Author: gazetar_1

Shoqëria e sigurimit Atlantik e mbyll vitin 2025 duke u pozicionuar si kompania me vlerën dhe numrin më të ulët të dëmeve pezull në tregun shqiptar të sigurimeve jo-jetë, sipas të dhënave zyrtare statistikore për periudhën janar–nëntor 2025, të raportuara nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare. Referuar tabelës së dëmeve pezull nga shoqëritë e sigurimit të jo-jetës, Atlantik rezulton me vetëm 372 praktika pezull, me një vlerë totale prej 68.4 milionë lekësh, duke përfaqësuar vetëm 0.85% të totalit. Ky nivel është ndjeshëm më i ulët krahasuar me të gjitha shoqëritë e tjera të tregut, si në aspektin e numrit të çështjeve,…

Read More

Shqipëria mbetet ende larg standardeve europiane në financimin e kërkimit shkencor dhe zhvillimit. Sipas publikimit më të fundit të Institutit të Statistikave (INSTAT), për vitin 2024 fondet e alokuara nga buxheti i shtetit për aktivitetet e Kërkimit Shkencor dhe Zhvillimit (GBARD) përbënin vetëm 0,3% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, një nivel i ulët krahasuar me vendet e Bashkimit Europian dhe objektivat afatgjata të integrimit. Ky botim shënon publikimin e parë zyrtar të statistikave kombëtare mbi fondet buxhetore për K&Zh, të përpunuara sipas standardeve të Manualit Frascati 2015 të OECD-së, duke vendosur një bazë të re transparence dhe krahasueshmërie ndërkombëtare për…

Read More

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, AKSK, ka lëshuar një paralajmërim publik për rritjen e rasteve të sulmeve phishing në aplikacionin WhatsApp, ku qytetarët po përballen me mesazhe dhe linqe mashtruese që synojnë marrjen e kontrollit të llogarive të tyre. Sipas AKSK-së, sulmuesit dërgojnë mesazhe që duken zyrtare dhe kërkojnë kode verifikimi, ose i drejtojnë përdoruesit drejt faqeve të rreme të autorizimit, duke rrezikuar sigurinë e të dhënave personale. Autoritetet u bëjnë thirrje përdoruesve të tregojnë kujdes të shtuar dhe të ndjekin këto masa sigurie: Të mos klikojnë në linqe të dyshimta Të mos ndajnë asnjë kod verifikimi, edhe kur mesazhi…

Read More

Policia e Tiranës ka publikuar planin e masave në kuadër të protestës së opozitës. Protestë e cila do të nisë në orën 18:00. Në njoftimin e bërë, policia bën me dije se nga ora 15:00 deri në përfundim të protestës do të bllokohen lëvizjen në në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi afër Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, si dhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”. Policia paralajmëron se mund të ketë kufizime dhe në akse të tjera.  Njoftimi i policisë: Tiranë/Në bazë dhe në zbatimit të ligjit “Për tubimet”, Policia…

Read More

Nga Prof. Asoc. Dr. Selami Xhepa* Bankat moderne, që nisën të paktën me familjen Medici në Firence dhe bankat gjenoveze e veneciane, që në shekujt 14 dhe 15, janë simbolizuar me ndërtesat më moderne dhe që zbukuronin qytetet, kudo ku ato vendoseshin. Edhe sot ndërtesat, ku janë vendosur dhe kryejnë aktivitet bankat e mëdha, vazhojnë të jenë simbolet arkitekturore të qyteteve europiane dhe botërore. Zhvillimet teknologjike nisën t’ i ndihmojnë bankat, që të përsosnin modelet e tyre të biznesit, të rrisnin eficiencën e tyre operacionale, duke ofruar shërbime më të mira dhe më të lira për klientët, duke rritur njëherësh…

Read More

Të huajt dhe shtetasit e tjerë jo-rezidentë kanë investuar rreth 1.2 miliardë euro në Shqipëri. Sipas të dhënave të Bankës Qendrore, investimet e huaja direkte u rritën me 4.4% krahasuar me periudhën janar-shtator të 2024. Tremujori i tretë i këtij viti ka shënuar një rekord historik prej 449 milionë eurosh investime të huaja, duke u rritur me 12.8% llogaritur me tremujorin paraardhës. Pasuritë e paluajtshme vijojnë të jenë sektori më tërheqës për të huajt. Megjithatë, surpriza qëndron në tregtinë me shumicë dhe pakicë, riparimi i automjeteve dhe motorçikletave, sektor me një kapërcim investimesh nga 30 milionë euro në tremujorin e…

Read More

Operatori i Sistemit të Transmetimit ka hapur dy procedura prokurimi për investime në rrjetin e energjisë elektrike, që synojnë fuqizimin e linjave 110 kV dhe rritjen e sigurisë së furnizimit në disa zona të vendit. Vlera totale e dy tenderëve i kalon 1 miliard lekë. Tenderi i parë i referohet ndërtimit të linjës së re dopio qark 110 kV Sharrë–Selitë. Objekti i punimeve përfshin ndërtimin e trakteve të reja 110 kV në të dy nënstacionet, ndërtimin e linjës së re dopio qark pjesërisht ajrore dhe pjesërisht kabllore, si dhe realizimin e punimeve civile të nevojshme për integrimin e trakteve të…

Read More

Kosova mbetet një partner i rëndësishëm i Shqipërisë edhe kur vjen çështja tek investimet. Të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë tregojnë se shteti shqiptar kryeson gjatë tremujorit të tretë me 90 milionë euro të klasifikuara si investime të huaja direkte, duke zbritur kështu nga froni Italinë që shënoi volumin më të madh të investimeve në tremujorin e dytë. Kjo tregon se Kosova nuk është vetëm një partner kyç tregtar, krahas shumë lidhjeve dhe bashkëpunimeve të tjera që ekzistojnë midis dy shteteve, por edhe një shtet që investon shuma të konsiderueshme parash në sektorë të ndryshëm të vendit.…

Read More

Samsung Electronics njoftoi se do të shkëputet me guxim nga formati tradicional i ekspozitave, duke prezantuar një paradigmë të re ekspozimi me The First Look at CES 2026, panairin më të madh në botë të elektronikës së konsumit, i cili do të mbahet në Las Vegas, Nevada, më 6–9 janar. Në kuadër të The First Look, kompania po kalon nga operimi i një stende publike brenda Las Vegas Convention Center (LVCC) në krijimin e një hapësire të pavarur ekspozimi në The Wynn Las Vegas. Aty, Samsung do të krijojë një përvojë unike, duke përdorur teknika të frymëzuara nga galeritë e…

Read More

Lara Colturi e mbyll vitin 2025 me një tjetër podium në një Kupë Bote në skitë alpine, i katërti për këtë sezon. Në garën e zhvilluar në Semmering të Austrisë, kampionia që përfaqëson Shqipërinë përfundoi në vend të tretë në slalom pas emrave të mëdhenj në këtë disiplinë, Mikaela Shiffrin dhe Camille Rast. Kështu, pas Levit në Finlandë, Gurgl në Austri dhe Maleve Copper në SHBA, Colturi mbylli një vit fantastik për të dhe skitë alpine shqiptare me një tjetër arritje në Semmering. Ky sukses nuk ishte vetëm rezultat i talentit dhe disiplinës personale, por edhe i një modeli mbështetjeje që…

Read More