Author: gazetar_1

Gati 2,5 miliardë dollarë llogaritet dëmi i përmbytjeve në tre dekada, e megjithatë askush nga përfaqësuesit e institucioneve që janë të angazhuara me mirëmbajtjen e sistemit hidrik në Shqipëri, vlerësimin e riskut para dhe gjatë emergjencave nuk ka dhënë llogari para drejtësisë dhe as është gjetur fajtor. Fatura e dëmit ekonomik bëhet publike nga një raport i detajuar i Kontrollit të Lartë të Shtetit, që ka kaluar në lupë përgjegjësitë në nivel qendror dhe të pushtetit lokal duke nisur nga ministria e bujqësisë deri tek ndërmarrjet që administrojnë argjinaturat, sistemin kullues dhe kanalizimet. Gjetjet janë bërë publike nga Kontrolli i…

Read More

Situata e shkaktuar nga moti i keq në vend po shkon gradualisht drejt normalizimit, megjithatë temperaturat e ulëta, reshjet e borës, rrëshqitjet e dherave dhe prurjet e larta të lumenjve vijojnë të krijojnë problematika në disa zona, kryesisht rurale dhe malore. Autoritetet lokale dhe strukturat e emergjencave civile mbeten në terren dhe në gatishmëri të plotë. Qarku Gjirokastër Në qarkun e Gjirokastrës moti paraqitet i kthjellët, por me rënie të ndjeshme të temperaturave. Rruga e Qafës së Çajupit vijon të jetë e bllokuar, ndërsa puna për hapjen e saj do të vazhdojë edhe sot nga kontraktori dhe UK Gjirokastër. Bashkia…

Read More

Nga Adi Darsi Qemal Disha, themeluesi dhe drejtuesi i të parës kompani publike të sigurimeve në Shqipëri, INSIG, e ripërsëriti veten edhe një herë më 1999, me krijimin e të parës kompani private të sigurimeve SIGMA. Në vitet në vijim, zoti Disha parapriu hapjen e tregut shqiptar të sigurimeve në rajon dhe pak vite më vonë edhe futjen e investimeve të huaja në këtë treg. CV – Kush ishte Qemal Disha Lindi në Dibër më 25.02.1952. Në vitin 1968 mbaroi Teknikumin Ekonomik në Tiranë. Në vitin 1974 përfundoi studimet në Fakultetin e Ekonomisë në UT, dega financë. Në vitet 1970–1979…

Read More

Kriza politike që përfshiu Kosovën gjatë vitit 2025 ka penalizuar buxhetin e shtetit, përveç pasojave që ka shkaktuar për familjet dhe bizneset. Qeveria e Kosovës nuk ka mundur të përfitojë rreth asnjë këst nga fondi prej 882 milionë eurove, në formën e granteve dhe kredive të buta, si pjesë e planit të rritjes së Bashkimit Europian. Gjithashtu, Kosova nuk përfitoi edhe rreth 120 milionë euro të tjera nga tre marrëveshje me Shoqatën Ndërkombëtare për Zhvillim të Bankës Botërore. Këto marrëveshje dështuan të miratohen në seancën e mbajtur më 19 nëntor të vitit të kaluar. Në total, janë mbi 1 miliard…

Read More

Qytetarët shqiptarë mund të rinovojnë tashmë dokumentet e identifikimit në çdo zyrë të IdentiTek, pavarësisht vendbanimit apo njësisë ku janë të regjistruar në Gjendjen Civile. Ky ndryshim vjen pas një udhëzimi të ri, që liberalizon procedurat për riaplikimin e pasaportës biometrike dhe kartës së identitetit, si në procedurë standarde ashtu edhe të përshpejtuar. Sipas udhëzimit, të gjitha riaplikimet për dokumente identifikimi mund të kryhen pranë çdo zyre aplikimi IdentiTek në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, duke i dhënë fund kufizimit territorial që lidhej me vendbanimin. Ky lehtësim synon të rrisë aksesueshmërinë dhe fleksibilitetin e shërbimit për qytetarët, si…

Read More

Me urdhër të SPAK dhe me miratim të GJKKO, hetuesit e BKH po kryejnë kontrolle në ambiente dhe tek disa shtetas të dyshuar për përfshirje në afera korruptive. Ky kontroll po zhvillohet në kuadër të procedimit nr. 136 të vitit 2025, për dyshime mbi abuzimin e fondeve publike në projektet e infrastrukturës rrugore. Lista e kompanive dhe administratorëve/drejtuesve teknik të përfshirë në hetime: Pllumb Salillari, administrator Bledar Starova; Eduart Çohadari (Drejtues Teknik) 2.1.: 4 A-M (Shoqeria e perthithur “”Lissus-Al”“ sh.p.k) administrator Ardit Metaliaj; Iljan Metaliaj (Drejtues Teknik) 4 A-M shpk 2.1. ED KONSTRUKSION, administrator Çuman Sejdiaj 2.2. I.D.K-KONSTRUKSION ( ish…

Read More

Në disa akse rrugore të vendit ka pasur rënie gurësh, inerte dhe prezencë të ujit, për shkak të reshjeve të shiu gjatë natës. Përmes një njoftimi, Autoriteti Rrugor Shqiptar, thotë se ka problematika në disa akse rrugore. Në Qafë Dushk-Sevaster (km 10-11): qarkullimi po kryhet me një korsi për shkak të ngushtimit të rrugës, në Valare-Erind-Çajup (km 7+600) ka rrëshqitje aktive dhe aksi është  i bllokuar. ARRSH njofton se në aksin Korçë-Dardhë (km 9+00), ka pasur shkarje anësore e trupit të rrugës, ndërsa vijon të mbetet i bllokuar aksi Qukës Qafë-Plloçë. Në aksin Përmet-Tre Urat (Ura e Petranit), pati shkarje masive aktive…

Read More

Pas ceremonisë pompoze gjatë fushatës elektorale, ku Edi Rama njotoi se Aeroporti i Vlorës ishte pothuajse gati për të nisur fluturimet, ka rrjedhur shumë ujë. Ujë që ka përmbytur jo vetëm pistën e papërfunduar, por që rrezikon të fundosë të gjithë investimin, i cili tashmë është i bllokuar. Në pamje të parë, ky bllokim duket pasojë e një konflikti mes dy aksionerëve të shoqërisë koncensionare VIA (Vlora International Airport), që janë Mabco e Behgjet Pacollit dhe 2A Group e Valon Ademit. Ky i fundit pretendon se ka më shumë aksione në kompani se sa ato që janë të regjistruara zyrtarisht…

Read More

100 magazina të tregtarëve janë shkrumbuar. Mundi i shumë viteve iu dogj tregtarëve para syve, pas flakëve masive që përfshinë 2 magazinat e tregut të rrobave që ndodhen në lagjen 5 Maji në Tiranë. Një ditë pas flakëve të fuqishme, Report Tv u kthye sërish në vendngjarje dhe sjell pamje apokaliptike me dron. Gjithçka është e shkrumbuar dhe tregu i rrobave është kthyer në hi. Forcat zjarrfikëse u rikthyen sot sërish në zonë, pasi disa vatra u riaktivizuan dhe po punohet për të mbajtur në kontroll situatën. Shkak i zjarrit dyshohet të ketë qenë një shkëndijë elektrike. Report Tv ka siguruar…

Read More

Përveç vajzave nga 1 janari i këtij viti edhe djemtë e moshës 13 vjeç  po kryejnë vaksinën ndaj HPV-së, Virusi i Papilomës Njerëzor. Shefja e fushatës së vaksinimit pranë Institutit të Shëndetit Publik, Rovena Daja tha sot në një prononcim për mediet se “në total janë 35 750 djem e vajza të datëlindjes 2013 që do të vaksihonen, ku 18 661 janë djem. Vaksina është gjendje në ISHP dhe është shpërndarë në të gjitha qendrat shëndetësore për të vaksinuar të gjithë vajzat e djemtë në vazhdim”. Sipas saj, vaksinimi ndaj HPV është një investim për shëndetin e brezave të ardhshëm.…

Read More