Author: gazetar_1

Për herë të parë këtë vit do të aplikohet zbritje tatimore për tatimpaguesit me fëmijë në ngarkim nën 18 vjeç. Njërit nga çifti i prindërve që kanë fëmijë nën 18-vjeç do t’i zbriten 48 mijë lekë, nga tatimi e paguara mbi pagën gjatë këtij viti në momentin kur do të plotësojnë Deklaratën Individuale të të Ardhurave Personale e njohur si DIVA, me afat deri në 31 mars  2026. Në këtë mënyrë për çdo fëmijë nën 18 vjeç do të përfitohet një zbritje në vlerën e 48 mijë lekëve mbi bazën e tatueshme. “Në vitin 2026 do të zbatohet për herë…

Read More

Nga sot, 1 janar 2026, hyn në fuqi rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë, kjo si për sektorin publik, ashtu edhe për atë privat. Rritja e pagës minimale reflekton vijimësinë e politikave për rritjen graduale të të ardhurave dhe mbrojtjen e punëmarrësve. Në vitet e fundit, paga minimale ka ndjekur një trend të qëndrueshëm rritjeje, si përgjigje ndaj rritjes së kostos së jetesës dhe nevojës për forcimin e mirëqenies sociale. Nga 24 mijë lekë në vitin 2017, përmes rritjeve të vazhdueshme ndër vite, paga minimale arrin në 50 mijë lekë në vitin 2026, duke shënuar një përmirësim të…

Read More

Edhe pse është prezantuar publikisht si një ndryshim i rëndësishëm në politikat e mbështetjes së familjes dhe lindshmërisë, skema e re e bonusit të bebes nuk është miratuar ende dhe nuk ka nisur të zbatohet. Nisma është bërë e njohur gjatë fushatës elektorale të vitit 2025, kur Kryeministri Edi Rama deklaroi më 7 maj se, duke nisur nga viti i ardhshëm, mbështetja financiare për nënat dhe familjet nuk do të ishte më një pagesë e vetme në maternitet, por një ndihmë mujore e shpërndarë në vite, në varësi të numrit të fëmijëve. Pas gjashtë vitesh zbatimi të skemës aktuale të…

Read More

Edhe pse u hodh për konsultim publik që në fund të korrikut 2025 dhe u prezantua si një nga nismat më të rëndësishme për menaxhimin e riskut nga fatkeqësitë natyrore, projektligji për sigurimin e detyrueshëm nga tërmetet nuk ka avancuar më tej dhe mbetet ende i papërfshirë në agjendën e miratimeve ligjore. Kjo ndodh pavarësisht deklaratave publike të Ministrit të Financave, i cili në një intervistë televizive gjatë vitit 2025 u shpreh se ligji do të miratohej brenda këtij viti. Projektligji, i nxjerrë për konsultim publik nga Ministria e Financave në fund të korrikut, synonte krijimin e një skeme të…

Read More

Edhe pse u deklarua se do të hynte në fuqi nga 1 janari 2026, procesi i rivlerësimit të pasurive të paluajtshme me tatimin e reduktuar 5% nuk ka nisur ende dhe mbetet e paqartë se kur do të bëhet funksional. Shkak për këtë situatë është bërë mosdekretimi i ligjit nga Presidenti i Republikës, si dhe, për rrjedhojë, mungesa e akteve nënligjore dhe e udhëzimit të përbashkët nga Ministria e Financave dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës. Në ditët e fundit të vitit 2025, Shoqata Kombëtare e Ndërmjetësve të Pasurive të Paluajtshme të Shqipërisë (NAREA) i është drejtuar zyrtarisht Presidentit të Republikës,…

Read More

Nga Joniada Koçi 2025… Ti nuk më kurseve. E nise me tronditje, me frikë e pasiguri. Me një lajm që më përmbysi çdo qetësi, që më bëri të njoh peshën e ankthit dhe të shpresës në të njëjtën frymë. Net pa gjumë, ditë të gjata, zemra që rrinte pezull mes lutjeve dhe frikës së pashprehur. Në mes të gjithë kësaj stuhie, u drodh edhe ajo – nëna ime. Sikur dhimbja për të birin t’ia kishte rënduar shpirtin më shumë sesa trupi mund ta përballonte. U përpoqa ta shpëtoj, t’i jap forcë, ta mbaj gjallë… por nuk munda. Dhe me të,…

Read More

Nga EKOFIN.al Viti 2025 po mbyllet si një nga vitet më intensive dhe të mbushur me zhvillime për ekonominë shqiptare dhe për bizneset në përgjithësi. Ishte një vit që testoi qëndrueshmërinë e tregjeve, të politikave publike dhe të vetë shoqërisë sonë përballë ndryshimeve të shpejta, pritshmërive të larta dhe një konteksti ndërkombëtar ende të paqëndrueshëm. Nga njëra anë, ekonomia shqiptare arriti të ruajë ritme të qëndrueshme rritjeje, të mbështetura kryesisht nga konsumi, turizmi, ndërtimi dhe shërbimet. Nga ana tjetër, viti 2025 nxori në pah edhe kufizimet strukturore që vazhdojnë të frenojnë zhvillimin afatgjatë: produktivitet të ulët, varësi nga sektorë ciklikë,…

Read More

Euro e mbyll vitin 2025 me një rritje të lehtë ndaj lekut, duke u këmbyer në ditën e fundit të dhjetorit në nivelin e 96.77 lekëve, sipas kursit zyrtar të publikuar nga Banka e Shqipërisë. Krahasuar me ditët e fundit të vitit, monedha europiane shënon një forcim modest, por ky zhvillim nuk mjafton për të përmbysur prirjen dominuese të gjithë vitit, gjatë të cilit euro ka qenë nën presion të vazhdueshëm zhvlerësues. Gjatë 2025-s, euro ka reflektuar një dobësim të ndjeshëm në raport me lekun, i nxitur nga një kombinim faktorësh strukturorë dhe sezonalë. Flukset e larta valutore nga turizmi,…

Read More

Ministria e Infrastrukturës regjistroi në Qendrën Kombëtare të Biznesit kompaninë shtetërore, e cila do të ofrojë shërbime të transportit publik. Përmes krijimit të kësaj kompanie, qeveria vendos të hyjë direkt në një sektor të rëndësishëm, i cili deri më sot ka qenë ekskluzivisht domain i kompanive private. E pagëzuar me emrin Mobal, kompania do të ketë si objekt operimin e shërbimit të transportit publik rrugor të udhëtarëve, përfshirë destinacionet turistike. Paralelisht kompania shtetërore do të ofrojë edhe transportin e nxënësve dhe mësuesve Por, Mobal nuk do të funksionojë vetëm si ofruese shërbimi, por do të ketë edhe shumë më tepër…

Read More

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, ka bërë me dije në ditën e fundit për këtë vit, se më shumë se 13 mijë familje do të përfitojnë kompensim financiar nga Agjencia e Trajtimit të Pronave. Deklaratën e tij zyrtare, e ka shpërndarë në rrjetet sociale edhe kryeministri i vendit, Edi Rama. “Me një fond prej rreth 1.4 miliard lekë, këto familje, përfitojnë drejtpërdrejt nga buxheti i alokuar nga qeveria shqiptare. Ky nuk është thjesht dhe vetëm një akt financiar dhe as vetëm përmbushja e detyrës sonë funksionale. Por është diçka me tepër, është një akt drejtësie. Është respekt për pronën, për…

Read More