Author: gazetar_1

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Abu Dabi, ku po merr pjesë në Samitin e Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm, nën kujdesin e veçantë të Presidentit Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan. Në fjalën e tij në panel, Rama u shpreh se deri në fund të vitit 2028 Shqipëria do të jetë një vend Sovran dhe nuk do të blejë energji nga jashtë. “Jemi me fat sepse kemi burimet hidrike dhe jemi 100 % me energji të ripërtëritshme. Jemi te niveli më i lartë i renditjes. Mos harroni se burime ujore do të thotë se ne varemi nga humori i Allahut.…

Read More

Afati për dorëzimin e Deklaratës Vjetore të të Ardhurave (DIVA) për periudhën janar-dhjetor 2025 është 31 marsi i 2026-ës. Ministri i Financave, Petrit Malaj, bëri të ditur sot se kanë detyrim për të deklaruar të ardhurat personale vjetore për vitin 2025 individët me të ardhura vjetore mbi 1,2 milionë lekë nga të gjitha burimet. Po ashtu, detyrimi vlen edhe për individët që, për të paktën një muaj gjatë vitit 2025, kanë qenë të punësuar pranë më shumë se një punëdhënësi. Detyrim për të dorëzuar DIVA-n kanë gjithashtu edhe individët që kanë realizuar të ardhura mbi 50 mijë lekë, për të…

Read More

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, mori pjesë në punimet e Forumit të vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore (EQL), në Vjenë, Austri, duke prezantuar zhvillimet më të fundit ekonomike dhe financiare të Shqipërisë përpara një audience të përbërë nga përfaqësues të lartë institucionalë, ekspertë ekonomikë dhe drejtues të institucioneve financiare nga rajoni dhe më gjerë. Në fjalën e tij, Guvernatori Sejko theksoi se ekonomia shqiptare ka vijuar të shfaqë qëndrueshmëri dhe rritje të qëndrueshme, pavarësisht një mjedisi ndërkombëtar të karakterizuar nga pasiguri gjeopolitike, presione inflacioniste dhe politika monetare shtrënguese në tregjet kryesore. Sipas tij, një rol kyç në…

Read More

Qeveria ka miratuar krijimin e një shoqërie aksionare 100% shtetërore për ofrimin e shërbimeve të integruara të sterilizimit në sistemin publik shëndetësor, në një moment kur koncesioni ekzistues i sterilizimit vijon të jetë nën hetim penal nga SPAK dhe kur ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, ndodhet mes personave nën akuzë. Vendimi i Këshillit të Ministrave i marrë në fund të vitit të kaluar, datë 30 dhjetor 2025, që parashikon krijimin e shoqërisë aksionare “Operatori i Shërbimeve të Integruara të Sterilizimit” (OSHIS sh.a.), me kapital fillestar 200 milionë lekë, të financuar nga buxheti i vitit 2026 i Ministrisë së Shëndetësisë dhe…

Read More

Rritja e çmimeve mbetet një nga zhvillimet më të ndjeshme ekonomike për familjet dhe bizneset në Kosovë gjatë periudhës 2024–2025. Të dhënat më të fundit të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës tregojnë se energjia elektrike u shtrenjtua me 18,3% në vitin 2025 krahasuar me vitin 2024, një rritje që është reflektuar drejtpërdrejt në faturat mujore të familjeve, por edhe në kostot operative të bizneseve. Energjia, si input bazë pothuajse për çdo aktivitet ekonomik, ka një efekt zinxhir mbi çmimet e mallrave dhe shërbimeve, duke ushtruar presion të vazhdueshëm inflacionist. Paralelisht me energjinë, shporta ushqimore ka regjistruar rritje të…

Read More

Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve reagoi sot mbi projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 96/2016 ‘Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë’”, pjesë e paketës së ndryshimeve ligjore të reformës në drejtësi. Shoqata shpreh gatishmërinë për bashkëpunim me Kuvendin dhe institucionet e tjera në përmirësimin e kuadrit ligjor, por paralajmëron se çdo ndryshim duhet të respektojë parimet e shtetit të së drejtës, ndarjen dhe balancimin e pushteteve dhe pavarësinë e gjyqësorit. Sipas Shoqatës, neni 12 i projektligjit që parashikon konfirmimin e kryetarëve të gjykatave të shkallës së parë dhe të apelit deri në vitin 2028,…

Read More

Drejtoresha Ekzekutive e Durana Tech Park, Florenca Haxhi, pranon se aktualisht parku funksionon 100% në formë virtuale. I prezantuar si parku i parë teknologjik dhe shkencor në Shqipëri, operimi virtual në këtë fazë ngre pikëpyetje mbi ritmin real të zhvillimit të projektit dhe ndikimin e tij afatshkurtër në ekonominë e inovacionit. Përmes një interviste dhënë për Business Mag, Haxhi shprehet se kalimi në një model hibrid parashikohet vetëm pas përfundimit të infrastrukturës fizike, e cila ende mbetet në fazë ndërtimi. Sipas drejtueses së parkut ky model është frymëzuar nga praktikat ndërkombëtare dhe synon të shmangë investime fizike që nuk përputhen…

Read More

Një lajm i trishtë ka mbërritur këtë të martë, ku është ndarë nga jeta në moshën 49-vjeçare Sekretarja e Përgjithshme e Shoqatës Mikrofinanca Shqiptare, Brunilda Isaj. Lajmi për ndarjen e saj të parakohshme nga jeta është bërë i ditur nga miqtë dhe kolegët, të cilët kanë shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen në këto momente të vështira dhimbjeje. Humbja e Brunilda Isajt ka lënë një dhimbje të thellë te familjarët, miqtë dhe kolegët e saj, ndërsa dhimbja më e madhe mbetet për fëmijët e saj, të cilët humbën njeriun e tyre më të dashur. Ekofin.al i shpreh ngushëllime familjarëve…

Read More

Presidenti i Repuublikës, Bajram Begaj dekretoi sot ligjet e paketës fiskale të miratuara në Kuvend në muajin dhjetor. Begaj dekretoi shpalljen e ligjit nr. 79/2025, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar””. Ligji u miratua me 81 vota  pro, 3 kundër, 0 abstenim në Kuvend. Begaj dekretoi shpalljen e ligjit nr. 80/2025, “Për disa ndryshime në ligjin nr. 92/2014, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar””. Ligji u miratua me 80 vota pro, 25 kundër, 0 abstenim në Kuvend. Begaj dekretoi shpalljen…

Read More

Në strategjinë e saj afatmesme, Banka e Shqipërisë parashikon miratimin e një ligji të ri për sektorin bankar, i cili do të harmonizohet me legjislacionin e Bashkimit Evropian dhe standardet ndërkombëtare, duke forcuar qëndrueshmërinë e sistemit financiar. Banka publikoi strategjinë afatmesme për periudhën 2026-2028. Ligji synon të përmirësojë qeverisjen e bankave, mbikëqyrjen e bazuar në rrezik, menaxhimin e rreziqeve kibernetike dhe integrimin e faktorëve mjedisorë dhe ESG në proceset mbikëqyrëse. Ai është pjesë e një pakete masash që synon rritjen e rezistencës së sistemit financiar ndaj krizave dhe zhvillimeve të papritura ekonomike. Strategjia përfshin gjithashtu përmirësimin e transparencës së statistikave,…

Read More