Author: gazetar_1

Mpiksja e gjakut, e njohur shkencërisht si tromb, është një reagim natyror dhe thelbësor i trupit për të ndaluar gjakderdhjen pas një dëmtimi dhe për të mbrojtur indet. Megjithatë, ky mekanizëm mbrojtës mund të kthehet në një rrezik serioz për shëndetin, madje edhe për jetën, kur trombi formohet pa një shkak të qartë, jashtë funksioneve normale fiziologjike. Në këto raste, mpiksja mund të bllokojë enët e gjakut dhe të shkaktojë komplikime të rënda. Rreziku i trombit shfaqet kur këto masa qelizash dhe proteinash në gjak nuk shpërbëhen siç duhet, duke penguar qarkullimin. Nëse një tromb formohet në një arterie, ai…

Read More

Proteinat që qarkullojnë në gjak po shndërrohen në një mjet kyç për të kuptuar më mirë sëmundjet kronike. Ndryshe nga gjenet, të cilat tregojnë rreziqe të trashëguara, proteinat ofrojnë informacion në kohë reale për proceset që ndodhin në organizëm, përfshirë mënyrën si trupi rregullon energjinë dhe zhvillon sëmundje si diabeti apo problemet kardiovaskulare, sipas “The Independent”. Një studim i ri, i botuar në revistën “Circulation: Genomic and Precision Medicine” ka analizuar lidhjen mes proteinave të gjakut dhe shëndetit të zemrës. Studiuesit shqyrtuan mbi 45 mijë mostra gjaku nga databaza britanike UK Biobank, duke matur nivelet e disa proteinave që ndikojnë…

Read More

Rreth katërqind pasagjerë të dy fluturimeve Wizzair, me destinacion Tiranën dhe që vinin nga Bolonja dhe Bergamo, janë ulur në orën 03:00 të datës 7 janar në aeroportin e Brindisit, për shkak të kushteve të këqija atmosferike në aeroportin shqiptar. Devijimi i detyruar emergjent ka shkaktuar protesta, të cilat janë përshkallëzuar gjithnjë e më shumë me kalimin e orëve pa marrë asnjë informacion, nga ana e një grupi të madh udhëtarësh. Sipas mediave italiane, këta pasagjerë kanë thyer portat (gate), kanë kapërcyer kordonët e sigurisë duke u futur në pistë. Një situatë me rrezik të lartë, e cila ka kërkuar…

Read More

Projektvendimi i Këshillit të Ministrave për miratimin e rregullores mbi procedurat e vlerësimit dhe shqyrtimit të investimeve të huaja direkte, i hedhur për konsultim publik, ka nxitur një reagim të strukturuar dhe kritik nga Dhoma Amerikane e Tregtisë. Dhoma vlerëson rëndësinë strategjike të mekanizmit të “screening”-ut për investimet që lidhen me infrastrukturën publike kritike, teknologjitë kritike, mallrat me përdorim të dyfishtë, furnizimin me inpute kritike, aksesin në informacion të ndjeshëm dhe lirinë e medias, por thekson se forma aktuale e aktit nuk përbën një bazë të mjaftueshme ligjore. Sipas AmCham, procesi i shqyrtimit të investimeve të huaja është kompleks dhe…

Read More

Afro 140 mijë të punësuar me të ardhura mujore bruto mbi 100 mijë lekë apo të ardhura vjetore mbi 1.2 milionë lekë, do të kenë detyrim për plotësimin  Deklaratës Individuale Vjetore e të Ardhurave (DIVA) brenda datës 31 Mars 2026. Ky detyrim lind për çdo individ, shtetas shqiptar ose i huaj, kur të ardhurat e tij vjetore bruto kalojnë shumën 1.2 milionë lekë nga të gjitha burimet. Këto burime përfshijnë paga dhe shpërblime nga marrëdhëniet e punësimit, dividendë, qira, shitje të pasurisë së paluajtshme, interesa bankare, fitime nga lojërat e fatit, të drejta intelektuale si licenca dhe të drejta ekskluzive,…

Read More

Situata hidrike në kaskadën e lumit Drin vijon të mbetet problematike, teksa reshjet e dendura të ditëve të fundit dhe parashikimet për vazhdimësi të tyre kanë rritur ndjeshëm prurjet ujore dhe, rrjedhimisht, edhe rrezikun potencial të përmbytjeve në zonat poshtë digave. Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) konfirmon se po operon në kushte të vështira hidrologjike, duke mbajtur nën monitorim të vazhdueshëm të gjithë kaskadën. Sipas të dhënave më të fundit zyrtare, prurjet natyrore kanë arritur në rreth 2300 m³/sekondë në Fierzë, 1150 m³/sekondë në Koman dhe 400 m³/sekondë në Vaun e Dejës, me një total prej rreth 3850 m³/sekondë në të…

Read More

Nga Ekofin Durrësi u përmbyt sërish. U përmbyt jo vetëm nga reshjet, por nga një realitet i përsëritur që qyteti duket se nuk po e kapërcen dot. Gjashtë vite pas tërmetit shkatërrues të vitit 2019, Durrësi rezulton përsëri qyteti me dëmet më të mëdha, ndërsa procesi i rindërtimit vazhdon të jetë i papërfunduar, i fragmentuar dhe larg pritshmërive që u krijuan në emër të “rikthimit më të fortë”. Pamjet e banorëve në kronikat e lajmeve janë bërë të zakonshme: familje që apelojnë për ndihmë, qytetarë që kërkojnë dëmshpërblim, biznese që flasin për humbje të mëdha financiare nga uji që u…

Read More

Dy ditë më parë, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare tentoi të shiste një sasi të madhe energjie për t’i paraprirë prurjeve të furishme nga reshjet dhe për të shmangur shkarkimet e ujit. Por tentativa dështoi, pasi asnjë kompani nuk pranoi të blinte energji. Pas dështimit të parë KESH ja u ofroi energjinë kompanive me çmimin thuajse falas prej 15 euro për megavat orë. Por sërish askush nuk pranoi të blinte asnjë kilovat energji. Arsyeja? Një taksë e re e vendosur nga bashkimi europian mbi karbonin dhe neglizhenca e qeverisë shqiptare për të marrë koefiçentët e karbonit nga BE, e kanë shndërruar energjinë…

Read More

Në fund të vitit që shkoi, punonjësit e Autoritetit të Mbikqyrjes së Lojërave të Fatit, AMLF, u alarmuan kur hasën në rrjete sociale reklama për kazino virtuale në Shqipëri. Reklamuesit përdornin emrat e tre kazinove të licesuara, shoqëruar me premtime për fitime të sigurta. AMLF kontaktoi menjëherë kazinotë me shkresa zyrtare se nuk ishin të licensuara për lojëra online, por të tre subjektet mohuan të ishin pas reklamave dhe u ankuan se emrat e tyre po keqpërdoreshin nga palë të treta. Hetimet zbuluan në fakt se faqet ishin mashtruese. AMFL raportoi te Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, AKEP, dhe…

Read More

Ligji për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme me tatim të reduktuar 5% është dekretuar sot nga Bajram Begaj, duke i dhënë fund një pasigurie ligjore që kishte pezulluar nisjen e procesit që prej fillimit të vitit 2026. Megjithatë, pavarësisht dekretimit, zbatimi praktik i rivlerësimit mbetet ende larg, ndërsa afati real në dispozicion të qytetarëve pritet të ngushtohet ndjeshëm. Sipas procedurës kushtetuese, dekreti i Presidentit duhet fillimisht të botohet në Fletoren Zyrtare. Vetëm pas këtij botimi nis edhe llogaritja e afatit ligjor prej 15 ditësh, pas të cilit ligji hyn zyrtarisht në fuqi. Kjo do të thotë se, edhe në skenarin…

Read More