Author: gazetar_1
Nga Altax Në Shqipëri, në fillim të vitit 2026, blerja e një apartamenti standard familjar në Tiranë, pra një banesë me 70–80 m² jo në zonat luksoze qendrore mbetet një sfidë e madhe financiare për shumicën e familjeve. Tregu i pasurive të paluajtshme është shkëputur plotësisht nga realiteti i të ardhurave, duke krijuar një hendek të thellë që e bën këtë blerje të paarritshme pa mbështetje të jashtëzakonshme. Një rrogë konsiderohet e përshtatshme kur pagesa mujore e kredisë hipotekare nuk tejkalon 30–35% të të ardhurave neto familjare, duke lënë hapësirë për shpenzimet bazë si ushqimi, energjia, transporti dhe mirëmbajtja. Ky…
Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë Shqipërinë që prej mbrëmjes së djeshme kanë shkaktuar një situatë të rënduar përmbytjesh në disa qytete të vendit, duke paralizuar qarkullimin, pezulluar mësimin dhe detyruar autoritetet të evakuojnë familje të tëra. Durrësi mbetet qyteti më i prekur nga moti i keq. Në qytetin bregdetar ka zona ku niveli i ujit arrin deri në 50 cm. Situata më problematike paraqitet në Spitallë, Nishtulla dhe ish-Kënetë (Durrësi i Ri). Rrugët mbeten pothuajse të pakalueshme në shumë lagje të qytetit dhe të braktisura. Mësimi është pezulluar në shkollat dhe Universitetin e Durrësit për shkak të situatës…
Iute Group njofton hyrjen në tregun e Ukrainës, por do ta bëjë këtë ndryshe nga vendet e tjera ku operon, duke krijuar aty direkt një bankë digjitale. Vendimi i Iute Group për të hyrë në tregun bankar të Ukrainës përmes ndërtimit nga e para të një banke plotësisht digjitale, nën një licencë të plotë bankare, nuk përfaqëson thjesht një zgjerim gjeografik. Ai është një sinjal i qartë i strategjisë së grupit për t’u transformuar gradualisht nga një ofrues financiar alternativ në një grup bankar digjital pan-evropian, me të njëjtin model operimi në të gjitha vendet ku është i pranishëm –…
Samsung Electronics organizoi një panel ekspertësh globalë me titullin “In Tech We Trust? Rethinking Security & Privacy in the AI Age”, si pjesë e serisë së tij Tech Forum në CES 2026. I mbajtur në The Wynn në Las Vegas, sesioni mblodhi ekspertë ndërkombëtarë të teknologjisë, kërkimit dhe etikës për të eksploruar mënyrën se si besimi është shndërruar në një nga faktorët më kritikë që përcaktojnë mënyrën se si njerëzit adoptojnë dhe ndërveprojnë me AI-në, teksa ajo integrohet gjithnjë e më natyrshëm në jetën e përditshme. Si ta bëjmë inteligjencën e padukshme të jetë e besueshme Ndërsa AI gjithnjë e më…
Konflikti i hapur mes aksionerëve të Vlora International Airport, biznesmenëve Behgjet Pacolli dhe Valon Ademi, i cili prej muajsh po zhvillohet në dyert e gjykatave me vendime të njëpasnjëshme dhe është shfaqur gjerësisht edhe në media, duket se tashmë po prodhon pasoja edhe në hapësirën informative në rrjetet sociale, duke krijuar konfuzion për publikun dhe tregun. Së fundmi, një faqe në Facebook që pretendon se përfaqëson Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës ka publikuar një njoftim ku thuhet se kompania ajrore zvicerane Chair Airline do të jetë transportuesi i parë që do të operojë nga ky aeroport, me fluturime direkte Zyrih–Vlorë duke…
Reshjet e dendura të orëve të fundit kanë vënë në vështirësi qytetin e Durrësit, duke përmbytur një sërë rrugësh kryesore dhe duke detyruar autoritetet arsimore të pezullojnë procesin mësimor në të gjitha institucionet arsimore. Sipas burimeve zyrtare nga ZVA Durrës, është marrë vendimi që mësimi të mos zhvillohet në shkollat publike dhe jopublike, si dhe në universitet, deri në normalizimin e situatës. Njoftimi u është përcjellë të gjitha institucioneve për të shmangur lëvizjet dhe rreziqet për nxënësit e studentët. Përmbytje të shumta janë regjistruar në zona të ndryshme të qytetit, ku uji ka bllokuar qarkullimin e këmbësorëve dhe mjeteve. Veçanërisht…
Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve në disa zona të vendit, veçanërisht në aksin interurban Tiranë–Durrës, ku në hyrje të qytetit bregdetar është krijuar prezencë e lartë e ujit në rrugë. Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, në zonën pranë karburantit në hyrje të Durrësit, uji ka mbuluar të dyja anët e lëvizjes, duke e bërë të pamundur qarkullimin normal të automjeteve. Për të shmangur trafikun e rënduar dhe rrezikun e aksidenteve, Policia Rrugore ka marrë masa për devijimin e lëvizjes së mjeteve. Automjetet që vijnë nga jugu në drejtim të Tiranës do të…
Lëvizje të mëdha tek kompanitë e shërbimeve publike. Pas ndryshimeve të detyruara në Korporatën Elektroenergjetike dhe Autoritetin Rrugor Shqiptar për shkak të arrestimit të drejtorëve, këtë fillimjave ndryshimet kanë prekur edhe sektorin e ujit. Kapitali mësoi se Belinda Balluku ka shkarkuar Flauers Shoshin nga kreu i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve duke e emëruar atë në krye të Ujësjellës Kanalizimeve të Tiranës. Shoshi zëvendëson në këtë post, ish drejtorin Skerdi Drenova, i cili u shkarkua në ditët e fundit të vitit të kaluar. Ndërkohë burime i thanë Kapitalit se në krye të AKUK është komanduar përkohësisht Elidjana Çelajn, e cila…
Operatori i Sistemit të Transmetimit ka shpallur hapjen e garës për zgjerimin e nënstacionit elektrik Tirana 1, një nga pikat më të rëndësishme të furnizimit me energji për kryeqytetin. Fondi limit i këtij projekti është rreth 293 milionë e 645 mijë lekë. Projekti parashikon vendosjen e një transformatori të ri 220/20 kilovolt me kapacitet 63 MVA, si dhe ndërtimin e seksionit të tretë 20 kV. Ky investim synon rritjen e sigurisë dhe kapaciteteve të furnizimit me energji elektrike për zonën e Tiranës. Sipas dokumentit në Agjencinë e Prokurimit Publik, në kuadër të punimeve do të shemben disa godina ekzistuese brenda…
Programi i strehimit social vijon të mbetet një nga shtyllat kryesore të politikave publike për mbështetjen e familjeve dhe individëve në nevojë, me synimin për të garantuar akses në strehim të përshtatshëm dhe të përballueshëm për shtresat që nuk arrijnë të përballojnë kostot e tregut të banesave. Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave, objektivi afatmesëm i këtij programi është që deri në vitin 2030 të sigurojë strehim për rreth 35 mijë individë dhe familje që kanë aplikuar për përfitim dhe ndodhen në vështirësi ekonomike. Programi parashikon një kombinim instrumentesh financiare dhe sociale, që synojnë jo vetëm sigurimin e…
