Author: gazetar_1

Sistemi global i tregtisë, që po mbyll një nga vitet më transformuese të shekullit të fundit, po hyn në një tjetër periudhë me sfida serioze për stabilitetin dhe rritjen. Tregtia botërore e mallrave u mbajt relativisht mirë gjatë vitit 2025, edhe pse presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nisi të ndërtonte një mur tarifash rreth ekonomisë më të madhe në botë. Të dhënat e cituara këtë javë nga veterani i industrisë së transportit detar, John McCown, tregojnë se vëllimet globale të kontejnerëve u rritën me 2.1% në tetor krahasuar me një vit më parë. Megjithatë, nën këtë qëndrueshmëri të përgjithshme fshihen…

Read More

Produktiviteti i ulët mbetet një nga pengesat kryesore për konvergjencën ekonomike të Shqipërisë me Bashkimin Europian. Sipas analizës më të fundit të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Prodhimi i Brendshëm Bruto për frymë në Shqipëri vijon të mbetet ndjeshëm pas shumicës së vendeve të Evropës Qendrore, Lindore dhe Juglindore (CESEE), kryesisht për shkak të produktivitetit të dobët të punës. Të dhënat tregojnë se prodhimi për orë pune është shumë më i ulët se mesatarja e BE-së dhe ka shënuar përmirësime të kufizuara gjatë dekadës së fundit. Në mungesë të një reagimi të vendosur politikash, perspektiva paraqitet sfiduese, veçanërisht në kushtet kur…

Read More

Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor kërkon zgjidhjen e kontratës me afro 360 farmaci që japin barna me rimbursim për pacientët si dhe ndjekjen e procedurave penale për disa prej tyre me argumentin e faturave fiktive për gati 10 barna. Në një procesverbal dërguar në disa prej farmacive theksohet zgjidhja e kontratës pa afat. Pas këtij urdhri ka reaguar Urdhri I Farmacistëve i cili e konsideron këtë veprim si një dënim masiv kolektiv pa prova dhe që duhet tërhequr menjëherë nga drejtuesit e fondit pasi jo vetëm përfshin pothuajse të gjitha farmacitë që kanë kontakte me këtë institucion…

Read More

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) ka hedhur për këshillim publik Rregulloren e re për zbatimin e Regjimit të Autorizimit të Përgjithshëm, e cila shfuqizon zyrtarisht rregulloren e vitit 2017 dhe shënon një ndryshim të thellë në mënyrën se si rregullohet tregu i komunikimeve elektronike në Shqipëri. Rregullorja e re mbështetet në ligjin nr. 54/2024 “Për komunikimet elektronike”, i cili ka përafruar kuadrin shqiptar me Kodit Evropian të Komunikimeve Elektronike (EECC) dhe reflekton zhvillimet e dekadës së fundit në tregun digjital. Ndryshe nga rregullorja e vitit 2017, e cila kishte një qasje kryesisht formale ndaj regjistrimit të operatorëve, rregullorja…

Read More

Festat zyrtare përfaqësojnë disa nga ditët më të rëndësishme për çdo popull, pasi pasqyrojnë traditat, besimet dhe historinë e tij. Çdo vend ka kalendarin e vet të festimeve, ku përfshihen si festa me karakter botëror, ashtu edhe festa unike kombëtare. Por sa ditë festash zyrtare gëzon Shqipëria? Sipas kalendarit zyrtar të publikuar nga Banka e Shqipërisë për vitin 2025, vendi ynë ka pasur gjithsej 15 ditë feste zyrtare, si edhe 2 ditë të veçanta pushimi. Ndërkohë, Këshilli i Ministrave ka vendosur që edhe dita e premte, 26 dhjetor, të shpallet ditë pushimi për administratën publike. Ky vendim vjen si zgjatje…

Read More

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka mbyllur periudhën janar–nëntor 2025 me një bilanc shumë pozitiv, duke konfirmuar rritjen e qëndrueshme të trafikut ajror dhe forcimin e rolit të tij si porta kryesore ajrore e Shqipërisë dhe një nga nyjet më dinamike të transportit në rajon. Sipas të dhënave zyrtare, gjatë 11 muajve të parë të vitit, nëpërmjet Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës kanë udhëtuar rreth 10.87 milionë pasagjerë, me një rritje të qëndrueshme me vitin e kaluar, që ishte një vit rekord rritjeje. Vetëm gjatë muajit nëntor, aeroporti ka shërbyer 765,890 pasagjerë, duke konfirmuar se fluksi i lartë i udhëtimeve nuk është…

Read More

Zhvillimet e tregut të sigurimeve në Shqipëri për periudhën janar–nëntor 2025 konfirmojnë një ecuri pozitive të aktivitetit sigurues, të mbështetur nga rritja e primeve, zgjerimi i bazës së kontratave dhe një stabilitet relativ në pagesat e dëmeve. Të dhënat zyrtare tregojnë se të ardhurat nga primet e shkruara bruto kapën vlerën 24.2 miliardë lekë, duke shënuar një rritje prej 10.17% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024. Paralelisht, numri i kontratave të sigurimit arriti në 1,506,529, ose 4.69% më shumë në terma vjetorë, çka dëshmon për një rritje graduale të penetrimit të sigurimeve në ekonomi. Struktura e tregut vijon…

Read More

Këshilli i Ministrave miratoi Strategjinë Kombëtare për Kontrollin e Armëve të Vogla, të Lehta, Municioneve dhe Eksplozivëve 2025-2030 dhe të planit të veprimit 2025-2028, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij. Sipas vendimit ngarkohen Ministria e Punëve të Brendshme, ministritë dhe institucionet përgjegjëse të përmendura në strategji dhe në planin e veprimit për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”. Dokumentet strategjike synojnë që deri në vitin 2030, Republika e Shqipërisë të jetë një vend me një mjedis të sigurt dhe me kapacitete gjithëpërfshirëse e të qëndrueshme…

Read More

Policia Rrugore herë pas here kthehet më shumë në një institucion statistikash sesa në një mekanizëm që do të duhej të rregullonte kaosin e përditshëm rrugor në kryeqytet dhe jo vetëm. Policia Rrugore e Tiranës shpërndau një njoftim për mediat, duke paraqitur shifra të papara më parë gjobash ndaj qytetarëve që përdorin automjetet. Nëse qëllimi ka qenë mbushja e arkës së shtetit, atëherë Policia e ka kryer misionin e saj; por nëse po flasim për përmirësim të situatës rrugore, kjo nuk duket askund. Rezultatet e Policisë tregojnë se vetëm gjatë javës së shkuar janë gjobitur 4.744 drejtues që kanë shkelur…

Read More

Ari ka arritur nivel rekord prej 4.525.96 dollarësh për ons, duke shënuar rritje rreth 1 për qind mes shqetësimeve për përshkallëzimin e tensioneve mes SHBA-së dhe Venezuelës si dhe pritjeve për ulje të mëtejshme të normave të interesit në SHBA. Pas arritjes në nivelin më të lartë historik, çmimi i arit mëngjesin e sotëm ishte rreth 4.495,9 dollarë për ons, duke shënuar rritje vjetore prej rreth 72 për qind. Çmimet e argjendit gjithashtu u rritën me më shumë se 1 për qind, duke arritur në 72,7 dollarë, përkatësisht në nivelin historik të lartë. Norma e rritjes ka qenë rreth 144…

Read More