Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Ekskluzive/ Qeveria ndryshon për herë të parë Buxhetin 2026 me Akt Normativ

14:15 - Qershor 30, 2026

Concord Group realizon investimin e parë madhor jashtë vendit, blen resortin në Korfuz

13:33 - Qershor 30, 2026

Plan kursimi 695 milionë euro, British American Tobacco do të shkurtojë 5,500 vende pune

12:46 - Qershor 30, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Nga 1 korriku fermerët nisin aplikimet për kompensimin 10%, Tatimet publikojnë udhëzuesin

11:33 - Qershor 30, 2026 Biznes
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Nga 1 korriku, fermerët e regjistruar në Shqipëri do të mund të aplikojnë për përfitimin e kompensimit në masën 10% për produktet bujqësore të shitura, përmes një procedure tërësisht online në sistemin e-Tatime (eFiling). Për të lehtësuar procesin, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka publikuar një udhëzues praktik, ku shpjegohen kushtet, dokumentacioni dhe hapat që duhet të ndjekin aplikantët.

Sipas udhëzuesit, skema është e vlefshme vetëm për fermerët e regjistruar si prodhues bujqësorë pranë administratës tatimore, të cilët nuk janë pjesë e regjimit të TVSH-së dhe kanë status aktiv të aktivitetit. Kjo do të thotë se fermerët që janë të regjistruar për TVSH nuk mund të përfitojnë nga kjo skemë kompensimi.

Për të aplikuar, fermerët duhet të kenë kredencialet e hyrjes në eFiling, një llogari bankare të regjistruar në sistem dhe faturat e shitjeve, të cilat ngarkohen automatikisht nga sistemi sipas periudhës përkatëse.

Procedura zhvillohet në pesë hapa. Fillimisht fermeri hyn në llogarinë e tij në eFiling dhe verifikon që të dhënat e llogarisë bankare janë të plota. Më pas krijon një kërkesë të re duke zgjedhur opsionin “Kërkesë për rimbursim të fermerëve”. Në formular përzgjidhen faturat që do të përfshihen në kërkesë dhe llogaria bankare ku do të derdhet kompensimi. Sistemi llogarit automatikisht shumën totale të shitjeve dhe vlerën e kompensimit prej 10%, ndërsa në fund kërkesa dorëzohet elektronikisht.

Pas dorëzimit, kërkesa kalon për verifikim në Drejtorinë Rajonale Tatimore ku është i regjistruar fermeri. Administrata kryen kontrollin e të dhënave sipas kritereve ligjore, trajton procedurën dhe në fund njofton aplikantin nëse kërkesa është miratuar ose refuzuar. Statusi i aplikimit mund të ndiqet në çdo kohë në seksionin “Të dorëzuara” të portalit eFiling. Gjatë kohës që një kërkesë është në shqyrtim, fermeri nuk mund të paraqesë një kërkesë të re.

Tatimet paralajmërojnë gjithashtu për rastet që çojnë në bllokimin e aplikimit. Kërkesa nuk pranohet nëse fermeri është i regjistruar për TVSH, nuk ka status aktiv, aplikon jashtë afatit të përcaktuar, nuk përzgjedh faturat, nuk deklaron llogarinë bankare ose ka një kërkesë tjetër ende në proces. Për çdo paqartësi, fermerët mund t’i drejtohen Drejtorisë Rajonale të Tatimeve ku janë të regjistruar./ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
aplikimet fermerët kompensim korriku
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Ekskluzive/ Qeveria ndryshon për herë të parë Buxhetin 2026 me Akt Normativ

14:15 - Qershor 30, 2026

Concord Group realizon investimin e parë madhor jashtë vendit, blen resortin në Korfuz

13:33 - Qershor 30, 2026

Nis faza e dytë e aplikimeve për kreditë e buta në Tiranë, fituesit duhet të dorëzojnë dokumentacionin

11:43 - Qershor 30, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Ekskluzive/ Qeveria ndryshon për herë të parë Buxhetin 2026 me Akt Normativ

gazetar_114:15 - Qershor 30, 20260

Qeveria do të ndërhyjë sot për herë të parë këtë vit në Buxhetin e Shtetit…

Nis faza e dytë e aplikimeve për kreditë e buta në Tiranë, fituesit duhet të dorëzojnë dokumentacionin

11:43 - Qershor 30, 2026

Nga 1 korriku fermerët nisin aplikimet për kompensimin 10%, Tatimet publikojnë udhëzuesin

11:33 - Qershor 30, 2026

Tatimet hapin “dosjet” ndërkufitare, drafti në konsultim sjell rregulla të reja për bizneset

11:31 - Qershor 30, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

14:15 - Qershor 30, 2026

Ekskluzive/ Qeveria ndryshon për herë të parë Buxhetin 2026 me Akt Normativ

11:43 - Qershor 30, 2026

Nis faza e dytë e aplikimeve për kreditë e buta në Tiranë, fituesit duhet të dorëzojnë dokumentacionin

11:33 - Qershor 30, 2026

Nga 1 korriku fermerët nisin aplikimet për kompensimin 10%, Tatimet publikojnë udhëzuesin

Ekskluzive/ Qeveria ndryshon për herë të parë Buxhetin 2026 me Akt Normativ

14:15 - Qershor 30, 2026

Concord Group realizon investimin e parë madhor jashtë vendit, blen resortin në Korfuz

13:33 - Qershor 30, 2026

Plan kursimi 695 milionë euro, British American Tobacco do të shkurtojë 5,500 vende pune

12:46 - Qershor 30, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter