Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Intesa Sanpaolo zgjeron këshillimin financiar në Evropën Qendrore e Lindore dhe Egjipt

16:03 - Korrik 6, 2026

Demo: 65 milionë euro për investime në bashki, 30 milionë për emergjencat dhe transportin urban

15:21 - Korrik 6, 2026

Kredi me interes zero për punonjësit e shtetit, qeveria ndan 300 kuota për vitin 2026

14:40 - Korrik 6, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Kredi me interes zero për punonjësit e shtetit, qeveria ndan 300 kuota për vitin 2026

14:40 - Korrik 6, 2026 Aktualitet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Botohet në Fletoren Zyrtare vendimi i qeverisë që ka miratuar kuotat e përgjithshme të kredive të reja të lehtësuara për punonjësit e administratës publike për vitin 2026.

Në total do të jepen 300 kredi për blerjen e banesave, me normë interesi 0%.

Numrin më të madh të kuotave e përfiton Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale me 100 kredi, e ndjekur nga Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Arsimit me nga 70 kredi secila. Ministria e Punëve të Brendshme përfiton 40 kredi, ndërsa 20 kredi janë rezervuar për Policinë e Burgjeve.

Përzgjedhja e përfituesve do të bëhet përmes një sistemi pikëzimi, ku vlerësohen kushtet e strehimit, gjendja familjare dhe sociale, vitet e punës në administratë, si dhe niveli i pagës. Prioritet do të kenë punonjësit që nuk disponojnë banesë në pronësi, ata që jetojnë në banesa të mbipopulluara, familjet e reja, si dhe punonjësit e prekur nga zhvendosja ose prishja e banesave për shkak të investimeve publike apo vendimeve gjyqësore.

Për punonjësit e arsimit, ndër kriteret prioritare përfshihen edhe mësuesit e emëruar në institucione arsimore larg vendbanimit, familjet ku të dy bashkëshortët janë të punësuar në sistemin arsimor, si dhe ata me kohë të gjatë pune në sektor.

Vendimi parashikon që përfituesit e përzgjedhur të marrin kredi të lehtësuar me interes 0%, ndërsa zbatimi i skemës do të ndiqet nga ministritë përkatëse. Kuotat janë të vlefshme për vitin 2026 dhe vendimi ka hyrë tashmë në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Ekofin Media
Ekofin Media
administrata kredia kuotat shëndetësia
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Demo: 65 milionë euro për investime në bashki, 30 milionë për emergjencat dhe transportin urban

15:21 - Korrik 6, 2026

Projektligji i ri: Konsulentët, avokatët dhe bizneset do të raportojnë skemat tatimore ndërkufitare

13:27 - Korrik 6, 2026

Ibrahimaj: Shqipëria po përgatit biznesin për Tregun Unik Europian

13:05 - Korrik 6, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Demo: 65 milionë euro për investime në bashki, 30 milionë për emergjencat dhe transportin urban

gazetar_115:21 - Korrik 6, 20260

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, deklaroi sot se qeveria po zbaton një…

Kredi me interes zero për punonjësit e shtetit, qeveria ndan 300 kuota për vitin 2026

14:40 - Korrik 6, 2026

Projektligji i ri: Konsulentët, avokatët dhe bizneset do të raportojnë skemat tatimore ndërkufitare

13:27 - Korrik 6, 2026

Ibrahimaj: Shqipëria po përgatit biznesin për Tregun Unik Europian

13:05 - Korrik 6, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

15:21 - Korrik 6, 2026

Demo: 65 milionë euro për investime në bashki, 30 milionë për emergjencat dhe transportin urban

14:40 - Korrik 6, 2026

Kredi me interes zero për punonjësit e shtetit, qeveria ndan 300 kuota për vitin 2026

13:27 - Korrik 6, 2026

Projektligji i ri: Konsulentët, avokatët dhe bizneset do të raportojnë skemat tatimore ndërkufitare

Intesa Sanpaolo zgjeron këshillimin financiar në Evropën Qendrore e Lindore dhe Egjipt

16:03 - Korrik 6, 2026

Demo: 65 milionë euro për investime në bashki, 30 milionë për emergjencat dhe transportin urban

15:21 - Korrik 6, 2026

Kredi me interes zero për punonjësit e shtetit, qeveria ndan 300 kuota për vitin 2026

14:40 - Korrik 6, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter