Author: gazetar_1
Këshilli i Ministrave miratoi sot mbështetjen financiare për vitin 2025, në masën 15 000 lekë për disa kategori të veçanta. Sipas vendimit të qeverisë familjet dhe individët, që trajtohen me ndihmë ekonomike sipas ligjit “Për asistencën sociale në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, përfshirë edhe ata që përfitojnë nga fondi shtesë mbi fondin e kushtëzuar për ndihmën ekonomike janë: Fëmijët pa kujdes prindëror, të vendosur në familje kujdestare; Personat me aftësi të kufizuara, sipas ligjit “Për asistencën sociale në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar; Individët përfitues të statusit, sipas ligjit “Statusit të invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik”, të ndryshuar; Individët përfitues…
Këshilli i Ministrave ka vendosur kompensimin e të ardhurave mujore për pensionistët, sipas niveleve të tyre të pensionit dhe kategorive të ndryshme. Masa do të hyjë në fuqi nga 1 janari 2026 dhe do të përballohet nga buxheti i shtetit. Sipas vendimit: Pensionistët me të ardhura deri në 40,000 lekë në muaj do të marrin deri në 1,800 lekë shtesë. Pensionistët me të ardhura deri në 22,000 lekë në muaj do të marrin deri në 800 lekë shtesë. Pensionistët me të ardhura deri në 18,000 lekë në muaj do të marrin deri në 1,000 lekë shtesë. Pensionistët me pension invaliditeti…
Administratori i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), Enea Karakaçi, deklaroi sot se janë marrë të gjitha masat për garantimin e furnizimit të pandërprerë me energji elektrike gjatë festave të fundvitit, përmes një plani të posaçëm masash në të gjithë vendin. Karakaçi theksoi se OSHEE e mbyll vitin 2025 me rezultate të mira financiare dhe teknike, duke vijuar uljen e humbjeve në rrjet me rreth 1%, ndërsa parashikohet që niveli i tyre të mbyllet në 16.9% në 2025 Sipas tij, kompania ka arritur nivele të larta arkëtimesh, në masën 100%, ndërkohë që parashikohet që viti 2025 të mbyllet me…
Shqipëria hedh një tjetër hap të rëndësishëm drejt integrimit të plotë në tregun digjital europian me projektligjin e ri për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 54/2024 “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë”. Projektligji, i hedhur për konsultim publik, synon përafrimin e mëtejshëm të kuadrit rregullator shqiptar me legjislacionin e Bashkimit Europian, veçanërisht me rregullat që lidhen me BEREC dhe roaming-un me BE-në, duke mundësuar uljen e paralajmëruar të tarifave gjatë vitit 2026. Në thelb, ndryshimet synojnë forcimin e rolit të AKEP si autoritet rregullator në një treg gjithnjë e më ndërkufitar, si dhe krijimin e bazës ligjore…
Shqiptarët vijojnë të mbajnë një nivel të lartë kursimesh në banka, edhe pse në muajin nëntor është shënuar një rënie e lehtë krahasuar me tetorin. Të dhënat e publikuara nga Banka e Shqipërisë tregojnë se depozitat e përfshira në paranë e gjerë zbritën në rreth 1.45 trilionë lekë në nëntor, nga 1.46 trilionë lekë që ishin një muaj më parë. Ky zhvillim pasqyron kryesisht luhatje mujore në depozitat në valutë, ndërsa kursimet në monedhën kombëtare kanë vijuar të rriten. Depozitat në lekë u shtuan në 690.7 miliardë lekë në nëntor, nga 687.9 miliardë lekë në tetor, duke treguar një orientim…
OSHEE po hedh një hap të ri drejt dixhitalizimit të operacioneve, duke përdorur Inteligjencën Artificiale si mjet mbështetës për analizën dhe menaxhimin e proceseve të përditshme. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka hapur një tender për ngritjendhe zbatimin e një platforme të integruar IA, me një fond limit prej 98.65 milionë lekësh. Projekti parashikon krijimin e një “motori inteligjent analitik” që do të përpunojë në mënyrë të vazhdueshme të dhënat e sistemeve operative të OSHEE-së. Platforma do të shërbejë për automatizimin e analizave në procese kritike, si matjet e energjisë, menaxhimi i rrjetit, mirëmbajtja, ndërprerjet dhe ngarkesat, duke synuar…
Është shkarkuar nga detyra kreu i Ujësjellës-Kanalizimeve Tiranë, Skerdi Drenova, pas problemeve të shumta dhe të përsëritura me furnizimin me ujë të pijshëm në kryeqytet. Vendimi është marrë pas ankesave të vazhdueshme të qytetarëve, të cilët prej muajsh raportojnë mungesë serioze të ujit në banesat e tyre. Problematika është thelluar me kalimin e kohës dhe, sipas qytetarëve, nuk ka pësuar përmirësim as gjatë periudhës së dimrit, ndonëse në vend ka pasur reshje të shumta shiu. Kjo ka ngritur pikëpyetje të forta, sidomos duke marrë parasysh faktin se liqeni i Bovillës, burimi kryesor i furnizimit me ujë për Tiranën, ka qenë…
Autoriteti i Konkurrencës është në fazën përmbyllëse të mbledhjes së të dhënave për çmimet e produkteve të shportës bazë gjatë periudhës tetor–nëntor–dhjetor, duke përfshirë të gjithë zinxhirin e furnizimit dhe tregtimit. Autoriteti i Konkurrencës ka njoftuar se procesi i grumbullimit të informacionit mbi çmimet e produkteve të shportës është drejt përfundimit dhe se në vijim do të realizohet një analizë e detajuar krahasuese, me qëllim identifikimin e çdo rritjeje të mundshme të pajustifikuar në treg. Sipas njoftimit zyrtar, monitorimi ka përfshirë të gjitha hallkat e zinxhirit ekonomik, nga prodhuesit dhe importuesit, te distributorët, tregtarët me shumicë dhe rrjetet e shitjes…
Në konferencën e fundvitit, kryeministri Edi Rama theksoi se ky vit ka qenë veçanërisht i suksesshëm për proceset në fushën e pronës, duke përmendur përmbylljen e 100% të skanimit të dokumentacionit dhe përparimin e digjitalizimit të 80% të kartelave të pronësisë. Rama paralajmëroi se deri në vitin 2026 do të përfundojë digjitalizimi i plotë i 4 milionë kartelave, duke krijuar një kadastër digjitale me shërbime më të shpejta dhe më cilësore, ndërsa regjistrimi fillestar i pronave pritet të përfundojë brenda qershorit të 2026-ës. “Deri në 2029-ën me qeverinë e PS me 83 mandate në Parlament! Sa i takon çështjes së…
Kryeministri Edi Rama, në konferencën e fundvitit, u pyet edhe për Aeroportin e Vlorës, i cili ka mbetur “peng” i konfliktit mes aksionerëve. Sipas kryeministrit, puna ka vazhduar për aeroportin pavarësisht konfliktit mes aksionerëve në kompaninë që po e ndërton. Ai tha se fjala për ta hapur sa më shpejt aeroportin nuk u mbajt, ndërsa shtoi se shpreson që të respektohet kontrata. “Për fat të keq ka pasur një konflikt brenda kompanisë, mes aksionerëve që kanë arsye dhe dinamikat e tyre. Por puna ka vazhduar dhe ne dëshirojmë shumë që të respektohet kontrata. Dëshiroja shumë që të respektohej fjala, sipas…
