Author: gazetar_1
Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, deklaroi sot se parku i energjisë së rinovueshme me erë në Tropojë, me kapacitet 600 MW, përbën një zhvillim tejet domethënës në rrugën drejt sovranitetit energjetik të vendit dhe një investim të rëndësishëm të kompanisë amerikane CWP. Në takimin për prezantimin e këtij projekti ishin të pranishëm Kryeministri Edi Rama, si edhe e ngarkuara me punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Nancy VanHorn. Gjatë fjalës së saj, Balluku theksoi se projekti mishëron vizionin e qeverisë shqiptare për zhvillimet energjetike dhe strategjinë afatgjatë për zhvillim të…
Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se më datë 13 dhe 14 Janar, rampa që të çon nga autostrada e Tiranës drejt Aeroportit të Rinasit, do të jetë e bllokuar në oraret e natës deri në mëngjes, për shkak të ndërtimit të mbikalimit të ri. Njoftimi i ARRSH: Për shkak të punimeve që po kryhen nga Autoriteti Rrugor Shqiptar për ndërtimin e mbikalimit të ri në Qafë Kashar, do të ketë bllokim të rampës në drejtimin Tiranë → Rinas, në intervalin: – Ora 20:00 – 06:00, për datat 13–14.01.2026. Në këto kushte, qarkullimi i mjeteve drejt Aeroportit të Rinasit do të realizohet…
Pas çdo ndryshimi të pronarit të mjetit do të kryhet kontroll teknik. Ndryshimet parashikohen në një udhëzim të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë që është publikuar në Fletoren Zyrtare, por që do të nisë zbatimin nga data 1 dhjetor 2026. Sipas tij, pavarësisht nga data e kontrollit të fundit teknik të mjetit, autoriteti kompetent përkatës mund të kërkojë nga ai që t’i nënshtrohet një kontrolli teknik para frekuencës përkatëse kur ka ndryshuar titullari i certifikatës së regjistrimit të automjetit. Po ashtu, ky kontroll mund të kërkohet edhe në rastet kur mjeti ka kryer 160 000 km. Paralelisht, udhëzimi përfshin edhe…
Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka miratuar dy programe model të Transparencës për autoritetet publike dhe njësitë e vetëqeverisjes vendore, në përmbushje të detyrimeve ligjore që rrjedhin nga ligji nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”, i ndryshuar. Programet model të Transparencës përbëjnë instrumente thelbësore të transparencës proaktive, duke garantuar aksesin e publikut në informacion dhe dokumentacion me karakter publik, reduktuar nevojën për paraqitjen e kërkesave individuale për informacion dhe rritur nivelin e llogaridhënies institucionale të autoriteteve publike. Vlerësimi i kuadrit ekzistues rregullator ka treguar se modelet e mëparshme kanë qenë…
Zyrtarisht nga ky janar hyri në fuqi sistemi bonus-malus, pra sigurimi i makinës do të varet nga sjellja individuale në timon. Për vitin e parë të aplikimit të këtij sistemi shoqata e siguruesve të Shqipërisë thotë se efekti do të jetë 4 milion euro. Sipas të dhënave rezulton se 96% e shoferëve kanë patur sjellje korrekte në 2025, pa dëme, ndërsa 4 % të tjerë do të preken nga shtrenjtimi i policës së sigurimit. E thënë ndryshe, nga 750 mijë kontrata sigurimi, TPL të prera në vitin që lamë pas, 30 mijë prej tyre janë nga shoferë që kanë kryer…
Më shumë se 1,5 milionë vizitorë vendas dhe të huaj vizituan sitet kulturore të Shqipërisë gjatë vitit 2025, duke shënuar një tjetër rekord për turizmin kulturor në vend. Shifrat u bënë publike nga Blendi Gonxhja, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, i cili theksoi se krahasuar me vitin 2023, numri i vizitorëve në këto site është rritur me 52%, ndërsa të ardhurat nga biletat janë rritur me rreth 78%. Kjo performancë reflekton jo vetëm rritjen e flukseve turistike drejt Shqipërisë, por edhe një orientim gjithnjë e më të madh të vizitorëve drejt trashëgimisë kulturore, monumenteve historike dhe parqeve arkeologjike, të…
Samsung hap CES 2026 Tech Forums duke mbledhur liderët e shtëpive inteligjente për një diskutim kyç në industrinë e teknologjisë Samsung Electronics organizoi panelin e parë të Tech Forum në CES 2026 në The Wynn, Las Vegas, duke bashkuar liderë të industrive të ndryshme për të diskutuar rëndësinë e ndërveprueshmërisë në shtëpitë inteligjente. Në sesionin me titull “When Everything Clicks: Si ekosistemet e hapura theksojnë ndikimin e AI”, ekspertët folën për mënyrën se si partneritetet ndër-industriale po transformojnë shtëpitë e lidhura në mjedise inteligjente, të ndjeshme, të sigurta dhe mbështetëse për jetën e njerëzve. Ekosistemet e hapura, si themeli i…
Kryeministri Edi Rama ishte këtë të hënë në prezantimin e projektit për parkun eolik të Tropojës. Rama tha se projekti është tepër i rëndësishëm edhe për prioritetin kryesor të Shqipërisë, integrimin në Bashkimin Europian. Kreu i qeverisë shtoi se projekti do të jetë realitet për 12 muaj. Rama nënvizoi se vendi ynë synon që të bëhet një shtet me pavarësi energjitike. “Më vjen shumë mirë që finalizojmë një përpjekje rreth 2-vjeçare, me kompaninë e mirënjohur amerikane, për gjithë procesin parapërgatitur, që shtë më i shkurtër se procesi i ndërtimit. Ne shpresojmë që gjithçka të shkojë siç duhet dhe për 12…
Gati 2,5 miliardë dollarë llogaritet dëmi i përmbytjeve në tre dekada, e megjithatë askush nga përfaqësuesit e institucioneve që janë të angazhuara me mirëmbajtjen e sistemit hidrik në Shqipëri, vlerësimin e riskut para dhe gjatë emergjencave nuk ka dhënë llogari para drejtësisë dhe as është gjetur fajtor. Fatura e dëmit ekonomik bëhet publike nga një raport i detajuar i Kontrollit të Lartë të Shtetit, që ka kaluar në lupë përgjegjësitë në nivel qendror dhe të pushtetit lokal duke nisur nga ministria e bujqësisë deri tek ndërmarrjet që administrojnë argjinaturat, sistemin kullues dhe kanalizimet. Gjetjet janë bërë publike nga Kontrolli i…
Situata e shkaktuar nga moti i keq në vend po shkon gradualisht drejt normalizimit, megjithatë temperaturat e ulëta, reshjet e borës, rrëshqitjet e dherave dhe prurjet e larta të lumenjve vijojnë të krijojnë problematika në disa zona, kryesisht rurale dhe malore. Autoritetet lokale dhe strukturat e emergjencave civile mbeten në terren dhe në gatishmëri të plotë. Qarku Gjirokastër Në qarkun e Gjirokastrës moti paraqitet i kthjellët, por me rënie të ndjeshme të temperaturave. Rruga e Qafës së Çajupit vijon të jetë e bllokuar, ndërsa puna për hapjen e saj do të vazhdojë edhe sot nga kontraktori dhe UK Gjirokastër. Bashkia…
