëllim lëshimin e faturave korrigjuese/anulluese nga shitësi brenda periudhës së faturimit.

Skenarët e përfshirë në këtë zhvillim, që i japin zgjidhje mënyrës së shfaqjes në librin e blerjes së faturave të refuzuara nga ana e blerësit janë:

  • Nëse subjekti shitës kryen anullimin e faturës elektronike, e cila është refuzuar nga subjekti blerës brenda periudhës (data 10 e muajit pasardhës), në të cilën është lëshuar fatura elektronike, këto dy fatura do të shfaqen si në librin e shitjes për shitësin ashtu edhe në librin e blerjes për blerësin, duke mos patur efekt në vlera dhe në deklarimin e TVSH-së për secilin nga tatimpaguesit.
  • Për faturat elektronike të refuzuara nga blerësit, për të cilat shitësi nuk ka kryer anullim të tyre brenda periudhës në të cilën është lëshuar fatura elektronike (deri në datën 10 të muajit pasardhës), në librin e blerjes të subjektit blerës, automatikisht në momentin e mbylljes së librave nga sistemi do të gjenerohet një rekord anullues me të njejtat të dhëna si fatura e refuzuar dhe në vlerë negative. Ky veprim automatik i sistemit do të pasqyrojë në mënyre korrekte vlerën e deklarimit të TVSH-së për blerësin për faturat e refuzuara.

Fatura e shitjes (e refuzuar nga blerësi) e cila nuk është anulluar nga subjekti shitës do të shfaqet normalisht në librin e tij të shitjes.

  • Në rast se subjekti shitës kryen anullimin e faturës elektronike të refuzuar në një periudhë më të vonë se periudha e lëshimit të faturës (pas datës 10 të muajit pasardhës), atëherë në librin e blerjes së subjektit blerës, përveç shfaqjes së kësaj fature të re, automatikisht në momentin e mbylljes së librave nga sistemi, do të krijohet një rekord pozitiv me të njëjtat detaje të kesaj fature të lëshuar nga shitësi. Ky veprim automatik i sistemit do të pasqyrojë në mënyrë korrekte vlerën e deklarimit të TVSH-së për blerësin.

Në fund, tatimet i bëjnë një apel bizneseve që të tregojnë kujdes, pasi është e nevojshme të mbahet në vëmendje nga çdo tatimpagues, kryerja dhe pasqyrimi i transaksioneve (korrigjim/anullim fature) në mënyrë korrekte, pasi kjo kategori veprimesh do të konsiderohet si një proces që mbart një risk të lartë dhe do të përbëje arsye për analiza dhe monitorim të thelluar të subjektit tatimpagues.

Ekofin Media
Ekofin Media
faturat korrigjimi libri i blerjes tatimet
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Agronomi drejt profesionit të rregulluar, çfarë ndryshon për fermerët, sigurinë ushqimore dhe tregun bujqësor

11:23 - Qershor 4, 2026

Kostot e ndërtimit vijojnë të rriten, ndikuar nga pagat dhe shpenzimet operative

11:20 - Qershor 4, 2026

“Centaurea”, projekti me emër luleje me 15 kulla që po betonizon kodrat me ullishte të Farkës

09:31 - Qershor 4, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Agronomi drejt profesionit të rregulluar, çfarë ndryshon për fermerët, sigurinë ushqimore dhe tregun bujqësor

gazetar_111:23 - Qershor 4, 20260

Pas mjekëve, farmacistëve, veterinerëve dhe profesionistëve të tjerë që ushtrojnë veprimtari me ndikim publik, qeveria…

Kostot e ndërtimit vijojnë të rriten, ndikuar nga pagat dhe shpenzimet operative

11:20 - Qershor 4, 2026

“Centaurea”, projekti me emër luleje me 15 kulla që po betonizon kodrat me ullishte të Farkës

09:31 - Qershor 4, 2026

Shpopullimi i Veriut, raporti i KLSH: Mungon modeli ekonomik që krijon mundësi reale jashtë Tiranës

06:04 - Qershor 4, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

11:23 - Qershor 4, 2026

Agronomi drejt profesionit të rregulluar, çfarë ndryshon për fermerët, sigurinë ushqimore dhe tregun bujqësor

11:20 - Qershor 4, 2026

Kostot e ndërtimit vijojnë të rriten, ndikuar nga pagat dhe shpenzimet operative

09:31 - Qershor 4, 2026

“Centaurea”, projekti me emër luleje me 15 kulla që po betonizon kodrat me ullishte të Farkës

Agronomi drejt profesionit të rregulluar, çfarë ndryshon për fermerët, sigurinë ushqimore dhe tregun bujqësor

11:23 - Qershor 4, 2026

Kostot e ndërtimit vijojnë të rriten, ndikuar nga pagat dhe shpenzimet operative

11:20 - Qershor 4, 2026

“Centaurea”, projekti me emër luleje me 15 kulla që po betonizon kodrat me ullishte të Farkës

09:31 - Qershor 4, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter