Author: gazetar_1

Euro e ka nisur vitin 2026 nën presion në tregun valutor shqiptar, duke reflektuar vijimin e tendencës dobësuese që e shoqëroi edhe përgjatë një pjese të vitit 2025. Në ditët e para të janarit, monedha europiane po këmbehet rreth nivelit 96.64 lekë, një kurs dukshëm më i ulët krahasuar me mesataret historike dhe me pritshmëritë e disa muajve më parë, duke konfirmuar forcën e lekut në nisje të vitit të ri. Sipas të dhënave zyrtare të kursit të këmbimit, euro ka regjistruar një rënie të lehtë ditore, duke reflektuar një kombinim faktorësh sezonalë dhe strukturorë. Fillimi i vitit shoqërohet tradicionalisht…

Read More

Treguesi i Ndjesisë Ekonomike shënoi rënie me 0.4 pikë në muajin dhjetor, duke e mbyllur kështu 2025 me pesimizëm. Sipas vrojtimit të kryer nga Banka e Shqipërisë, ndikimi kryesor në rënien mujore të TNE-së ka ardhur nga sektorët e shërbimeve dhe të industrisë, ndërsa tregtia dhe besimi i konsumatorit kanë mbetur pothuajse të pandryshuar. Në të kundërt, sektori i ndërtimit ka shënuar një rritje të ndjeshme të besimit, duke u konfirmuar si sektori më optimist i momentit. Besimi në industri u dobësua lehtë gjatë dhjetorit, i ndikuar kryesisht nga pritjet më të ulëta për porositë nga eksportet. Pavarësisht kësaj rënieje…

Read More

Lidl Shqipëri po vijon procesin e hapjes së vendeve të reja të punës, duke konfirmuar angazhimin e saj për rritje të qëndrueshme, forcim të strukturave të brendshme dhe investim në burime njerëzore cilësore. Së fundmi, kompania ka shpallur një tjetër mundësi punësimi, këtë herë për pozicionin përgjegjës i administratës qëndrore, Central Administration Officer – Admin, Reporting and Documentation, në bashkëpunim me EPPC Albania, partnerin e saj zyrtar për proceset e rekrutimit. Ky rol vjen në kuadër të forcimit të funksioneve qendrore administrative të Lidl Shqipëri, duke reflektuar nevojën për koordinim më të mirë, eficiencë më të lartë operacionale dhe standarde…

Read More

Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK) e ka nisur vitin 2026 me vijimin e një praktike tashmë të konsoliduar në veprimtarinë e saj: vënien e pasurive të sekuestruara në funksion të interesit publik, institucioneve shtetërore dhe shoqërisë civile. Në këtë kuadër, Kryeadministratorja e AAPSK, Risena Xhaja, zhvilloi një vizitë pune në një spital privat, i cili ndodhet në proces hetimi nga Prokuroria e Tiranës dhe mbi pasurinë e të cilit është vendosur masë sekuestroje preventive. Me miratimin e prokurorit të çështjes, AAPSK ka ndërmarrë veprimet për identifikimin dhe shpërndarjen e pajisjeve mjekësore që ndodhen në…

Read More

Me mbylljen e vitit 2025, Shqipëria thyen rekordin e një viti më parë, duke kapërcyer shifrën e 12 milionë vizitorëve me pasaportë të huaj. Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja e cilësoi sot këtë shifër një rezultat që konfirmon konsolidimin e vendit si një destinacion turistik gjithëvjetor. Gonxhja tha se “Shqipëria ka interes të qëndrueshëm përtej sezonit veror dhe me oferta të larmishme në turizëm kulturor, natyror, kulinar, sportiv dhe jo vetëm, duke forcuar pozicionin e saj në hartën ndërkombëtare të turizmit”. Shqipëria është shndërruar në një ofertë turistike të turizmit gjithëvjetor, me atraksione të të gjitha llojeve.…

Read More

Çmimet e metaleve të çmuara janë rritur ndjeshëm në tregjet ndërkombëtare, pas kapjes së presidentit venezuelian Nicolás Maduro nga Shtetet e Bashkuara, një zhvillim që ka rritur shqetësimet e investitorëve për rreziqet gjeopolitike. Në tregtimin e mëngjesit të së hënës në Azi, ari u rrit me rreth 1.8%, duke u tregtuar në nivelin 4,408 dollarë për ons, ndërsa argjendi shënoi një rritje prej afro 3.5%. Investitorët po orientohen drejt aseteve të njohura si “strehë të sigurta”. Ndërkohë, çmimet e naftës bruto mbetën relativisht të qëndrueshme, ndërsa bursat në rajonin Azi-Paqësor shënuan kryesisht rritje. Ari dhe argjendi kishin arritur nivele rekord…

Read More

Të dhënat krahasimore për periudhën 2021–2025 tregojnë një rritje të ndjeshme të volumit të veprimtarisë së Autoritetit të Konkurrencës, por edhe një zhvendosje të qartë të fokusit institucional nga procedurat hetimore drejt vendimmarrjes administrative, kontrollit të përqendrimeve dhe monitorimeve të tregut. Numri i vendimeve me gjobë ka ndjekur një trajektore rritëse, veçanërisht në dy vitet e fundit. Pas një stabiliteti relativ në vitet 2021–2022 dhe një rënieje në 2023, viti 2024 shënon një dyfishim të rasteve me sanksione, ndërsa 2025 regjistron nivelin më të lartë të pesë viteve të fundit. Ky trend sugjeron një qasje më të fortë ndëshkuese dhe…

Read More

Nga data 1 janar 2026 kanë hyrë në fuqi ndryshimet në ligjin “Për procedurat tatimore”, që synojnë rritjen e efikasitetit në mbledhjen e të ardhurave, lehtësimin e përmbushjes së detyrimeve nga tatimpaguesit dhe forcimin e luftës kundër informalitetit. Ekofin.al liston më poshtë në mënyrë të përmbledhur të gjitha ndryshimet. 1. Digjitalizimi i plotë i komunikimit me tatimpaguesit Një nga risitë më të rëndësishme është kalimi i plotë në komunikim elektronik midis administratës tatimore dhe tatimpaguesve, duke zëvendësuar shërbimin postar tradicional. Të gjitha aktet administrative do të nënshkruhen elektronikisht dhe do t’u dërgohen tatimpaguesve në mënyrë digjitale, çka redukton kostot, përshpejton…

Read More

Rritja e pagës minimale nga 40 mijë në 50 mijë lekë, e cila hyri në fuqi më 1 janar 2026, shoqërohet gjithashtu me një efekt të drejtpërdrejtë negativ për të gjithë të punësuarit me paga bruto mbi 176 mijë lekë në muaj. Ndryshe nga perceptimi i përgjithshëm se rritja e pagës minimale prek vetëm shtresat me të ardhura të ulëta, ndryshimi paralel i pagës maksimale për efekt kontributesh nga 176,416 lekë në 186,416 lekë do të përkthehet në një “ulje të pagës neto” për të gjithë ata që paguhen mbi këtë prag. Konkretisht, nga janari 2026, çdo i punësuar me…

Read More

Për herë të parë këtë vit do të aplikohet zbritje tatimore për tatimpaguesit me fëmijë në ngarkim nën 18 vjeç. Njërit nga çifti i prindërve që kanë fëmijë nën 18-vjeç do t’i zbriten 48 mijë lekë, nga tatimi e paguara mbi pagën gjatë këtij viti në momentin kur do të plotësojnë Deklaratën Individuale të të Ardhurave Personale e njohur si DIVA, me afat deri në 31 mars  2026. Në këtë mënyrë për çdo fëmijë nën 18 vjeç do të përfitohet një zbritje në vlerën e 48 mijë lekëve mbi bazën e tatueshme. “Në vitin 2026 do të zbatohet për herë…

Read More