Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Demo: 65 milionë euro për investime në bashki, 30 milionë për emergjencat dhe transportin urban

15:21 - Korrik 6, 2026

Kredi me interes zero për punonjësit e shtetit, qeveria ndan 300 kuota për vitin 2026

14:40 - Korrik 6, 2026

Projektligji i ri: Konsulentët, avokatët dhe bizneset do të raportojnë skemat tatimore ndërkufitare

13:27 - Korrik 6, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Qeveria planifikon 7.38 miliardë euro shpenzime deri në 2029 për zbatimin e strategjive kryesore

09:18 - Mars 23, 2026 Aktualitet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Dokumenti i Politikave Prioritare për periudhën 2027–2029, duke parashikuar një financim total prej rreth 723 miliardë lekësh, ose afro 7.38 miliardë euro, për zbatimin e strategjive kryesore të zhvillimit në tri vitet e ardhshme.

Vendimi përcakton drejtimet kryesore të politikave publike dhe shërben si bazë për buxhetimin afatmesëm, duke orientuar fondet drejt reformave strukturore dhe procesit të integrimit evropian.

Dokumenti përfshin një gamë të gjerë strategjish sektoriale dhe ndërsektoriale, ndërsa financimi i tyre do të realizohet kryesisht brenda tavaneve ekzistuese fiskale, me hapësirë të kufizuar për projekte të reja.

 5 strategjitë me financimin më të lartë

Të dhënat tregojnë një përqendrim të qartë të fondeve në disa sektorë kyç, me dominim të energjisë dhe shërbimeve publike:

Energjia renditet si sektori më i financuar, me rreth 145.8 miliardë lekë për periudhën 2027–2029, duke reflektuar rëndësinë strategjike të sigurisë energjetike dhe tranzicionit drejt burimeve të qëndrueshme.

Në vend të dytë vjen shëndetësia, me afro 134.8 miliardë lekë, që synojnë përmirësimin e infrastrukturës dhe cilësisë së shërbimeve shëndetësore.

Pas saj renditet mbrojtja sociale, me rreth 122.3 miliardë lekë, e fokusuar në mbështetjen e grupeve vulnerabël dhe reduktimin e pabarazive.

Në listën e prioriteteve të financimit të lartë përfshihet edhe menaxhimi i riskut nga fatkeqësitë, me rreth 69.8 miliardë lekë, një tregues i rritjes së vëmendjes ndaj emergjencave dhe ndryshimeve klimatike.

Pesëshja mbyllet me Strategjinë e Specializimit Inteligjent, me një fond rreth 62.1 miliardë lekë.

Në tërësi, shpërndarja e fondeve tregon një orientim të fortë drejt sektorëve me ndikim të drejtpërdrejtë në mirëqenien e qytetarëve dhe stabilitetin ekonomik, ndërsa mbetet për t’u parë se sa efektivisht këto burime do të përkthehen në rezultate konkrete në terren. /ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
dokumeti energjia ndryshimet klimatike politikat prioritare shëndetësia strategjite
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Demo: 65 milionë euro për investime në bashki, 30 milionë për emergjencat dhe transportin urban

15:21 - Korrik 6, 2026

Kredi me interes zero për punonjësit e shtetit, qeveria ndan 300 kuota për vitin 2026

14:40 - Korrik 6, 2026

Projektligji i ri: Konsulentët, avokatët dhe bizneset do të raportojnë skemat tatimore ndërkufitare

13:27 - Korrik 6, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Demo: 65 milionë euro për investime në bashki, 30 milionë për emergjencat dhe transportin urban

gazetar_115:21 - Korrik 6, 20260

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, deklaroi sot se qeveria po zbaton një…

Kredi me interes zero për punonjësit e shtetit, qeveria ndan 300 kuota për vitin 2026

14:40 - Korrik 6, 2026

Projektligji i ri: Konsulentët, avokatët dhe bizneset do të raportojnë skemat tatimore ndërkufitare

13:27 - Korrik 6, 2026

Ibrahimaj: Shqipëria po përgatit biznesin për Tregun Unik Europian

13:05 - Korrik 6, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

15:21 - Korrik 6, 2026

Demo: 65 milionë euro për investime në bashki, 30 milionë për emergjencat dhe transportin urban

14:40 - Korrik 6, 2026

Kredi me interes zero për punonjësit e shtetit, qeveria ndan 300 kuota për vitin 2026

13:27 - Korrik 6, 2026

Projektligji i ri: Konsulentët, avokatët dhe bizneset do të raportojnë skemat tatimore ndërkufitare

Demo: 65 milionë euro për investime në bashki, 30 milionë për emergjencat dhe transportin urban

15:21 - Korrik 6, 2026

Kredi me interes zero për punonjësit e shtetit, qeveria ndan 300 kuota për vitin 2026

14:40 - Korrik 6, 2026

Projektligji i ri: Konsulentët, avokatët dhe bizneset do të raportojnë skemat tatimore ndërkufitare

13:27 - Korrik 6, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter