Author: gazetar_1

Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka sqaruar se cilët qytetarë shqiptarë mund të vijojnë të udhëtojnë në drejtim të SHBA-ve dhe cilat kategori janë të ndaluara. Sipas njoftimit të ambasadës amerikane, shqiptarët që disponojnë vizë amerikane lejohet të udhëtojnë drejt SHBA-ve vetëm nëse kanë për qëllim  turizmin, pushimet, blerjet, takime biznesi apo vizite te miqtë e të afërmit. Ambasada thekson se nuk lejohet udhëtimi drejt SHBA-ve me qëllim lindjen e fëmijës, studimi për një diplomë apo me qëllim pune. Departamenti Amerikan i Shtetit ka marrë vendim për pezullimin e vizave të emigrantëve për 75 vende, ku mes tyre përfshihet edhe…

Read More

Në debatin publik mbi rritjen e kostos së jetesës, ushqimit, karburantit apo strehimit, një kategori pothuajse nuk përmendet fare, edhe pse ne e përdorim çdo sekondë, interneti. Në epokën dixhitale, celulari dhe interneti nuk janë thjesht nje aksesor i jetës moderne. Tashmë interneti është infrastruktura ku mbështeten bizneset, shkolla, shëndetësia, shërbimet qeveritare, pagesat, administrata publike dhe komunikimi ynë i përditshëm. Por a e vlerësojmë sa duhet internetin dhe përmirësimin e lidhjeve për të rritur shpejtësinë dhe cilësinë e tij? Nuk është rastësi që vendet me ekonomi të forta po investojnë agresivisht në rrjetet e tyre. Japonia psh raportoi në fund…

Read More

Qeveria ka hedhur në konsultim publik projektligjin e ri “Për donacionet dhe sponsorizimet”, i cili synon të vendosë një kuadër tërësisht të ri rregullator për mënyrën se si financohen veprimtaritë me interes publik në Shqipëri, duke adresuar boshllëqe të rëndësishme ligjore, rreziqe për korrupsion dhe mungesë transparence që kanë shoqëruar këtë fushë prej më shumë se tre dekadash. Projektligji parashikon rregulla të unifikuara për donacionet dhe sponsorizimet, duke shfuqizuar ligjin ekzistues të vitit 1994 dhe duke e përafruar këtë kuadër me angazhimet e Shqipërisë në procesin e integrimit evropian dhe objektivat e Strategjisë Ndërsektoriale Kundër Korrupsionit 2024–2030. Një nga risitë…

Read More

Forumi për Evropën Qendrore dhe Lindore, i organizuar nga Financial Times, u rikthye në Vjenë më 13 dhe 14 janar për edicionin e tij të 31-të, duke mbledhur ministra të financave, guvernatorë të bankave qendrore, banka lidere, korporata dhe investitorë globalë. Forumi shërben për të ndërlidhur aktorët kryesorë, për të shkëmbyer ide dhe për të formësuar drejtimin e financimit dhe investimeve në të gjithë rajonin e EQL-së. Në këtë platformë prestigjioze ndërkombëtare, Banka Kombëtare Tregtare organizoi për herë të gjashtë një panel të dedikuar për Shqipërinë. Këtë vit tema e diskutimit ishte“Anëtarësimi i Shqipërisë në BE: A është sistemi financiar…

Read More

Arredimi dhe rikualifikimi urban i superstradës Tiranë – Durrës, nga kthesa e Kamzës, deri në urën e Limuthit parashikohet të kushtojë rreth 1.4 mld lekë. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë gati tenderin që përfshin fazat I, II dhe III, ku aktualisht po punohet për zgjerimin e këtij aksi të rëndësishëm rrugor. Ndërkaq, brenda këtij muaji pritet të hapen për qarkullimin e automjeteve korsitë e reja që janë ndërtuar në segmentin që nis pas kthesës së Kamzës dhe përfundon te mbikalimi i Rinasit. Më hërët përfaqësues të ARRSH-së kanë deklaruar se kjo të varet shumë nga koha sepse një mot i…

Read More

Shpesh e anashkaluar në dietën tonë të përditshme, lakra jeshile është një ushqim jashtëzakonisht ushqyes që mund të ofrojë shumë përfitime për trupin tonë. Edhe pse duket shumë si sallatë jeshile, lakra jeshile është një perime me gjethe që i përket familjes kryqëzore (Brassicaceae). Falë profilit të tij ushqyes dhe shkathtësisë në kuzhinë, është një shtesë e shëndetshme dhe e shijshme për një dietë të ekuilibruar. Shikoni pse ia vlen ta hani më shpesh. Ka një profil të shkëlqyer ushqyes Edhe pse lakra ka pak kalori, ajo ka vlera ushqyese mbresëlënëse. Është një burim i shkëlqyer fibre, të cilat nxisin…

Read More

Një studim i ri i botuar në Nature Human Behaviour sugjeron që njerëzit që përjetojnë probleme me gjumin, siç është pagjumësia, kanë nivele më të larta ankthi. Që stresi lidhet me vështirësinë në gjumë, sigurisht që nuk është diçka e re, megjithatë, siç shpjegojnë ekspertët, stresi për gjumin mund ta përkeqësojë një problem të lehtë me gjumin. Cilësia ka rëndësi Ata që flinin më pak se gjashtë orë kishin mesatarisht 27% më shumë gjasa të kishin arteriosklerozë sesa ata që flinin shtatë deri në tetë orë, sipas studiuesve nga Qendra Kombëtare për Kërkime Kardiovaskulare në Madrid dhe Universiteti Tufts në…

Read More

Drejtoresha Ekzekutive e Autoritetit Shqiptar të Mbikëqyrjes Financiare (AMF), Adela Xhemali, mori pjesë në Forumin Rajonal Euromoney për Evropën Qendrore dhe Lindore, në Vjenë, një nga platformat më prestigjioze ndërkombëtare për financat dhe investimet në rajon. Në kuadër të këtij forumi, Xhemali ishte pjesë e panelit të diskutimit me temë “Anëtarësimi i Shqipërisë në BE: A është sistemi financiar gati?”, ku prezantoi progresin e Shqipërisë në përafrimin e sektorit financiar jo-bankar me standardet e Bashkimit Evropian. Gjatë diskutimeve të nivelit të lartë në Forumin e 31-të të Evropës Qendrore dhe Lindore, të organizuar nga Financial Times, Xhemali theksoi rolin gjithnjë…

Read More

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Abu Dabi, ku po merr pjesë në Samitin e Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm, nën kujdesin e veçantë të Presidentit Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan. Në fjalën e tij në panel, Rama u shpreh se deri në fund të vitit 2028 Shqipëria do të jetë një vend Sovran dhe nuk do të blejë energji nga jashtë. “Jemi me fat sepse kemi burimet hidrike dhe jemi 100 % me energji të ripërtëritshme. Jemi te niveli më i lartë i renditjes. Mos harroni se burime ujore do të thotë se ne varemi nga humori i Allahut.…

Read More

Afati për dorëzimin e Deklaratës Vjetore të të Ardhurave (DIVA) për periudhën janar-dhjetor 2025 është 31 marsi i 2026-ës. Ministri i Financave, Petrit Malaj, bëri të ditur sot se kanë detyrim për të deklaruar të ardhurat personale vjetore për vitin 2025 individët me të ardhura vjetore mbi 1,2 milionë lekë nga të gjitha burimet. Po ashtu, detyrimi vlen edhe për individët që, për të paktën një muaj gjatë vitit 2025, kanë qenë të punësuar pranë më shumë se një punëdhënësi. Detyrim për të dorëzuar DIVA-n kanë gjithashtu edhe individët që kanë realizuar të ardhura mbi 50 mijë lekë, për të…

Read More