Author: gazetar_1
Kurum International Albania dhe Danieli Officine Meccaniche S.p.A. nënshkruajnë zyrtarisht kontratën e re të investimit për ndërtimin e një impianti të ri për prodhimin e çelikut në Zonën Industriale të Metalurgjikut në Elbasan. Ceremonia e nënshkrimit u zhvillua në prani të përfaqësuesve të institucioneve qëndrore dhe vendore, partnerëve strategjikë dhe të ftuarve, në Tirane. Ky investim përfaqëson një projekt industrial strategjik për Shqipërinë, në përputhje me prioritetet kombëtare për inovacion, konkurrueshmëri dhe zhvillim të qëndrueshëm ekonomik. Fabrika e re do të ndërtohet mbi teknologjinë MIDA Steel Concept të kompanisë Danieli, një nga liderët botërorë në inxhinierinë dhe teknologjinë e industrisë…
Autoriteti Italian i Konkurrencës njoftoi sot se kishte gjobitur ”Ryanair” me më shumë se 255 milionë euro për abuzim me pozicionin e saj dominues duke penguar aksesin e agjencive të udhëtimit në shërbimet e saj. ”Linja ajrore irlandeze zbatoi një strategji abuzive që synonte ta bënte më të vështirë për agjencitë e udhëtimit të kombinonin fluturimet e ‘Ryanair’ me shërbime të tjera, midis prillit 2023 dhe të paktën prillit 2025”, tha Autoriteti Italian i Konkurrencës (AGCM) në një deklaratë. ”Kjo strategji synonte të bllokonte, pengonte ose ta bënte më të vështirë, ose edhe më të kushtueshme (ekonomikisht ose teknikisht), për…
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, znj. Delina Ibrahimaj, mori pjesë sot në takimin e përbashkët me Kryeministrin z. Edi Rama dhe Ministrin e Financave z. Petrit Malaj, me komunitetin e biznesit, mbi Paketën Fiskale dhe politikën e Paqes Fiskale. Në fjalën e saj, ministrja Ibrahimaj theksoi se Paqja Fiskale shënon nisjen e një kapitulli të ri bashkëpunimi mes shtetit dhe biznesit, të bazuar në dialog, besim dhe parashikueshmëri, si faktorë kyç për zhvillimin ekonomik afatgjatë dhe përgatitjen e sipërmarrjes shqiptare për procesin e integrimit europian. Duke iu referuar të dhënave ekonomike të viteve të fundit, ministrja nënvizoi se ekonomia shqiptare…
Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se ende nuk është marrë një vendim lidhur me kërkesën e ndërtuesve për pagesën e taksës së infrastrukturës. Në takimin me sipërmarrës u diskutua Paqja Fiskale, Rama iu përgjigj interesimit të një sipërmarrësi i cili kërkoi që taksa e infrastrukturës të paguhet me këste. Rama tha se kjo gjë po diskutohet, por në çdo rast do të jetë e lidhur me performancën e kompanive. “Pagesa e taksës së infrastrukturës po diskutohet. Nuk kemi marrë ende një vendim, por në të gjitha rastet duhet të jetë e lidhur përsëri edhe kjo me performancën e…
Ministri i Financave, Petrit Malaj tha sot se “norma 5% që u përcaktua në ligjin për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme mban pikërisht parasysh faktin dhe të armotizimit të banesave”. Duke iu përgjigjur interesit të biznesit për këtë ligj në takimin me komunitetin e biznesit mbi Paketën Fiskale dhe politikën e Paqes Fiskale, Malaj tha se “në një përllogaritje që ka bërë Ministria e Financave norma efektive e rivlerësimit që të gjithë individët do të paguajnë për pasuritë e tyre, po marr një banesë 10 vjeçare, norma e rivlerësimit do të jetë tek 2.4%. Nëse do të marrim një banesë,…
Platforma e‑Albania vijon të mos jetë funksionale edhe sot, pas problemeve të përsëritura të ditëve të fundit, duke shkaktuar bllokim të një sërë shërbimesh thelbësore për bizneset dhe qytetarët. Mosfunksionimi i njëkohshëm ose periodik i sistemeve kryesore digjitale po kthehet në një problem për marrëdhënien mes sektorit privat dhe administratës publike. Në këtë kontekst, Aleanca e Profesionistëve të Lirë (APL) ka reaguar publikisht, duke e cilësuar situatën si një shqetësim serioz për funksionimin normal të aktivitetit ekonomik. Sipas APL-së, rënia ose mosfunksionimi i platformave kyçe online për shërbimet ndaj biznesit dhe profesionistëve, të integruara me e-Albania, krijon pasiguri juridike dhe…
Deri në fund të nëntorit 2025, Shqipëria ka regjistruar gjithsej 11.77 milionë hyrje të shtetasve të huaj, me një rritje vjetore prej 6.6% krahasuar me janar–nëntor 2024. Të dhënat konfirmojnë vijimin e një fluksi të lartë hyrjesh në vend, të mbështetur kryesisht nga tregjet evropiane dhe udhëtimet për qëllime personale, duke konsoliduar rolin e Shqipërisë si destinacion turistik dhe lëvizës rajonal gjatë gjithë vitit. Vetëm në muajin nëntor 2025, në territorin e Republikës së Shqipërisë kanë hyrë 1,282,118 shtetas shqiptarë dhe të huaj, ose 1.4% më shumë se në të njëjtin muaj të një viti më parë. Në të njëjtën…
Kryeministri Edi Rama, si dhe ministri i Financave Petrit Malaj dhe ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit Delina Ibrahimaj, zhvilluan sot më 23 dhjetor një takim me përfaqësues të bizneseve, ku u diskutua për Paketën Fiskale 2026. Kreu i qeverisë tha se përmes paqes fiskale, do të shtohet formalizimi i bizneseve dhe do të ulet tatimi. Ai u shpreh se nga nisma përfitojnë të gjitha bizneset, që nuk kanë procese gjyqësore të hapura. “Paqja fiskale sot është ligj, pasi ishte premtim i yni në fushatë. Nga janari 2026 mund ta zbatojmë këtë nismë. Ne duam të ndërtojmë urë komunikimi të shëndetshëm…
Pallate të lashta, dete të kristalta dhe plazhe të pazbuluara me çmime të përballueshme – ekspertët tanë të udhëtimit rekomandojnë destinacionet më të mira për pushime në vitin 2026, shkruan Elle Hammond në të përditshmen britanike “Saga”. Po kërkoni alternativa të përballueshme për të kaluar pushimet tuaja në vitin 2026, ekspertët e “Saga Holidays” ju sugjerojnë shtatë destinacionet kryesore për të vizituar këtë vit. Nëse ju pëlqejnë aventurat e guximshme në një vend të largët apo një vendpushim i qetë diku më familjar, këto shtatë destinacione të rekomanduara ofrojnë diçka për çdo lloj vizitori! Shqipëria Shqipëria rekomandohet si një nga…
Çmimi i arit ka arritur një tjetër nivel rekord, duke u tregtuar për herë të parë mbi 4,400 dollarë (3,275 paund) për onzë. Sipas analistëve, rritja e çmimit të metalit të çmuar lidhet me pritshmëritë se banka qendrore e SHBA-së do të ulë më tej normat e interesit vitin e ardhshëm. Ari e nisi vitin me një vlerë prej rreth 2,600 dollarë për onzë, por tensionet gjeopolitike, tarifat e vendosura nga Trump dhe pritshmëritë për ulje të normave të interesit kanë rritur kërkesën e investitorëve për asete të sigurta, si ari dhe mallra të tjera. Edhe çmimet e metaleve të…
