Author: gazetar_1

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka përmbyllur procesin e numërimit të votave të zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka përmbyllur procesin e numërimit të votave të zgjedhjeve të 28 dhjetorit. KQZ thotë se është e gatshme të shpallë rezultatet nëse nuk ka ankesa. “Me përfundimin e numërimit të këtyre fletëvotimeve, KQZ është e gatshme për të shpallur rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të parakohshme të mbajtura më 28 dhjetor. Por, sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, palët mund të parashtrojnë ndonjë ankesë në PZAP lidhur me administrimin e numërimit në QNR brenda 48…

Read More

Ditën e djeshme, emisioni “Shtylla” në KOSOVAPRESS, transmetoi një intervistë të CEO-s së SIGAL INSURANCE GROUP, z. Avni Ponari. Z. Avni Ponari u ndal te historiku i themelemit të SIGAL, duke filluar që nga ideja e emrit, që nga ditët e para të themelimit të biznesit e deri te zgjerimi gradual në tre shtete, Shqipëri, Kosovë dhe në Maqedoni të Veriut. Këtu gjeni intervistën e plotë, video në youtube të emisionit: CEO i SIGAL Insurance Group rrëfeu që kalimi në vitin 1992 në një kompani sigurimesh, si drejtues i departamentit të marinës në kompaninë shtetërore, ishte lidhja e tij e…

Read More

Pas disa ditësh pa arritur të finalizojë shitje energjie në treg, KESH sh.a. ka realizuar sot transaksionin e parë të shitjes së energjisë elektrike për vitin 2026. Shitja vjen në një moment të ndjeshëm për sistemin energjetik, kur për shkak të prurjeve të larta hidrike janë hapur portat e hidrocentraleve në Kaskadën e Drinit, për të shmangur rrezikun ndaj digave. Sipas njoftimit zyrtar, në kuadër të procedurës së shitjes për periudhën 10–11 janar 2026, KESH arriti të shesë gjithsej 18,944 MWh energji elektrike, me një çmim mesatar prej 57.64 euro/MWh. Kjo shënon një zhvillim të rëndësishëm, duke qenë se është…

Read More

Indeksi i Çmimeve të Konsumit (IÇK) në muajin dhjetor 2025 arriti në 120,9, duke shënuar një rritje vjetore prej 2,3% krahasuar me dhjetorin e vitit të kaluar. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, inflacioni vjetor rezulton lehtësisht më i lartë se një vit më parë, kur norma ishte 2,1%, ndërsa ndryshimi mujor i çmimeve për dhjetorin, krahasuar me nëntorin 2025, ishte 0,7%. Në terma mesatarë vjetorë, rritja e çmimeve të konsumit për gjithë vitin 2025 u stabilizua në nivelin 2,2%, i njëjtë me mesataren e regjistruar edhe në vitin 2024, duke reflektuar një ecuri relativisht të kontrolluar të inflacionit…

Read More

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se deri tani në rang vendi regjistrohen 1587 banesa në praninë e uji, ndërsa janë evakuuar 339 persona dhe 51 familje. Në mbledhjen e Komiteti Ndërministror i Emergjencave Civile, kryeministri Rama bëri një përditësim të situatës së krijuar nga moti shumë i keq i ditëve të fundit, si pasojë e nivelit tejet të lartë të reshjeve të shiut. “Aktualisht në gjithë vendin janë ulur sasitë e reshjeve të matura, përjashtuar Durrësin ku janë regjistruar 41 mm shi. Një punonjës i bashkisë së Durrësit është gjendur i mbytur. Deri tani janë numëruar në rang…

Read More

Muaji dhjetor, si mbyllje e vitit 2025, konfirmoi një volum të lartë aktiviteti administrativ dhe digjital në Qendra Kombëtare e Biznesit, duke reflektuar një vit me kërkesë të qëndrueshme për shërbimet e regjistrimit, licencimit dhe asistencës ndaj bizneseve. Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga QKB, vetëm gjatë dhjetorit janë kryer 9,986 aplikime online, një tregues që nënvizon konsolidimin e platformave digjitale si kanali kryesor i ndërveprimit mes biznesit dhe administratës. Në të njëjtën periudhë janë regjistruar 1,380 biznese të reja, çka e pozicionon muajin e fundit të vitit si një muaj aktiv edhe në aspektin e sipërmarrjes së re,…

Read More

Sipërmarrësi shqiptar Shpëtim Puca, prodhues i mjeteve “Made in Albania”, ka reaguar publikisht përmes një statusi në rrjetet sociale, duke shprehur zhgënjimin dhe revoltën e tij ndaj, sipas tij, neglizhencës së drejtuesve vendorë për të përdorur kapacitetet vendase në shërbim të qytetarëve në situatën aktuale që po kalon Shqipëria me përmbytjet dhe reshjet e dëborës. Në reagimin e tij, Puca thekson se nuk është i gatshëm të shesë mjetet “me zor” dhe as të presë në dyert e kryetarëve të bashkive për t’u lutur që ato të përdoren. Ai e konsideron këtë si një cenim të karakterit dhe dinjitetit personal,…

Read More

Rreth 2.5 milionë pasuri të paluajtshme të qytetarëve shqiptarë, do të nisin gradualisht që të regjistrohen në Kadastrën Fiskale, e cila tashmë është funksionale, për t’u bërë më tej subjekt i taksës së re të pronës. Sipas dokumentit të programit buxhetor afatmesëm 2026-2028, kostoja e regjistrimit llogaritet 25.7 milionë lekë, ose 10.2 lekë për çdo pasuri të regjistruar. Për projektin “ProTax Albania”, që synon zbatimin e taksës së pronës të bazuar në vlerën e tregut, në vitin 2026 parashikohen shpenzime prej 8.7 milionë lekësh. Në kuadër të këtij projekti, Ministria e Financave aktualisht ka ngritur Kadastrën Fiskale dhe ka hartuar…

Read More

Me hidhërim të thellë, mësohet ndarja nga jeta e Qemal Dishës, themelues, drejtues dhe një prej figurave më emblematike të industrisë së sigurimeve në Shqipëri. Qemal Disha nuk ishte thjesht një drejtues. Ai ishte një arkitekt vizioni, një mendje strategjike dhe një njeri që e pa sigurimin jo si produkt, por si kontratë besimi me shoqërinë. Në një kohë tranzicioni të thellë ekonomik dhe institucional, ai pati guximin të ndërtojë një model biznesi të bazuar mbi profesionalizëm, korrektësi dhe përgjegjësi afatgjatë. I lindur në vitin 1951 në Zerqan të Dibrës, Qemal Disha ndërtoi një profil të rrallë profesional, duke ndërthurur…

Read More

Siguruesit vlerësojnë se vendosja për herë të parë në praktikë e mekanizmit bonus-malus në sigurimin e detyrueshëm motorik pritet të reflektohet me një ndikim negativ në nivelin e të ardhurave nga primet gjatë vitit 2026, me një efekt të përllogaritur në rreth 5 milionë euro në totalin e primeve të shkruara bruto. Sipas përllogaritjeve, vetëm një pjesë e vogël e drejtuesve të mjeteve, rreth 3-4%, rezultojnë të përfshirë në aksidente me përgjegjësi gjatë një viti sigurimi, ndërkohë që shumica dërrmuese, afro 96%, nuk shkaktojnë dëme. Për këtë arsye, edhe pse një pjesë e vogël e drejtuesve me historik aksidentesh do…

Read More