Close Menu
Ekofin
    Të Fundit

    Nga pikë mjetesh të bllokuara në park lojërash: Shkodra çliron 3 hektarë hapësirë publike

    18:37 - Shtator 15, 2025

    Të huajt “të fiksuar” pas pronave në Shqipëri, 34% e investimeve bëhen në sektorin imobiliar

    16:57 - Shtator 15, 2025

    Investimet e zgjuara në SIGAL MAX mposhtin pasiguritë e të ardhmes

    16:24 - Shtator 15, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
    EkofinEkofin
    Subscribe
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Biznes
    • Tregje
    • Turizëm
    • Green
    • Shëndet
    • Të tjera
    • Bota
    • Blog
    Ekofin

    Euro bie poshtë 97 lekëve, tregu i valutës sfidon pritshmëritë sezonale

    14:10 - Shtator 15, 2025 Kryesore
    Shpërndaje
    Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp
    Euro ka shënuar një tjetër rënie në tregun valutor vendas, duke u këmbyer për herë të parë poshtë kufirit psikologjik të 97 lekëve. Monedha e përbashkët nisi javën në kuotën e 96.9 lekëve, pas mbylljes së javës së kaluar me një euro të barazvlefshme me 97 lekë.
    Kjo lëvizje ka befasuar aktorët e tregut, pasi zhvlerësimi i euros po ndodh në një moment kur sezoni turistik veror është drejt fundit dhe, sipas logjikës ekonomike, efekti i hyrjeve të mëdha të valutës në vend pritej të zbehej. Megjithatë, oferta e lartë e euros në treg, e ndikuar nga remitancat dhe hyrjet e kapitalit të huaj, ka vijuar të ushtrojë presion në forcimin e Lekut.
    Faktorët që po e shtyjnë kursin poshtë
    Ekspertët e tregut valutor rendisin disa arsye që po mbajnë të fortë Lekun, duke veçuar hyrjet e larta të valutës nga turizmi dhe remitancat, që vijojnë ende edhe në fillim të shtatorit, investimet e huaja direkte dhe projektet e mëdha infrastrukturore që sjellin euro në vend, dobësimi i vetë euros në tregjet ndërkombëtare, por edhe flukset e larta informale të parasë në qarkullim, që çrregullojnë dhe prishin çdo parashikim të logjikshëm ekonomik.
    Sa do të zgjasë ky trend?
    Sipas analistëve financiarë, rënia e euros nën 97 lekë nuk pritet të jetë e përhershme. Me përfundimin e sezonit turistik, hyrjet e valutës nga turistët do të ulen, çka mund të rrisë gradualisht kërkesën për euro dhe të sjellë një rikthim të saj në kuotat 98–100 lekë. Megjithatë, nëse remitancat mbeten të larta dhe oferta e valutës së huaj vijon të tejkalojë kërkesën, Leku mund të ruajë përkohësisht forcën e tij edhe në muajt në vijim.
    Efektet për ekonominë
    Një euro e dobët ka efekte të ndara, ku është pozitive për importuesit dhe për individët që shlyejnë kredi në euro, pasi redukton kostot. Por në anën tjetër ka efekte negative për eksportuesit dhe për ata që marrin të ardhura në euro, të cilët përballen me më pak fitime nëse i kthejnë në Lekë. Kursi i këmbimit mbetet kështu një ndër zhvillimet më të ndjekura të ditëve të fundit, teksa tregu po pret me interes nëse kjo rënie nën 97 lekë është thjesht një luhatje kalimtare, apo shenjë e një tendence më afatgjatë të forcimit të Lekut. /ekofin.al
    Ekofin Media
    Ekofin Media
    banka e shqipërisë euro kursi i këmbimit lek
    Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Të ngjashme

    Të huajt “të fiksuar” pas pronave në Shqipëri, 34% e investimeve bëhen në sektorin imobiliar

    16:57 - Shtator 15, 2025

    Gratë ngushtojnë pabarazitë ndaj burrave, por diferencat mbeten në disa tregues

    13:07 - Shtator 15, 2025

    Autoriteti i Konkurrencës hap hetim në tregun celular, fton përdoruesit të raportojnë problematikat

    12:30 - Shtator 15, 2025
    Komento
    Leave A Reply Cancel Reply

    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Kryesore

    Të huajt “të fiksuar” pas pronave në Shqipëri, 34% e investimeve bëhen në sektorin imobiliar

    gazetar_116:57 - Shtator 15, 20250

    Investimet e huaja në Shqipëri po kanalizohen veçanërisht në blerje pasurish të paluajtshme, dhe jo…

    Euro bie poshtë 97 lekëve, tregu i valutës sfidon pritshmëritë sezonale

    14:10 - Shtator 15, 2025

    Gratë ngushtojnë pabarazitë ndaj burrave, por diferencat mbeten në disa tregues

    13:07 - Shtator 15, 2025

    Autoriteti i Konkurrencës hap hetim në tregun celular, fton përdoruesit të raportojnë problematikat

    12:30 - Shtator 15, 2025
    Na Ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Instagram
    Ekofin Media
    Rreth nesh
    Rreth nesh

    Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

    Kryesore
    16:57 - Shtator 15, 2025

    Të huajt “të fiksuar” pas pronave në Shqipëri, 34% e investimeve bëhen në sektorin imobiliar

    14:10 - Shtator 15, 2025

    Euro bie poshtë 97 lekëve, tregu i valutës sfidon pritshmëritë sezonale

    13:07 - Shtator 15, 2025

    Gratë ngushtojnë pabarazitë ndaj burrave, por diferencat mbeten në disa tregues

    Të Fundit

    Nga pikë mjetesh të bllokuara në park lojërash: Shkodra çliron 3 hektarë hapësirë publike

    18:37 - Shtator 15, 2025

    Të huajt “të fiksuar” pas pronave në Shqipëri, 34% e investimeve bëhen në sektorin imobiliar

    16:57 - Shtator 15, 2025

    Investimet e zgjuara në SIGAL MAX mposhtin pasiguritë e të ardhmes

    16:24 - Shtator 15, 2025
    © 2025 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

    Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter