Author: gazetar_1

Sipërmarrësi shqiptar Shpëtim Puca, prodhues i mjeteve “Made in Albania”, ka reaguar publikisht përmes një statusi në rrjetet sociale, duke shprehur zhgënjimin dhe revoltën e tij ndaj, sipas tij, neglizhencës së drejtuesve vendorë për të përdorur kapacitetet vendase në shërbim të qytetarëve në situatën aktuale që po kalon Shqipëria me përmbytjet dhe reshjet e dëborës. Në reagimin e tij, Puca thekson se nuk është i gatshëm të shesë mjetet “me zor” dhe as të presë në dyert e kryetarëve të bashkive për t’u lutur që ato të përdoren. Ai e konsideron këtë si një cenim të karakterit dhe dinjitetit personal,…

Read More

Rreth 2.5 milionë pasuri të paluajtshme të qytetarëve shqiptarë, do të nisin gradualisht që të regjistrohen në Kadastrën Fiskale, e cila tashmë është funksionale, për t’u bërë më tej subjekt i taksës së re të pronës. Sipas dokumentit të programit buxhetor afatmesëm 2026-2028, kostoja e regjistrimit llogaritet 25.7 milionë lekë, ose 10.2 lekë për çdo pasuri të regjistruar. Për projektin “ProTax Albania”, që synon zbatimin e taksës së pronës të bazuar në vlerën e tregut, në vitin 2026 parashikohen shpenzime prej 8.7 milionë lekësh. Në kuadër të këtij projekti, Ministria e Financave aktualisht ka ngritur Kadastrën Fiskale dhe ka hartuar…

Read More

Me hidhërim të thellë, mësohet ndarja nga jeta e Qemal Dishës, themelues, drejtues dhe një prej figurave më emblematike të industrisë së sigurimeve në Shqipëri. Qemal Disha nuk ishte thjesht një drejtues. Ai ishte një arkitekt vizioni, një mendje strategjike dhe një njeri që e pa sigurimin jo si produkt, por si kontratë besimi me shoqërinë. Në një kohë tranzicioni të thellë ekonomik dhe institucional, ai pati guximin të ndërtojë një model biznesi të bazuar mbi profesionalizëm, korrektësi dhe përgjegjësi afatgjatë. I lindur në vitin 1951 në Zerqan të Dibrës, Qemal Disha ndërtoi një profil të rrallë profesional, duke ndërthurur…

Read More

Siguruesit vlerësojnë se vendosja për herë të parë në praktikë e mekanizmit bonus-malus në sigurimin e detyrueshëm motorik pritet të reflektohet me një ndikim negativ në nivelin e të ardhurave nga primet gjatë vitit 2026, me një efekt të përllogaritur në rreth 5 milionë euro në totalin e primeve të shkruara bruto. Sipas përllogaritjeve, vetëm një pjesë e vogël e drejtuesve të mjeteve, rreth 3-4%, rezultojnë të përfshirë në aksidente me përgjegjësi gjatë një viti sigurimi, ndërkohë që shumica dërrmuese, afro 96%, nuk shkaktojnë dëme. Për këtë arsye, edhe pse një pjesë e vogël e drejtuesve me historik aksidentesh do…

Read More

Samsung Electronics, Partner Botëror Olimpik dhe Paralimpik, prezantoi sot formacionin e ri të atletëve të Team Samsung Galaxy për Lojërat Olimpike dhe Paralimpike Dimërore Milano Cortina 2026. Ekipi i ri bashkon 68 atletë nga 17 vende, duke përfaqësuar si sportet olimpike ashtu edhe ato paralimpike. Çdo anëtar i Team Samsung Galaxy është përzgjedhur për rrugëtimin e tij personal, një rrugëtim që mishëron hapjen dhe gjithëpërfshirjen, brenda dhe jashtë fushës së garës. Duke sjellë mesazhin “Open always wins” në rrugëtimin drejt Milano Cortina 2026 Atletët do të ndajnë rrugëtimet e tyre drejt Lojërave Olimpike dhe Paralimpike Dimërore dhe do të ndihmojnë…

Read More

Mënyra se si një bashki shpërndan dhe realizon buxhetin e saj është tregues i qartë i prioriteteve të zhvillimit dhe i kapaciteteve reale për t’u përballur me problematikat urbane. Të dhënat e zbatimit të buxhetit të vitit 2024 për Bashkinë Durrës, të konsultuara nga ekofin.al, tregojnë një tablo kontradiktore: nga njëra anë rritje të qëndrueshme të të ardhurave, e nga ana tjetër një tkurrje të investimeve publike, pikërisht në një qytet që përballet gjithnjë e më shpesh me pasoja të rënda nga zhvillimi i pakontrolluar urban. Sipas shifrave zyrtare, pesha e investimeve në buxhetin e Bashkisë Durrës ka rënë me…

Read More

Një aksion i gjerë antikorrupsion ka tronditur Kosovën, ku Krimet Ekonomike të Policisë, nën drejtimin e Prokurorisë së Prizrenit, kanë arrestuar dhjetëra persona në disa qytete të vendit, nën dyshimet për keqpërdorim masiv financiar, falsifikim dokumentesh dhe abuzim me autorizimet në ekonomi. Operacioni, që shtrihet nga Prishtina në Prizren, Pejë, Ferizaj, Gjilan e më gjerë, ka në fokus mbi 40 persona. Në qendër të hetimit ndodhet ish-drejtori ekzekutiv i Byrosë Kosovare të Sigurimeve (BKS), Sami Mazreku, arrestuar për dyshime serioze për pagesa të pajustifikuara mbi 1 milion euro gjatë viteve 2022–2023. Sipas gazetës Sinjali disa nga të arrestuarit e tjerë:…

Read More

Prej tre ditësh, në shumë zona Shqipëria vijon të jetë e përmbytur për shkak të reshjeve të dendura të shiut, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes situata më problematike paraqitet në qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës, Fier, Berat dhe Gjirokastër, ndërsa në qarqe të tjera situata është nën monitorim ose pa rrezik. Në disa zona të Elbasanit si dhe në veri, shiu i ka lënë reshje dëborës, e cila ka shkaktuar vështirësi në qarkullim në shumë akse. Në Vlorë, niveli i Vjosës në Novoselë ka kaluar mbi 8 metra, janë evakuuar 13 familje pranë Urës së Mifolit dhe…

Read More

Moti i dimrit po mban në kthetrat e veta rajone të tëra në Europë. Në Holandë për të dytën ditë radhazi ka pasur anulime fluturimesh në aeroporte. Në Paris u ndërpre përkohësisht qarkullimi i autobusëve. Reshje të dendura bore dhe temperaturat me ngrica po shkaktojnë probleme në mbarë Europën. Në Holandë në aeroportin e Amsterdamit Schiphol u anuluan mbi 700 fluturime gjatë dy ditëve të fundit. Mbi 1.000 pasagjerëve u është dashur të kalojnë natën në aeroport duke fjetur në dyshekë palosës, sikurse njofton aeroporti në faqen e vet të internetit. Autoritetet e aeroportit parashikojnë, që moti dimëror me erëra…

Read More

Nga data 22 janar deri më 31 dhjetor 2026, të gjithë individët, të cilët kanë në pronësi  pasuri të paluajtshme, do të kenë mundësi që të bëjnë  rivlerësimin e kësaj pasurie me vlerën e tregut duke paguar një normë tatimore prej 5%. Ligji “Për rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme” është botuar në Fletoren Zyrare dhe hyn zyrtarisht në fuqi më 22 janar dhe nga kjo iniciativë pritet të përfitojnë drejtpërdrejt 500 mijë familje.  Referuar ligjit, kërkesat për rivlerësim të dorëzuara pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës për të cilat janë kryer pagesat e tatimit, por nuk kanë përfunduar procedurat administrative nga…

Read More