Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Kostot e ndërtimit vijojnë të shtrenjtohen, ndikuar nga pagat dhe shpenzimet operative

11:20 - Qershor 4, 2026

“Centaurea”, projekti me emër luleje me 15 kulla që po betonizon kodrat me ullishte të Farkës

09:31 - Qershor 4, 2026

Shpopullimi i Veriut, raporti i KLSH: Mungon modeli ekonomik që krijon mundësi reale jashtë Tiranës

06:04 - Qershor 4, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Portal unik për punësimin në sektorin publik, aktualisht 1500 vende nga 80 institucione

13:21 - Prill 7, 2026 Ekonomi
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë këtë të martë, më 7 prill, në aktivitetin për prezantimin e vendeve të lira të punës në sektorin publik.

Sipas tij, çdo i ri, i sapodiplomuar apo profesionist që kërkon një mundësi të re, tashmë e ka më të lehtë të informohet dhe të aplikojë për t’u punësuar në çdo institucion publik, përmes portalit Kombëtar të Punësimit dhe Aftësive.

“Më vjen mirë që ne hapim një dritare të re për të gjithë ata që kanë dëshirë të kontribuojnë në sektorin publik”, tha Rama.

Sipas kryeministrit, platforma për punësimin në sektorin publik do të sjellë“më shumë transparencë për të rekrutuar më të mirët dhe përfshin të gjithë sistemin”.

Kryeministri Rama theksoi gjatë fjalës së tij se procesi i rekrutimit të të rinjve në administratë ka ndihmuar edhe në procesin e negociatave. Ai pranoi se në fillim kishte patur frikë për perceptimin që administrata shqiptare do krijonte në Bruksel, por sipas tij ai është suprizuar nga prezantimi dinjitoz.

“E kam shprehur shumë herë, dakord do arrijmë t’i hapim negociatat por pastaj si do ia bëjmë?! Do e kemi të vështirë dhe o zot na ruaj se çfarë perceptimi do japim tek ata në Bruksel për administratën që kemi dhe ka ndodhur për suprizën e shumëkujt, edhe timen, krejt e kundërta. Qindra punonjës e kanë  përfaqësuar shtetin shqiptar me shumë dinjitet dhe kanë fituar besimin e palës tjetër, që është stërvitur me dekada për t’ja nxirë jetën atyre vendeve që janë ulur në atë tryezë për t’u anëtarësuar në BE.

Kur ajo palë arrin të shprehë ato vlerësime atëhere vërtet ne kemi arsye të jemi shumë besimplotë që kemi mundësi të ndërtojmë në Shqipëri një administratë dinjitozë dhe të standardeve europiane.”, tha Rama duke shtuar se është pikërisht falë kësaj administrate gjithçka është arritur deri më tani.

Gjatë këtij aktiviteti, ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin Adea Pirdeni tha se synimi i krijimit të këtij mekanizmi është “të sigurojmë kapacitet njerëzore për të përballuar sfidat kryesore”, mes të cilave ajo theksoi procesin e integrimit në BE.

Pirdeni tha se iniciativa që po prezantohet sot vjen në vazhdën për të forcuar administratën. Sipas saj, ka 20-21 kandidatë për çdo pozicion pune në administratë dhe një moshë mesatare 40 vjeç, më e reja në rajon.

Po ashtu, Pirdeni tha se platforma e re “krijon shumë më tepër mundësi të planifikojmë strategjikisht të gjitha burimet tona njerëzore”, ndërsa bëri me dije se së shpejti do nisë një tur për punësimin edhe nëpër universitete. Ajo tha: “Do vijmë  ne te studentët!”

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit Delina Ibrahimaj, gjatë aktivitetit për prezantimin e vendeve të lira të punës në sektorin publik sot në 7 prill, bëri dhe një përmbledhje për faktin sesi ka performuar ekonomia gjatë vitit 2025.

Ibrahimaj u shpreh se papunësia është vetëm 8.3 përqind. Ajo shtoi se paga mesatare në rang kombëatar është 87 mijë lekë. Ibrahimaj vlerësoi se pagat rriten vit pas viti.

Ministrja u shpreh se janë publikuar 1500 vende të lira pune në portalin puna.gov.al, ku institucionet publike janë detyruar të paraqesin të dhënat e tyre.

Delina Ibrahimaj: Më 2025, PPB arriti në 27 miliardë lekë, ndërsa të ardhurat për frymë arritën më mbi 11 mijë euro. Papunësia sot është 8.3 përqind dhe punësimi është gati 70 përqind. Pagat janë rritur vit pas viti dhe paga mesatare ka arritur në gati 87 mijë lekë. Të ardhurat e disponueshme të familjeve shqiptare janë rritur në përgjithsësi.

Remitancat janë rritur, që janë bazë për familjet shqiptare. Tregu i punës ka një performancë më pozitive sot. Portali puna.gov.al është hapur tashmë prej 3 muajsh. 80 institucione kanë publikuar të dhënat e tyre në këtë portal. Janë mbi 1500 vende pune të lira, që janë publikuar në këtë portal.

Ekofin Media
Ekofin Media
delina ibrahimaj Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit pagat papunësia
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Kostot e ndërtimit vijojnë të shtrenjtohen, ndikuar nga pagat dhe shpenzimet operative

11:20 - Qershor 4, 2026

“Centaurea”, projekti me emër luleje me 15 kulla që po betonizon kodrat me ullishte të Farkës

09:31 - Qershor 4, 2026

Shpopullimi i Veriut, raporti i KLSH: Mungon modeli ekonomik që krijon mundësi reale jashtë Tiranës

06:04 - Qershor 4, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Kostot e ndërtimit vijojnë të shtrenjtohen, ndikuar nga pagat dhe shpenzimet operative

gazetar_111:20 - Qershor 4, 20260

Kostoja e ndërtimit të banesave në Shqipëri ka vijuar të rritet edhe në fillim të…

“Centaurea”, projekti me emër luleje me 15 kulla që po betonizon kodrat me ullishte të Farkës

09:31 - Qershor 4, 2026

Shpopullimi i Veriut, raporti i KLSH: Mungon modeli ekonomik që krijon mundësi reale jashtë Tiranës

06:04 - Qershor 4, 2026

Raporti i BTI, 80% e regjistrimeve të pronave vlerësohen të pasakta

06:01 - Qershor 4, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

11:20 - Qershor 4, 2026

Kostot e ndërtimit vijojnë të shtrenjtohen, ndikuar nga pagat dhe shpenzimet operative

09:31 - Qershor 4, 2026

“Centaurea”, projekti me emër luleje me 15 kulla që po betonizon kodrat me ullishte të Farkës

06:04 - Qershor 4, 2026

Shpopullimi i Veriut, raporti i KLSH: Mungon modeli ekonomik që krijon mundësi reale jashtë Tiranës

Kostot e ndërtimit vijojnë të shtrenjtohen, ndikuar nga pagat dhe shpenzimet operative

11:20 - Qershor 4, 2026

“Centaurea”, projekti me emër luleje me 15 kulla që po betonizon kodrat me ullishte të Farkës

09:31 - Qershor 4, 2026

Shpopullimi i Veriut, raporti i KLSH: Mungon modeli ekonomik që krijon mundësi reale jashtë Tiranës

06:04 - Qershor 4, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter