Author: gazetar_1

Nga data 30 dhjetor, qytetarët e Tiranës do të aplikojnë për dokumente biometrike në disa adresa të reja, pas ndryshimit të vendndodhjes së disa zyrave të aplikimit të IdentiTek. Konkretisht, zhvendosja prek zyrën IdentiTek 5 si dhe zyrën IdentiTek 8 & 9, të cilat do të funksionojnë tashmë pranë njësive administrative përkatëse, me qëllim përmirësimin e aksesit të qytetarëve në shërbimet e identifikimit. Zyra IdentiTek 5, e cila deri më tani ka operuar në Rrugën “Robert Shvarc”, në zonën e Komunës së Parisit, do të zhvendoset dhe do të ofrojë shërbimet e saj pranë Njësisë Administrative Nr. 5, në zonën…

Read More

Në bazë të rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, KQZ, për zgjedhjet parlamentare, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë forca e parë politike në vend. Sipas këtyre të dhënave paraprake, Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar 49,80% të votave dhe, sipas shpërndarjes së mandateve në Kuvend, pritet të ketë 56 deputetë. Partia Demokratike e Kosovës, PDK, me 21,21% të votave, pritet të sigurojë 23 deputetë. Ndërkohë, Lidhja Demokratike e Kosovës, LDK, si subjekti i tretë politik, ka marrë 13,76% të votave dhe pritet të ketë 15 deputetë. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, AAK, me 5,73% të votave, pritet të përfaqësohet me 6 deputetë…

Read More

Shoqata Kombëtare e Ndërmjetësve të Pasurive të Paluajtshme të Shqipërisë (NAREA) i është drejtuar zyrtarisht Presidentit të Republikës Bajram Begaj, me një kërkesë për dekretimin sa më të shpejtë të Ligjit nr. 85/2025, datë 12.12.2025 “Për Rivlerësimin e Pasurisë së Paluajtshme”. Në letrën e saj, NAREA thekson se ka ndjekur me vëmendje zhvillimet e vitit 2025, veçanërisht iniciativat që lidhen me rivlerësimin e pasurive të paluajtshme me një tatim të korrigjuar, të konsideruara si ndërhyrje të rëndësishme për tregun dhe qytetarët. Sipas NAREA-s, miratimi i këtij ligji është rezultat i një pune 12-mujore në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e…

Read More

Në një deklaratë pas zgjedhjeve, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka shpallur një fitore të thellë, duke e cilësuar atë si “madhështore” dhe “më të madhen në historinë e vendit”. Sipas Kurtit, ky rezultat tejkalon edhe fitoren e 14 shkurtit 2021, duke shënuar një moment të ri për Republikën. Duke theksuar urgjencën për të vazhduar punën, Kurti bëri thirrje për certifikimin sa më të shpejtë të rezultateve, në mënyrë që institucionet e reja të formohen pa vonesa. Ai theksoi se vendin e presin punë të mëdha, duke zbuluar një paketë financiare që kalon vlerën e 1 miliardë eurove. Në…

Read More

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë po i japin edhe njëherë mundësinë Albin Kurtit të krijojë qeverinë vetëm me disa deputetë të pakicave kombëtare, por pa pasur nevojë t’i shtrijë dorën opozitës. Kur janë numëruar gati 90% e kutive të votimit në të gjithë vendin, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë rreth 50% të votave që në bazë të përllogaritjes mund të prodhojnë 56 deputetë. Albin Kurtit i duhen jo më shumë se 5 deputetë nga 10 që kanë pakicat jo serbe për të formuar pa shumë kokëçarje qeverinë “Kurti 3”. Krahasuar me zgjedhjet e shkurtit 2025, Lëvizja Vetëvendosje ka një rritje…

Read More

Në Kosovë zhvillohen zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare këtë të dielë më (28.12.) të dytat brenda këtij viti, pasi për më shumë se dhjetë muaj, pas zgjedhjeve të rregullta të 9 shkurtit, partitë politike nuk arritën të krijojnë institucionet e reja. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, KQZ, tashmë ka bërë të gjitha përgatitjet që të zhvillohet procesi i votimit. Ky mekanizëm ka certifikuar listat votuese dhe të partive politike, si dhe ka përcaktuar edhe qendrat e votimit në të gjithë Kosovën dhe jashtë saj. Procesi teknik ka përfunduar Sipas KQZ-së, për zgjedhjet e 28 dhjetorit garojnë 22 subjekte politike, prej tyre janë…

Read More

Enti Rregullator i Energjisë ka miratuar një vendim të ri që forcon detyrimet e subjekteve të licencuara në prodhimin e energjisë elektrike, duke vendosur një afat të unifikuar për raportimin e informacionit mbi sigurimin e aseteve dhe të jetës dhe shëndetit të punonjësve. Vendimi përcakton se të gjithë prodhuesit e licencuar të energjisë elektrike do të duhet të raportojnë pranë ERE-s, deri më 31 janar të çdo viti, informacionin që lidhet me përmbushjen e detyrimeve për sigurimin, sipas kushteve të licencës dhe kontratave për ndërtimin, shfrytëzimin dhe administrimin e centraleve gjeneruese. Sipas arsyetimit të vendimit, detyrimi për sigurimin e aseteve…

Read More

Bullgaria do të prezantojë euron më 1 janar 2026, duke e bërë atë anëtaren e 21-të të Eurozonës. Anëtarësimi në bashkimin monetar përfaqëson një moment të rëndësishëm për vendin e Evropës Lindore, i cili u bashkua me Bashkimin Evropian në vitin 2007. Anëtarësimi i Bullgarisë lë vetëm gjashtë nga 27 vendet e BE-së jashtë zonës së euros: Suedinë, Poloninë, Republikën Çeke, Hungarinë, Rumaninë dhe Danimarkën. Euro “nuk është vetëm një monedhë, por një zgjedhje strategjike” që forcon pozicionin e Bullgarisë në Evropë, tha Kryeministri bullgar Rosen Zheljazkov në një konferencë në kryeqytetin bullgar Sofje në nëntor. Në të njëjtin aktivitet,…

Read More

Pavarësisht shtrëngimit të ndjeshëm të politikave të imigracionit nga qeveria e koalicionit të CDU/CDU dhe Socialdemokratëve në Berlin,  këtë vit janë lëshuar më shumë se 100.000 viza për bashkim familjar. Kjo sipas shifrave nga Ministria e Jashtme, të raportuara së fundmi. Sipas të dhënave nga Ministria e Jashtme, 101.756 viza u dhanë deri në fund të nëntorit për pesë kombësitë me më shumë aplikime. Më së shumti vizat u dhanë për turqit (14.907) dhe sirianët (13.148), të ndjekur nga qytetarë nga India (9.286), Kosova (7.143) dhe Shqipëria (4.426). E drejta për bashkimin familjar në Gjermani përgjithësisht vlen vetëm për familjen bazë,…

Read More

Një urim i pazakontë fundviti ka qarkulluar në mjediset e biznesit dhe rrjetet sociale, ku sipërmarrësi Nikollaq Neranxi zgjedh ironinë për të përshkruar realitetin e të bërit biznes në Shqipëri. Në një mesazh që ndërthur humorin me revoltën, Neranxi e përshkruan vitin 2025 si një vit shumë të suksesshëm për bizneset Neranxi, por njëkohësisht si një vit ku “fitimi” mbetet vetëm simbolik. Sipas tij, pas një viti pune intensive, me produkte cilësore, burime njerëzore të angazhuara dhe rezultate të prekshme në kulinarinë shqiptare, momenti i festës vjen… por festa rezulton e cunguar. Fitimi, i krahasuar me një ëmbëlsirë, ndahet në…

Read More