Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

“Centaurea”, projekti me emër luleje me 15 kulla që po betonizon kodrat me ullishte të Farkës

09:31 - Qershor 4, 2026

Shpopullimi i Veriut, raporti i KLSH: Mungon modeli ekonomik që krijon mundësi reale jashtë Tiranës

06:04 - Qershor 4, 2026

Raporti i BTI, 80% e regjistrimeve të pronave vlerësohen të pasakta

06:01 - Qershor 4, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Ibrahimaj: Marzh i kontrolluar fitimi mbi karburantet

15:15 - Mars 18, 2026 Ekonomi
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj u shpreh sot se tregu i çmimeve të hidrokarbureve dhe ushqimeve në vend është në monitorim ditor prej një grupi ekspertësh të ngritur nga tri ministri.

Në një takim me furnizuesit e naftës, ku të pranishëm ishin edhe Kryeministri Edi Rama, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi dhe ministri i Financave, Petrit Malaj, Ibrahimaj tha se shqetësimi kryesor ishte disponueshmëria e rezervës së detyrueshme.

“Nga eksperienca e krizave të mëparshme, meraku i parë që patëm ishte që, me bllokimin e Kanalit të Hormuzit, do të kishte një ndërprerje të zinxhirit të furnizimit. Por, nga bisedat që kemi pasur me të gjithë tregtarët dhe nga kontrollet që administrata shtetërore ka bërë në rezervat e tyre, rezulton që rezervat ligjore janë të respektuara. Jo vetëm ato të detyrueshme, por edhe kanalet e furnizimit garantojnë mosndërprerje, pasi tregtarët kanë kontrata afatgjata që nuk lidhen me Kanalin e Hormuzit”, tha Ibrahimaj.

Ministrja Ibrahimaj shtoi se shqetësimi i dytë lidhet me çmimet duke theksuar se po analizohet situata e çmimeve në tërësi me qëllim garantimin që nuk do të ketë abuzime, si në tregun e karburanteve ashtu edhe në atë të ushqimeve.

“Bursat ndërkombëtare, që nga muaji shkurt, kanë pasur luhatje të jashtëzakonshme. Në shkurt, mesatarja e çmimit të bursës së karburanteve ishte rreth 700 dollarë, ndërsa ditët e fundit ka arritur deri në 1200 dollarë, një luhatje rreth 40%. Çmimet në Tiranë dhe në Shqipëri nuk kanë pasur një rritje më të madhe se 10–15%”, vijoi Ibrahimaj duke u ndalur te eksperiencat e krizave të mëparshme lidhur me çmimet që çuan në krijimin e Bordit të Transparencës.

“Gjykojmë që nuk jemi ende në kushtet për ta ngritur atë bord, ndonëse hapësira ligjore ekziston. Nëse do të shohim luhatje dhe abuzime në marzhet e fitimit, do të ndërhyjmë, pasi qëllimi ynë është mbrojtja e konsumatorit. Nga dita në ditë kemi ngritur një ekip ndërmjet tri ministrive, ku monitorojmë çmimin e zhdoganimit, i cili përbëhet nga çmimi i bursës, taksat dhe TVSH-ja, si dhe çmimin në tregun e pakicës”, theksoi ajo.

“Ky çmim ka qenë mesatarisht rreth 8.5%, një marzh i kontrolluar dhe më i ulët se marzhi normal i operimit që aplikojnë kompanitë. Kemi arritur të mbajmë një marzh të kontrolluar, në mënyrë që rritja e çmimeve të mos reflektohet në rritje të fitimeve të kompanive. Po monitorojmë çdo ditë edhe furnizimin me ushqime dhe çmimet e produkteve kryesore të shportës. Kemi identifikuar rreth 70% të produkteve që po monitorohen dhe nuk ka pasur luhatje të shkaktuara nga sjellje abuzive”, tha Ibrahimaj.

Ibrahimaj shtoi se propozimet e shoqatave të hidrokarbureve lidhur me situatën ka qenë ndryshimi i strukturës së taksave.

“Propozimet e shoqatave kanë qenë të lidhura me taksën e qarkullimit, e cila në modelin shqiptar aplikohet për litër. Arsyeja pse kjo taksë aplikohet për litër është parimi që kush konsumon më shumë, paguan më shumë. Vendet e tjera të rajonit kanë ndërmarrë masa të ndryshme, si kufizimi i eksporteve të karburanteve apo reduktime të taksave”, pohoi Ibrahimaj.

Ministrja Ibrahimaj nënvizoi se “me normën aktuale të rritjes së çmimeve, nuk jemi në situatën për të ndërhyrë në nivelin e taksimit”.

“Një tjetër element është ndikimi që këto çmime kanë në kursin e këmbimit, i cili ka qenë i stabilizuar si për euron ashtu edhe për dollarin. Ajo që dua të garantoj është se jemi në monitorim të përditshëm dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë në mënyrë transparente dhe në komunikim me publikun”, përfundoi Ibrahimaj.

Ekofin Media
Ekofin Media
delina ibrahimaj fitimi kontrolluar Marzh Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

“Centaurea”, projekti me emër luleje me 15 kulla që po betonizon kodrat me ullishte të Farkës

09:31 - Qershor 4, 2026

Shpopullimi i Veriut, raporti i KLSH: Mungon modeli ekonomik që krijon mundësi reale jashtë Tiranës

06:04 - Qershor 4, 2026

Raporti i BTI, 80% e regjistrimeve të pronave vlerësohen të pasakta

06:01 - Qershor 4, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

“Centaurea”, projekti me emër luleje me 15 kulla që po betonizon kodrat me ullishte të Farkës

gazetar_109:31 - Qershor 4, 20260

Një projekt masiv betoni do të ngrihet në kodrat me ullishte dhe pyje në Farkë,…

Shpopullimi i Veriut, raporti i KLSH: Mungon modeli ekonomik që krijon mundësi reale jashtë Tiranës

06:04 - Qershor 4, 2026

Raporti i BTI, 80% e regjistrimeve të pronave vlerësohen të pasakta

06:01 - Qershor 4, 2026

“Spiunët” brenda institucioneve nuk po funksionojnë, vetëm 2 raste sinjalizimi në ILDKPKI në 2025

05:58 - Qershor 4, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

09:31 - Qershor 4, 2026

“Centaurea”, projekti me emër luleje me 15 kulla që po betonizon kodrat me ullishte të Farkës

06:04 - Qershor 4, 2026

Shpopullimi i Veriut, raporti i KLSH: Mungon modeli ekonomik që krijon mundësi reale jashtë Tiranës

06:01 - Qershor 4, 2026

Raporti i BTI, 80% e regjistrimeve të pronave vlerësohen të pasakta

“Centaurea”, projekti me emër luleje me 15 kulla që po betonizon kodrat me ullishte të Farkës

09:31 - Qershor 4, 2026

Shpopullimi i Veriut, raporti i KLSH: Mungon modeli ekonomik që krijon mundësi reale jashtë Tiranës

06:04 - Qershor 4, 2026

Raporti i BTI, 80% e regjistrimeve të pronave vlerësohen të pasakta

06:01 - Qershor 4, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter