Author: gazetar_1

Autoriteti i Konkurrencës është në fazën përmbyllëse të mbledhjes së të dhënave për çmimet e produkteve të shportës bazë gjatë periudhës tetor–nëntor–dhjetor, duke përfshirë të gjithë zinxhirin e furnizimit dhe tregtimit. Autoriteti i Konkurrencës ka njoftuar se procesi i grumbullimit të informacionit mbi çmimet e produkteve të shportës është drejt përfundimit dhe se në vijim do të realizohet një analizë e detajuar krahasuese, me qëllim identifikimin e çdo rritjeje të mundshme të pajustifikuar në treg. Sipas njoftimit zyrtar, monitorimi ka përfshirë të gjitha hallkat e zinxhirit ekonomik, nga prodhuesit dhe importuesit, te distributorët, tregtarët me shumicë dhe rrjetet e shitjes…

Read More

Në konferencën e fundvitit, kryeministri Edi Rama theksoi se ky vit ka qenë veçanërisht i suksesshëm për proceset në fushën e pronës, duke përmendur përmbylljen e 100% të skanimit të dokumentacionit dhe përparimin e digjitalizimit të 80% të kartelave të pronësisë. Rama paralajmëroi se deri në vitin 2026 do të përfundojë digjitalizimi i plotë i 4 milionë kartelave, duke krijuar një kadastër digjitale me shërbime më të shpejta dhe më cilësore, ndërsa regjistrimi fillestar i pronave pritet të përfundojë brenda qershorit të 2026-ës. “Deri në 2029-ën me qeverinë e PS me 83 mandate në Parlament! Sa i takon çështjes së…

Read More

Kryeministri Edi Rama, në konferencën e fundvitit, u pyet edhe për Aeroportin e Vlorës, i cili ka mbetur “peng” i konfliktit mes aksionerëve. Sipas kryeministrit, puna ka vazhduar për aeroportin pavarësisht konfliktit mes aksionerëve në kompaninë që po e ndërton. Ai tha se fjala për ta hapur sa më shpejt aeroportin nuk u mbajt, ndërsa shtoi se shpreson që të respektohet kontrata. “Për fat të keq ka pasur një konflikt brenda kompanisë, mes aksionerëve që kanë arsye dhe dinamikat e tyre. Por puna ka vazhduar dhe ne dëshirojmë shumë që të respektohet kontrata. Dëshiroja shumë që të respektohej fjala, sipas…

Read More

Kryeministri Edi Rama, në konferencën e fundvitit, theksoi se nga viti i ardhshëm, çdo biznes duhet të duhet që të ofrojë pagesa elektronike për qytetarët. Sipas tij, deri në muajin qershor të vitit që vjen, bizneset që operojnë në turizëm apo transport do të duhet të garantojë një formë alternative për të garantuar pagesat për qytetarët. “Kemi hapur një kapitull tjetër lidhur me nevojën për të ulur cash në ndërveprimet ekonomike të vendit dhe janë vendosur disa limite, por ajo që dua ta theksoj shumë fort është që deri në qershor, çdo biznes që operon në turizëm dhe transport, duhet…

Read More

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot nga konferenca e fundvitit me mediat se vitin e ardhshëm sektori i shëndetësisë do të zërë një vend të veçantë në buxhetin e shtetit dhe në planet e qeverisë. Ai vuri theksin kryesisht tek rritja e pagave për mjekët dhe infermierët, sikurse edhe kategorizimi i shpërblimeve për ta sipas punës. Rroga do të rritet në nivel kategorie për mjekë dhe infermierë, ku Rama tha se parashikohet një rritje me 135 euro në muaj. Po kështu ai tha se do të ketë një fond shtesë me 15 mln euro për Onkologjikun dhe sëmundjet kanceroze dhe do…

Read More

Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit me gazetarët foli për një rritje ekonomike pozitive. Ai u ndal tek rritja e pagave dhe pensioneve. Sipas kreut të qeverisë në tremujorin e fundit paga mesatare ka qenë 833 euro, ndërsa duke nisur nga janari 2026 paga minimale do të jetë 500 euro. Rama tha se rritja e pensioneve që nis në janar është përtej indeksimit. Sipas tij pensioni urban me vite të plota pune do të rritet me 18 mijë lekë të vjetra në muaj nga janari i 2026 dhe keshtu do te vazhdojë te dyfishohet, trefishohet, katërfishohet vit pas viti.…

Read More

Punonjësit e OTP Bank Albania kanë realizuar një nismë solidariteti në mbështetje të individëve dhe familjeve në vështirësi ekonomike, përmes dhurimit të pakove ushqimore të mbledhura gjatë periudhës tetor–dhjetor 2025. Nisma u zhvillua me angazhimin vullnetar të punonjësve të bankës në të gjithë rrjetin prej 49 degësh në Shqipëri, si dhe në zyrat qendrore në Tiranë. Si rezultat i këtij kontributi të përbashkët, u grumbulluan gjithsej 3,150 kilogramë ushqime, të cilat do të shpërndahen në komunitete të ndryshme në nevojë përmes organizatës “Food Bank Albania”. Sipas bankës, donacionet janë për familje me vështirësi ekonomike, shtëpi strehimi dhe institucione të kujdesit…

Read More

Pas pesë ditësh pa ujë të pijshëm, defekti në tubacionin kryesor të furnizimit në Vlorë është riparuar pas mesnate. Rregullimi i tubit u përfundua rreth orës 4:00 të mëngjesit, moment kur nisi edhe furnizimi i depove të qytetit. Aktualisht, një pjesë e qytetit të Vlorës po furnizohet me ujë, ndërsa zonat e tjera pritet të marrin furnizim gradualisht gjatë orëve në vijim. Megjithatë, furnizimi nuk po realizohet me kapacitet të plotë, pasi pajisja e re e montuar po i nënshtrohet fazës së testimit për të garantuar funksionimin e sigurt dhe të qëndrueshëm të sistemit.

Read More

Të ardhurat e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK) nga qiradhënia e pasurive kanë shënuar një rritje të ndjeshme gjatë vitit 2025, duke reflektuar një përmirësim të dukshëm të eficiencës në administrimin dhe vënien në përdorim të këtyre pasurive. Sipas të dhënave zyrtare, në 11 muajt e parë të vitit 2025 (janar–nëntor), AAPSK ka realizuar rreth 199 milionë lekë të ardhura nga qiradhënia, kundrejt 143.5 milionë lekëve në të njëjtën periudhë të vitit 2024. Kjo përkthehet në një rritje absolute prej rreth 55.6 milionë lekësh, ose afro 39% më shumë në krahasim me një vit më…

Read More

Po qarkullon një fushatë mashtruese (phishing) në platformën “WhatsApp”, ku përdoruesit marrin mesazhe që paraqiten si kërkesa për votim për çmimin e parë të një burse falas. Mesazhet, të cilat mund të dërgohen nga kontakte të njohura, synojnë të mashtrojnë përdoruesit dhe të marrin kontrollin e llogarive të tyre, duke i drejtuar ata në faqe të rreme dhe duke kërkuar kode verifikimi që përdoren për të vjedhur llogaritë. Për të shmangur rënien pre e këtij mashtrimi, përdoruesve u rekomandohet: Të mos klikojnë në lidhje të dyshimta, pavarësisht se ato vijnë nga kontakte të njohura. Të mos japin kode verifikimi, fjalëkalime…

Read More