Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

iute Group zgjeron shërbimet, sjell ekspertizën më të mirë shëndetësore edhe në Shqipëri

11:15 - Qershor 15, 2026

Media franceze: Riviera dhe Alpet shqiptare, mes destinacioneve që po tërheqin vëmendjen

10:25 - Qershor 15, 2026

Ekspertët paralajmërojnë se rimëkëmbja e furnizimit me naftë dhe gaz do të jetë e ngadaltë

10:11 - Qershor 15, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Të ardhurat e tregut postar arritën në rreth 42 milionë euro në 2025

06:01 - Qershor 9, 2026 Biznes
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Tregu i shërbimeve postare në Shqipëri vijon të transformohet, me rritje të të ardhurave dhe zgjerim të shërbimeve ekspres, ndërsa segmenti tradicional postar po tkurret si pasojë e digjitalizimit.

Sipas të dhënave të raportit vjetor të AKEP, të raportuara nga operatorët postarë për vitin 2025, tregu postar ka gjeneruar rreth 4.1 miliardë lekë të ardhura, duke shënuar rritje të ndjeshme krahasuar me vitin 2024.

Peshën kryesore të tregut vijon ta mbajë Posta Shqiptare, me rreth 1.38 miliardë lekë të ardhura, ndërsa operatorët e tjerë postarë kanë gjeneruar së bashku rreth 2.71 miliardë lekë.

Raporti i AKEP evidenton se struktura e tregut për vitin 2025 mbetet e përqendruar tek disa operatorë kryesorë. Posta Shqiptare dominon me 33.7% të tregut, duke reflektuar rolin e saj si ofrues i shërbimit universal dhe shtrirjen e gjerë territoriale.

Ndër operatorët privatë, DHL International (Albania) ka zgjeruar ndjeshëm praninë në treg dhe për vitin 2025 zë 28.2% të të ardhurave totale, zhvillim që sipas raportit lidhet me rritjen e segmentit të shërbimeve ekspres dhe ndërkombëtare, si edhe me zgjerimin e tregtisë dhe logjistikës.

Operatorë të tjerë si Ultra C.E.P. mbajnë 7.6% të tregut, ndërsa United Transport (Uni Trans) zë 7.5%. Ndërkohë, Albanian Delivery Express sh.p.k. përfaqëson 5.2% të tregut postar. Pjesa e mbetur prej 17.8% i përket operatorëve më të vegjël.

AKEP vlerëson se kjo strukturë tregon një treg në fazë konsolidimi, ku operatorët me kapacitete më të mëdha dhe rrjete më të zhvilluara po rrisin gradualisht pjesën e tyre në treg.

Raporti evidenton gjithashtu ndryshime të forta në mënyrën e përdorimit të shërbimeve postare. Volumi i shërbimit universal postar ka rënë me rreth 10% në total gjatë vitit 2025, ndërsa posta brenda vendit dhe ajo ndërkombëtare kanë shënuar rënie respektivisht me rreth 10% dhe 19%.

Sipas AKEP, kjo tendencë lidhet drejtpërdrejt me digjitalizimin dhe zëvendësimin gradual të komunikimit tradicional fizik me format elektronike.

Në të kundërt, segmenti i shërbimeve ekspres ka vijuar të rritet. Raporti tregon se shërbimet ekspres janë zgjeruar me rreth 17% në total, ndërsa segmenti ndërkombëtar ka shënuar rritje deri në 32%.

AKEP thekson se kërkesa po zhvendoset drejt shërbimeve me kohë më të shpejtë dorëzimi dhe me vlerë më të lartë për njësi shërbimi, duke ndryshuar strukturën tradicionale të tregut postar.

Sipas raportit, edhe pse volumi i objekteve postare tradicionale është në rënie, të ardhurat po rriten falë shtimit të peshës së shërbimeve ekspres dhe pakove postare, të cilat kanë çmime më të larta dhe krijojnë më shumë vlerë të shtuar.

AKEP nënvizon se Posta Shqiptare ka shënuar një rënie të lehtë prej 1.85% të pjesës së tregut krahasuar me vitin 2024, megjithatë mbetet operatori me peshën më të madhe të të ardhurave në tregun postar shqiptar.

Raporti evidenton se shërbimi universal postar, i cili gjeneron pjesën më të madhe të të ardhurave të Postës Shqiptare, vijon të jetë në rënie, ndërsa shërbimet ekspres dhe ato jo-universale po rriten gradualisht.

Ndërkohë, operatorët privatë kanë zgjeruar ndjeshëm aktivitetin në segmentin e shërbimeve jo-universale dhe ekspres, duke rritur volumin e pakove postare, sidomos atyre të lidhura me tregtinë elektronike.

Ky zgjerim është shoqëruar me zhvillimin e rrjeteve të shpërndarjes, përmirësimin e kapaciteteve logjistike dhe rritjen e efikasitetit operacional, duke rritur aftësinë e tregut për të përballuar kërkesën në rritje për shërbime të shpejta dhe fleksibël.

Sa i përket investimeve, sipas raportit të AKEP, operatorët postarë investuan gjatë vitit 2025 rreth 326 milionë lekë në përmirësimin e infrastrukturës së shërbimeve postare, me një rritje prej rreth 9% krahasuar me vitin 2024.

Pjesa më e madhe e investimeve është realizuar nga Posta Shqiptare, e cila ka kryer rreth 30.7% të totalit të investimeve në treg./ekofin.al

 

 

Ekofin Media
Ekofin Media
akep investimet operatoret postare posta shqiptare të ardhurat
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

SHBA dhe Irani arrijnë marrëveshje për paqen, pritet rihapja e Hormuzit

08:44 - Qershor 15, 2026

Betonizimi i bregdetit mbush arkën e Himarës, të ardhurat nga taksa e infrastrukturës u rritën me 532% në 2025

06:02 - Qershor 15, 2026

Shpërdorimi i detyrës ishte vepra penale “më në modë” e zyrtarëve shtetërorë në 2025

05:58 - Qershor 15, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

SHBA dhe Irani arrijnë marrëveshje për paqen, pritet rihapja e Hormuzit

gazetar_108:44 - Qershor 15, 20260

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Irani kanë njoftuar arritjen e një marrëveshjeje kornizë për…

Betonizimi i bregdetit mbush arkën e Himarës, të ardhurat nga taksa e infrastrukturës u rritën me 532% në 2025

06:02 - Qershor 15, 2026

Shpërdorimi i detyrës ishte vepra penale “më në modë” e zyrtarëve shtetërorë në 2025

05:58 - Qershor 15, 2026

Edhe Italia si Shqipëria, miraton resortin luksoz në Sardenja në një zonë të mbrojtur

05:55 - Qershor 15, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

08:44 - Qershor 15, 2026

SHBA dhe Irani arrijnë marrëveshje për paqen, pritet rihapja e Hormuzit

06:02 - Qershor 15, 2026

Betonizimi i bregdetit mbush arkën e Himarës, të ardhurat nga taksa e infrastrukturës u rritën me 532% në 2025

05:58 - Qershor 15, 2026

Shpërdorimi i detyrës ishte vepra penale “më në modë” e zyrtarëve shtetërorë në 2025

iute Group zgjeron shërbimet, sjell ekspertizën më të mirë shëndetësore edhe në Shqipëri

11:15 - Qershor 15, 2026

Media franceze: Riviera dhe Alpet shqiptare, mes destinacioneve që po tërheqin vëmendjen

10:25 - Qershor 15, 2026

Ekspertët paralajmërojnë se rimëkëmbja e furnizimit me naftë dhe gaz do të jetë e ngadaltë

10:11 - Qershor 15, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter