Author: gazetar_1

Qeveria ka vendosur që të gjitha vendet e lira të punës në administratën publike të publikohen edhe në portalin online të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive (AKPA). Me këtë vendim, Agjencia do të ketë përgjegjësi për publikimin në faqen e saj zyrtare të të gjitha vendeve të lira të punës, jo vetëm në sektorin privat, por edhe në atë publik. Ky, ishte një proces që më parë realizohej përmes faqeve të institucioneve individuale ose përmes Departamentit të Administratës Publike. Këshilli i Ministrave, miratoi dhe rregullat e organizimit dhe funksionimit të AKPA-së. Sipas vendimit, në bazë të ndryshimeve në ligjin…

Read More

Energjia elektrike e prodhuar nga prodhuesit me përparësi do të blihet nga shteti me çmimin 10 lekë /kWh edhe gjatë vitit 2026. Enti Rregullator i Energjisë ka miratuar vendimin përkatës, duke e lënë të pandryshuar vlerën e aplikuar edhe gjatë 2 viteve të fundit. Sipas ERE-s, çmimi është përcaktuar në bazë të metodologjisë në fuqi dhe përfaqëson nivelin maksimal që mund të aplikohet për këta prodhues, në përputhje me legjislacionin aktual. Në fakt, nga të dhënat paraprake të publikuara nga Bursa Hungareze e Energjisë (HUPX) dhe bazuar në formulën e miratuar, çmimi i llogaritur rezulton 12.53 lekë/kWh. Ndërkohë, nëse merren…

Read More

Në Serbi vazhdojnë pafundësisht polemikat rreth ndërtesës së Shtabit të Përgjithshëm, pasi kompania e Jared Kushner (dhëndërr i Presidentit amerikan) hoqi dorë nga projekti për të ndërtuar një kompleks luksoz në atë vend. Tani shtrohet pyetja nëse qeveria serbe do të përpiqet të gjejë një investitor të ri për të ndërtuar në atë vend, apo do të kundërshtohet ndërtimi. Por një pyetje shumë me rëndësi është: A duhet t’i paguajë Serbia kompensim kompanisë së Kushner, sepse, sipas të gjitha gjasave, ajo nuk i ka përmbushur garancitë nga kontrata e nënshkruar në vitin 2024. “Pa mburojën e PR të partnerit amerikan” Arkitekti Miljan Salata…

Read More

Kolegji Profesional Gjerman i Teknologjisë (KPGJT) zhvilloi ceremoninë e diplomimit të studentëve, duke shënuar përfundimin e një etape të rëndësishme akademike dhe profesionale për brezin e dytë të të diplomuarve. Aktiviteti mblodhi studentë, prindër, drejtues të institucionit arsimor,përfaqësues të industrisë, institucioneve partnere dhe drejtues të Kastrati Group, duke theksuar rëndësinë e arsimit profesional të orientuar drejt tregut të punës. Në fjalën e tij përshëndetëse, Rektori i KPGJT, Akademik Jorgaq Kaçani, vlerësoi përkushtimin dhe angazhimin e studentëve gjatë dy viteve të studimit, duke theksuar se ky moment përfaqëson jo vetëm suksesin personal të të diplomuarve, por edhe konsolidimin e vizionit të…

Read More

Diaspora shqiptare mbetet një nga realitetet më të mëdha demografike dhe socio-ekonomike të vendit, me një peshë që, në raport me popullsinë rezidente, e vendos Shqipërinë ndër vendet me shkallë shumë të lartë emigrimi. Një publikim i përditësuar i INSTAT, “Diaspora e Shqipërisë në shifra”, sjell një panoramë të re mbi përmasat, strukturën dhe shpërndarjen e diasporës, si edhe mbi disa tregues të integrimit dhe dinamikave të saj në vendet pritëse. Sipas vlerësimeve të tërthorta të INSTAT për vitin 2025, diaspora e re (emigrantët pas viteve 1990) llogaritet rreth 2.25 milionë shtetas jashtë vendit, ose afërsisht 49% e shtetasve shqiptarë…

Read More

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se projekti “Smart City Albania” e rendit Shqipërinë në nivelin më të lartë të përdorimit të teknologjisë në drejtim të standardeve të sigurisë. Në aktivitetin e organizuar me rastin e nisjes së zbatimit të këtij projekti, Rama u ndal tek ndikimi që do të ketë instalimi i sistemit të sigurisë përmes kamerave inteligjente në monitorimin e rrugëve të qyteteve, shkollave, mjediseve të tjera publike dhe mjedisit po ashtu. Kryeministri solli në vëmendje shembullin e Jordanisë, që renditet ndër tre vendet më të sigurta të botës, falë edhe zbatimit të këtij projekti. “Kur fola me disa…

Read More

Qeveria ka miratuar rritjen e pagës minimale mujore nga 40 mijë në 50 mijë lekë, duke materializuar një tjetër angazhim të ndërmarrë ndaj qytetarëve dhe tregut të punës. Vendimi pritet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë për rreth 307,850 punonjës të regjistruar në sektorin publik dhe privat, të cilët aktualisht paguhen në nivelin minimal ose afër tij. Sipas vlerësimit të qeverisë, rritja e pagës minimale synon mbrojtjen e nivelit të jetesës së të punësuarve, fuqizimin e kapitalit njerëzor dhe përmirësimin e standardit të jetesës për mijëra familje shqiptare. Në një kontekst të rritjes së kostos së jetesës dhe presioneve inflacioniste të…

Read More

Bazuar në Kalendarin Tremujor të Emetimeve të Titujve Qeveritarë për Tremujorin e Parë 2026, të publikuar nga Ministria e Financave – Drejtoria e Përgjithshme e Borxhit Shtetëror, qeveria parashikon një aktivitet intensiv në tregun e brendshëm të borxhit, me një volum të konsiderueshëm emisionesh në bono thesari dhe obligacione afatshkurtra, afatmesme dhe afatgjata. Gjatë janar–mars 2026, emetimet bruto totale arrijnë në rreth 134 miliardë lekë, duke reflektuar një strategji të balancuar financimi që kombinon rifinancimin e borxhit ekzistues me zgjatjen graduale të maturiteteve. Vetëm në muajin janar 2026 janë planifikuar emetime në vlerën 45.5 miliardë lekë, me një prani të…

Read More

Fluturimet komerciale po shënojnë një zhvillim të ri dhe dinamik në vend, duke reflektuar ndryshimet në tregun e udhëtimeve ajrore dhe nevojat gjithnjë e më në rritje të pasagjerëve. Nga shtimi i linjave dhe destinacioneve të reja, te rritja e frekuencës së fluturimeve dhe përmirësimi i shërbimeve, ky sektor po luan një rol kyç në lidhjen e vendeve, nxitjen e turizmit dhe forcimin e ekonomisë. Agjencia e Statistikave Europiane ka nxjerrë në pah këto të dhëna statistikore, duke treguar se sa ka ndryshuar numri i fluturimeve që nga muaji nëntor para pandemisë e deri më tani. Sipas saj, rezulton se…

Read More

Administrimi i objekteve të konfiskuara si ndërtime pa leje pritet të hyjë në një fazë të re rregullimi dhe centralizimi. Një projektligj i hedhur për konsultim publik parashikon shtesa dhe ndryshime të thella në ligjin nr. 66/2023, me synimin për të zgjidhur problematikat e evidentuara në zbatim dhe për ta bërë më efikas përdorimin e këtyre pasurive në funksion të interesit publik, strehimit social dhe gjenerimit të të ardhurave. Në thelb, projektligji ndërton një model të ri administrimi të përqendruar te Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK), duke i dhënë asaj rolin e autoritetit të…

Read More