Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Çfarë do të gjejë Evropa ndër ne

12:45 - Qershor 4, 2026

Punimet për hekurudhën Tiranë-Durrës-Rinas, kufizime dhe bllokime të trafikut pranë Kthesës së Kamzës

12:35 - Qershor 4, 2026

“Skyscanner”: Saranda kryeson listën e destinacioneve verore për t’u zbuluar në 2026-ën

12:22 - Qershor 4, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Rregulla të reja për lidhjen e paneleve diellore me rrjetin

10:44 - Qershor 28, 2024 Aktualitet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

ERE ka nxjerrë për konsultim publik rregulloren e re për lidhjen me rrjetin elektrik, që parashikon një sërë ndryshimesh nga ajo që është në fuqi. Parashikimet e reja vijnë pas propozimeve të bëra nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, me qëllim reduktimin e kohës së ofrimit të shërbimit, kostove  dhe lehtësimin e procedurave për konsumatorët.

Një nga ndryshimet kryesore në rregullore lidhet me përcaktimin e kërkesave që duhet të përmbushin vetëprodhuesit e energjisë nga dielli për t’u lidhur me rrjetin e shpërndarjes. Rregullorja e re i ndan konsumatorët në 3 kategori, në varësi të kapacitetit total të instaluar.

Kategoria e parë përfshin kapacitetin 0-20 kWp, ndërsa kategoria e dytë përfshin impiantet 21- 50 kWp. Tashmë nga këta vetëprodhues të energjisë nuk është e nevojshme të dorëzohet projekti i miratuar nga persona fizikë dhe juridikë të licencuar, teksa pjesa tjetër e dokumenteve përfshin: Kërkesën, deklaratën e konsumit mesatar përgjatë një viti, propozimin mbi modelin e matësit me dy drejtime, skemën e matjes neto, relacionin teknik, aktkolaudimin e sistemit, etj.

Ndërkaq, në kategorinë e tretë të vetëprodhuesve të energjisë nga dielli përfshihet kapaciteti 51 – 500 kWp. Dokumenti shtesë që kërkohet nga këta autokonsumatorë, në ndryshim nga 2 kategoritë e tjera është leja nga bashkia për “punime që kryhen me deklaratë paraprake punimesh”, sipas vendimit të qeverisë për rregulloren e zhvillimit të territorit.

Rregullorja parashikon ndryshime edhe në drejtim të dokumentacionit që kërkohet për lidhjen e burimeve gjeneruese, sikurse janë hidorcentralet, centraelet fotovoltaike dhe ato eolike.

Ekofin Media
Ekofin Media
panele diellore rregulla rrjeti
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Punimet për hekurudhën Tiranë-Durrës-Rinas, kufizime dhe bllokime të trafikut pranë Kthesës së Kamzës

12:35 - Qershor 4, 2026

“Centaurea”, projekti me emër luleje me 15 kulla që po betonizon kodrat me ullishte të Farkës

09:31 - Qershor 4, 2026

Shpopullimi i Veriut, raporti i KLSH: Mungon modeli ekonomik që krijon mundësi reale jashtë Tiranës

06:04 - Qershor 4, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Punimet për hekurudhën Tiranë-Durrës-Rinas, kufizime dhe bllokime të trafikut pranë Kthesës së Kamzës

gazetar_112:35 - Qershor 4, 20260

Një prej akseve më të ngarkuara të qarkullimit në hyrje të Tiranës do të përballet…

Tatimet: Deri më 5 qershor afati i aplikimeve për marrëveshjen e Paqes Fiskale

12:06 - Qershor 4, 2026

Agronomi drejt profesionit të rregulluar, çfarë ndryshon për fermerët, sigurinë ushqimore dhe tregun bujqësor

11:23 - Qershor 4, 2026

Kostot e ndërtimit vijojnë të rriten, ndikuar nga pagat dhe shpenzimet operative

11:20 - Qershor 4, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

12:35 - Qershor 4, 2026

Punimet për hekurudhën Tiranë-Durrës-Rinas, kufizime dhe bllokime të trafikut pranë Kthesës së Kamzës

12:06 - Qershor 4, 2026

Tatimet: Deri më 5 qershor afati i aplikimeve për marrëveshjen e Paqes Fiskale

11:23 - Qershor 4, 2026

Agronomi drejt profesionit të rregulluar, çfarë ndryshon për fermerët, sigurinë ushqimore dhe tregun bujqësor

Çfarë do të gjejë Evropa ndër ne

12:45 - Qershor 4, 2026

Punimet për hekurudhën Tiranë-Durrës-Rinas, kufizime dhe bllokime të trafikut pranë Kthesës së Kamzës

12:35 - Qershor 4, 2026

“Skyscanner”: Saranda kryeson listën e destinacioneve verore për t’u zbuluar në 2026-ën

12:22 - Qershor 4, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter