Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Rregullat doganore: Ja si të shmangim gjobat dhe konfiskimet kur udhëtojmë

17:22 - Korrik 6, 2026

Intesa Sanpaolo zgjeron këshillimin financiar në Evropën Qendrore e Lindore dhe Egjipt

16:03 - Korrik 6, 2026

Demo: 65 milionë euro për investime në bashki, 30 milionë për emergjencat dhe transportin urban

15:21 - Korrik 6, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Demo: 65 milionë euro për investime në bashki, 30 milionë për emergjencat dhe transportin urban

15:21 - Korrik 6, 2026 Aktualitet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, deklaroi sot se qeveria po zbaton një paketë të gjerë masash financiare dhe reformash që synojnë rritjen e cilësisë së shërbimeve dhe zhvillimin e qëndrueshëm të territorit.

Gjatë një konference për shtyp mbi nismat, arritjet dhe sfidat e pushtetit vendor, Demo bëri të ditur se qeveria ka plan të qartë për mbështetjen e bashkive.

“Përmes Aktit Normativ u miratua një paketë financimi shtesë prej 65 milionë eurosh për bashkitë, që do të shkojë për investime në infrastrukturën lokale përmes programeve të ndryshme siç janë restaurimi i fasadave të ndryshme, rrugë rurale dhe asfaltim”, deklaroi ministri.

Demo cilësoi risi faktin që 30 milionë euro janë parashikuar për fuqizimin logjistik të bashkive, ku 20 milionë euro për emergjencat civile dhe 10 milionë euro për përmirësimin e transportit urban.

“20 milionë euro do të jenë të fokusuara në logjistikë sa u përket infrastrukturës së emergjencave mbrojtjes nga zjarret, përmbytjet. Ndërsa financim prej 10 milionë eurosh do të jetë i fokusuar në një program të ri për përmirësimin e transportit urban, i cili problematikat po i nxjerr më shumë në pah. Besoj do të jetë edhe përgjigje e ankesave që ne hasim nga qytetarët”, tha Demo.

“Do të krijojmë bashkëpunim me FSHZH dhe bashkitë për rritjen e cilësisë së shërbimeve dhe përgjigje më të shpejtë ndaj ankesave të qytetarëve,” tha Demo.

Ai shtoi se këtë javë do të prezantohet “Rilindja 2.0”, një qasje e re zhvillimore me fokus në transformimin e territorit, mbështetjen e start-up-eve, qendrat shëndetësore dhe zhvillimin e zonave industriale.

Demo theksoi gjithashtu se procesi i integrimit europian po ecën me ritme të shpejta, ndërsa kapitulli 22, që lidhet me fondet e kohezionit, pritet të avancojë në vijimësi me synim mbylljen e të gjithë kapitujve deri në fund të vitit 2027.

Ervin Demo tha sot se reforma në sektorin e ujësjellës-kanalizimeve kërkon përmirësim të mëtejshëm të menaxhimit administrativ dhe të burimeve në kompanitë e ujësjellësve në të gjithë territorin.

Ai deklaroi se nevojiten investime serioze për të garantuar furnizim cilësor me ujë të pijshëm, pavarësisht përmirësimeve të realizuara gjatë dekadës së fundit.

Sipas tij, mbi 10 bashki kanë shënuar përmirësim të ndjeshëm në furnizimin me ujë të pijshëm, ndërsa bashki të tjera po i afrohen këtij objektivi.

“Në bashkitë e mëdha, vijon nevoja për investime të konsiderueshme, të cilat mbajnë një peshë të rëndësishme në buxhet. Institucionet qendrore po bashkëpunojnë me bashkitë për të identifikuar ndërhyrjet e nevojshme dhe për të përmirësuar cilësinë e shërbimit në tërësi”, tha ai.

“Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë po shqyrton mundësitë për hartimin e një pakete të saktë ndërhyrjesh, e cila do të adresojë nevojat e zonave të ndryshme të vendit. Në kuadër të programit “Rilindja 2.0”, pritet të prezantohen projekte që synojnë t’i japin zgjidhje standardeve të furnizimit me ujë deri në vitin 2030”, vijoi Demo, ndërsa theksoi se reforma e ujit konsiderohet një nga shtyllat kryesore të këtij programi.

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor deklaroi sot se “Paketa e Maleve” është zgjeruar në 50 bashki të vendit, ndërsa procesi i zbatimit po ecën me ritme të qëndrueshme në nivel territori.

Ekofin Media
Ekofin Media
bashkitë ervin demo Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor uje
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Kredi me interes zero për punonjësit e shtetit, qeveria ndan 300 kuota për vitin 2026

14:40 - Korrik 6, 2026

Projektligji i ri: Konsulentët, avokatët dhe bizneset do të raportojnë skemat tatimore ndërkufitare

13:27 - Korrik 6, 2026

Ibrahimaj: Shqipëria po përgatit biznesin për Tregun Unik Europian

13:05 - Korrik 6, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Demo: 65 milionë euro për investime në bashki, 30 milionë për emergjencat dhe transportin urban

gazetar_115:21 - Korrik 6, 20260

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, deklaroi sot se qeveria po zbaton një…

Kredi me interes zero për punonjësit e shtetit, qeveria ndan 300 kuota për vitin 2026

14:40 - Korrik 6, 2026

Projektligji i ri: Konsulentët, avokatët dhe bizneset do të raportojnë skemat tatimore ndërkufitare

13:27 - Korrik 6, 2026

Ibrahimaj: Shqipëria po përgatit biznesin për Tregun Unik Europian

13:05 - Korrik 6, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

15:21 - Korrik 6, 2026

Demo: 65 milionë euro për investime në bashki, 30 milionë për emergjencat dhe transportin urban

14:40 - Korrik 6, 2026

Kredi me interes zero për punonjësit e shtetit, qeveria ndan 300 kuota për vitin 2026

13:27 - Korrik 6, 2026

Projektligji i ri: Konsulentët, avokatët dhe bizneset do të raportojnë skemat tatimore ndërkufitare

Rregullat doganore: Ja si të shmangim gjobat dhe konfiskimet kur udhëtojmë

17:22 - Korrik 6, 2026

Intesa Sanpaolo zgjeron këshillimin financiar në Evropën Qendrore e Lindore dhe Egjipt

16:03 - Korrik 6, 2026

Demo: 65 milionë euro për investime në bashki, 30 milionë për emergjencat dhe transportin urban

15:21 - Korrik 6, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter