Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Rriten procedimet penale për moslëshim kuponi dhe fshehje të ardhurash në 2025

06:08 - Qershor 9, 2026

Të ardhurat e tregut postar arritën në rreth 42 milionë euro në 2025

06:01 - Qershor 9, 2026

Ekspertët: Kostot e punës u rritën me 45% në 5 vite, bizneset nuk gjejnë punonjës

06:00 - Qershor 9, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Ekspertët: Kostot e punës u rritën me 45% në 5 vite, bizneset nuk gjejnë punonjës

06:00 - Qershor 9, 2026 Ekonomi
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Nga Mirilda Tili 

Rritja e pagës për punonjësit, pavarësisht se është kosto e shtuar për bizneset nuk është përkthyer në mirëqënie për të punësuarit. Ky është konkluzioni i ekspertëve të tregut të punës, përfaqësuesve të sipërmarjes dhe mbrojtjes së të punësuarve.

Një pagë që pesë vite më parë i kushtonte biznesit 100 mijë lekë, sot ka shkuar në rreth 145 mijë. Kostot e punës janë rritur deri në 45%, ndërsa kompanitë po përballen me mungesë punonjësish, rritje të pagës minimale, inflacion dhe çmime më të larta të lëndëve të para. Në shumë sektorë, sidomos në prodhim, manifakturë, turizëm dhe ndërtim, sipërmarrjet paralajmërojnë se po humbasin terren përballë konkurrencës rajonale, ndërsa vetë punonjësit thonë se rritja e pagave nuk po përkthehet automatikisht në më shumë mirëqenie.

Florian Zekja nga Proexport Albania thotë për ekofin.al se bizneset prodhuese dhe eksportuese kanë përjetuar një rritje të fortë të kostove të punës gjatë gjashtë viteve të fundit. Sipas tij, ndikim kanë pasur indeksimi i pagave nga inflacioni dhe eksperienca, zhvlerësimi i euros pas vitit 2023, rritja e pagës minimale dhe mungesa e fuqisë punëtore.

“Rritja e pagës minimale me 15% dhe më pas me 25% ka shtuar ndjeshëm kostot menaxheriale, sidomos për ndërmarrjet me shumë të punësuar si manifaktura dhe prodhimi”, shprehet Zekja. Ai vlerëson se në total kostot e punës janë rritur rreth 40% në gjashtë vitet e fundit, duke bërë që një pjesë e bizneseve prodhuese të humbasin konkurrueshmërinë në tregjet rajonale.

Sipas tij, kjo situatë po kufizon investimet në inovacion dhe zgjerim, ndërsa shumë kompani po përballen me vështirësi për të gjetur tregje të reja dhe për të ruajtur ritmin e eksporteve.

Një panoramë edhe më të detajuar jep Erald Pashaj, drejtor ekzekutiv i EPPC Shqipëri – Kosovë, i cili thotë se rritja e kostove të punës nisi të ndihej menjëherë pas pandemisë.

Sipas tij, viti 2022 shënoi një rritje mesatare pagash prej 11%, ndërsa në vitin 2023 rritja arriti në 14%, niveli më i lartë i viteve të fundit. Në total, nga 2022 deri në 2025, pagat janë rritur rreth 45%, ndërsa për vitin 2026 ai parashikon edhe një tjetër rritje prej rreth 6%.

“Kjo do të thotë se një pagë që në vitin 2021 kishte një kosto prej 50 mijë lekë, sot ka arritur në rreth 72.500 lekë. Ndërsa një pagë 100 mijë lekë i kushton biznesit rreth 145 mijë lekë”, argumenton Pashaj.

Ai thekson se rritja e kostove për bizneset është reflektuar edhe në çmime më të larta për konsumatorët. Sipas tij, në disa produkte çmimet janë rritur edhe më shumë sesa pagat, çka ka zbehur efektin real të rritjes së të ardhurave për qytetarët.

Në të njëjtën linjë është edhe Edison Hoxha, drejtues i Qendra për të Drejtat në Punë, i cili shprehet për ekofin.al se tregu i punës po përballet me një presion të dyfishtë: nga njëra anë rriten kostot për bizneset, ndërsa nga ana tjetër punonjësit vijojnë të kërkojnë paga më të larta për të përballuar rritjen e çmimeve.

Sipas Hoxhës, mungesa e fuqisë punëtore dhe emigracioni kanë krijuar një konkurrencë të fortë mes kompanive për të mbajtur stafet, veçanërisht në sektorë si turizmi, ndërtimi dhe shërbimet.

“Bizneset janë detyruar të rrisin pagat dhe përfitimet për punonjësit, por Shqipëria mbetet ende prapa rajonit sa i përket trajtimit të punëmarrësve dhe nivelit të pagave”, vlerëson ai.

Hoxha nënvizon se sfida kryesore mbetet produktiviteti i ulët i ekonomisë shqiptare. Sipas tij, pa investime në teknologji, trajnim profesional dhe përmirësim të kushteve të punës, rritja e kostove nuk do të shoqërohet domosdoshmërisht me rritje reale të mirëqenies.

Në këtë realitet të ri ekonomik, pritet që INSTAT të publikojë të dhënat më të fundit për kostot e punës, statistika që dalin vetëm një herë në katër vite. Por ndërkohë që tregu pret shifrat zyrtare, ekonomia shqiptare ka ndryshuar ndjeshëm krahasuar me periudhën e fundit të matjes. Pandemia, inflacioni global, emigracioni, zhvlerësimi i euros dhe mungesa e fuqisë punëtore kanë transformuar tregun e punës dhe mënyrën se si bizneset përballojnë kostot. /ekofin.al

Artikull i Ekofin.al
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ekofin.al”, shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Ekofin Media
Ekofin Media
biznes pagat presion punonjes rriten
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Rriten procedimet penale për moslëshim kuponi dhe fshehje të ardhurash në 2025

06:08 - Qershor 9, 2026

Të ardhurat e tregut postar arritën në rreth 42 milionë euro në 2025

06:01 - Qershor 9, 2026

Gara për anëtarin e nëntë të Këshillit Mbikëqyrës të BSH, kandidatët që kanë shprehur interes

17:31 - Qershor 8, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Rriten procedimet penale për moslëshim kuponi dhe fshehje të ardhurash në 2025

gazetar_206:08 - Qershor 9, 20260

Të dhënat e Prokurorisë së Përgjithshme në raportin e vitit 2025 flasin për një rritje…

Të ardhurat e tregut postar arritën në rreth 42 milionë euro në 2025

06:01 - Qershor 9, 2026

Ekspertët: Kostot e punës u rritën me 45% në 5 vite, bizneset nuk gjejnë punonjës

06:00 - Qershor 9, 2026

Gara për anëtarin e nëntë të Këshillit Mbikëqyrës të BSH, kandidatët që kanë shprehur interes

17:31 - Qershor 8, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

06:08 - Qershor 9, 2026

Rriten procedimet penale për moslëshim kuponi dhe fshehje të ardhurash në 2025

06:01 - Qershor 9, 2026

Të ardhurat e tregut postar arritën në rreth 42 milionë euro në 2025

06:00 - Qershor 9, 2026

Ekspertët: Kostot e punës u rritën me 45% në 5 vite, bizneset nuk gjejnë punonjës

Rriten procedimet penale për moslëshim kuponi dhe fshehje të ardhurash në 2025

06:08 - Qershor 9, 2026

Të ardhurat e tregut postar arritën në rreth 42 milionë euro në 2025

06:01 - Qershor 9, 2026

Ekspertët: Kostot e punës u rritën me 45% në 5 vite, bizneset nuk gjejnë punonjës

06:00 - Qershor 9, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter